Connect with us

Kronike

Aksidenti i frikshëm me 1 të vdekur, Gjykata e Shkodrës lë në burg shoferin

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Adnan Galica, i dyshuar si shkaktar i aksidentit tragjik të ndodhur pak ditë më parë në Shkodër, ku humbi jetën 62-vjeçari Shkëlqim Krasniqi dhe mbetën të lënduar një baba së bashku me dy fëmijët e tij të vegjël.

Gjatë seancës gjyqësore, avokati mbrojtës Arbër Raja kërkoi një masë më të butë sigurie, duke argumentuar se klienti i tij vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është i pajisur me kartelë mjekësore për skizofreni dhe epilepsi.

Sipas avokatit, këto kushte kërkojnë trajtim të specializuar dhe monitorim të vazhdueshëm në institucion shëndetësor, jo mbajtje në paraburgim

Adnan Galica, sot 36 vjeç, pësoi një tjetër aksident kur ishte 18 vjeç pro asokohe si pasagjer duke qëndruar një muaj e gjysëm në koma. Ai aksident i la pasojat e sipërmendura në shëndetin e tij që e kanë shoqëruar në 18 vitet e fundit.

 

 

Në këtë mënyrë, pala mbrojtëse kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” si masa më e përshtatshme si edhe ndjekjen e procedurave të mjekimit deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe gjendjes shëndetësore duke përfshirë këtu edhe analizimin e gjendjes psikiatrike nga ana e Institutit të Mjeksisë Ligjore për të përcaktuar përgjegjësinë e personit në momentin e ngjarjes.

Advertisement