Aktualitet
Aksident në Tiranë–Elbasan? Bllokohet hyrja e tunelit, ende pa informacion për të lënduar
Hyrja e tunelit në aksin rrugor Tiranë–Elbasan është bllokuar pasditen e kësaj të diele, duke shkaktuar shqetësim për qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.
Dyshimet paraprake janë se bllokimi ka ardhur si pasojë e një aksidenti rrugor, por ende nuk ka informacion të plotë mbi rrethanat e ngjarjes.
Deri më tani, nuk dihet sa automjete janë përfshirë në aksident dhe nëse ka persona të lënduar.
Pritet që në vijim të dalin detaje të tjera lidhur me ngjarjen, ndërsa mbetet për t’u sqaruar edhe se kur do të normalizohet qarkullimi në këtë aks rrugor.