Connect with us

Kronike

Aksident tragjik në Greqi/ Makina përplaset me kamionin, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria

Një aksident i rëndë rrugor me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Greqi, ku kanë humbur jetën dy shtetas shqiptarë.

Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi rreth orës 07:30 në aksin rrugor Amfipoli–Drama, pranë zonës së Paleokomit, në rajonin e Serres.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se, për shkaqe që ende nuk janë zbardhur, automjeti me të cilin udhëtonin viktimat është përplasur me një kamion.

Në aksident mbeti i lënduar edhe drejtuesi 57-vjeçar i kamionit, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës. Deri më tani nuk dihet shkalla e plagëve që ai ka pësuar.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.

Advertisement