Rajon
Agravon sherri/ Bullgari godet me tub metalik 50-vjeçarin shqiptar
Një shqiptar ka përfunduar në spital pas një ngjarjeje të rëndë të regjistruar në Selanik, pasi dyshohet se ngacmoi seksualisht partneren e një 29-vjeçari.
Mediat greke bëjnë me dije se incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës, në zonën Harilaou, kur një çift kishte shkuar për vizitë në banesën e 50-vjeçarit me origjinë shqiptare.
Sipas raportimeve të mediave fqinje, situata doli jashtë kontrollit në momentin kur gruaja 33-vjeçare u ngrit për të shkuar në banjo.
Aty, 50-vjeçari dyshohet se e ndoqi dhe e ngacmoi seksualisht. Në dëshminë e saj para autoriteteve, gruaja ka deklaruar se shqiptari i grisi bluzën dhe e preku me forcë në gjoks, ndërsa ajo nisi të bërtiste për ndihmë.
Britmat janë dëgjuar nga partneri i saj 29-vjeçar, me origjinë bullgare, i cili ka ndërhyrë menjëherë.
Mediat greke raportojnë se i riu mori një tub metalik dhe e goditi 50-vjeçarin në kokë dhe trup, duke e lënë të plagosur.
Pas incidentit, 50-vjeçari u dërgua në spital , ku po trajtohet nën mbikëqyrje, ndërsa 29-vjeçari u arrestua gjithashtu.