Connect with us

Kronike

AKSIDENT NE DURRES, 3 VIKTIMA E 2 TE PLAGOSUR

Aksident tragjik në Durrës/ Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me bordurën, ndërrojnë jetë tre të rinjtë! Mes tyre edhe një 15-vjeçar

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur orët e para të mëngjesit në Manëz të Durrësit, ku një automjet është përplasur me një bordurë betoni, duke shkaktuar një bilanc tragjik prej tre viktimash dhe dy personash të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:22, në një rrugë dytësore të zonës. Sipas të dhënave paraprake të policisë, automjeti drejtohej nga një 25-vjeçar, i cili, për arsye që ende nuk janë bërë të qarta, ka humbur kontrollin mbi mjetin.

Pas daljes nga kontrolli, automjeti është përplasur me forcë me një bordurë betoni. Goditja ka qenë tepër e rëndë dhe ka shkaktuar pasoja fatale për tre prej personave që ndodheshin në automjet.

Viktima kanë mbetur drejtuesi i automjetit Kleo Vrioni 25-vjeç, dy pasagjerët Sara Brugentelli, 26-vjeçe dhe Alvi Muhaxhiri 15-vjeç.
Ndërkohë të plagosur kanë mbetur Rejsi Vrijoni 26-vjeçar dhe një 16-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake, 16-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa mjekët po vijojnë të kujdesen për të.

Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit. Hetuesit po shqyrtojnë të gjitha rrethanat e aksidentit, përfshirë mënyrën e lëvizjes së automjetit dhe kushtet në të cilat ka ndodhur përplasja.

Ekspertiza në vendngjarje dhe veprimet e tjera hetimore pritet të ndihmojnë në përcaktimin e dinamikës së plotë të aksidentit dhe të shkaqeve që sollën këtë tragjedi.

Ngjarja e rëndë rikthen edhe një herë në vëmendje pasojat tragjike që mund të sjellin aksidentet rrugore, veçanërisht në orët e natës, kur kushtet e lëvizjes mund të jenë më të vështira dhe rreziku për humbjen e kontrollit të automjetit mund të rritet.

Advertisement