Thinking ...
Connect with us

Kronike

Aksident tragjik në Itali, furgoni përplas për vdekje të riun shqiptar

Një shqiptar humbi jetën, në një aksident tragjik një ditë më parë në Itali.

21-vjeçari u përplas nga një furgon që drejtohet nga një 41-vjeçar në zonën e komunës Terracina, në provincën Latina.

Sipas dëshmisë, fillimisht shoferi kuptoi se përplasi diçka. Pasi ndaloi, ai kërkoi rreth vendngjarjes dhe mes bimëve dhe shkurreve gjeti trupin e pajetë të viktimës, që u identifikua më pas.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Shoferi u ndalua dhe është vënë nën hetim, ndërkohë që sipas policisë, ai rezultoi negativ në testin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Advertisement