Connect with us

Kronike

Aksident tragjik/ 65-vjeçari humb jetën pas përplasjes me makinë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Seman, në vendin e njohur si Ferma Çlirim.

Sipas informacioneve paraprake, një biçikletë është përplasur me një automjet tip ‘Benz’ duke shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit të saj. Për shkak të dëmtimeve të marra, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje 65 vjeçari.

Automjeti tip ‘Benz’ nga devijimi për të mbrojtur çiklistin ka devijuar duke rënë në kanalin anësor të rrugës.

Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti tragjik.

Advertisement