Kronike
Aksident në Rrugën e Kombit, makina bëhet ‘copash’
Një aksident rrugor është regjistruar sot në 19 korrik në segmentin e Rrugës së Kombit, në afërsi të Rubikut.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident është përfshirë një makinë, ndërsa është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për nxjerrjen e dy personave që ndodheshin brenda mjetit.
Të lënduarit kanë pësuar dëmtime, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, raporton gazetari i Klan News Martin Marku .
Pas marrjes së ndihmës së parë në vendngjarje, ata janë transportuar për kontroll dhe trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Policia dhe grupet hetimore kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.