Connect with us

Aktualitet

AKSIDENTI I TMERRSHEM, DURRESI NE DITE ZIE

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ka reaguar për aksidentin tragjik të ndodhur ditën e sotme në zonën e ish-Kënetës, që u mori jetën dy të miturve dhe la të plagosur rëndë një tjetër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sako është shprehur se sot është një ditë zie për të gjithë Durrësin.

Teksa u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave, Sako tha se ku aksident i rëndë duhet të shërbejë si reflektim për institucionet, por edhe shoqërinë.

Reagimi i Sakos:

Humbja e jetës së dy engjëjve sot është kthyer në ditë zie për gjithë Durrësin. Si nënë, ndaj dhimbjen e jashtëzakonshme me familjarët e fëmijëve dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Lutemi së bashku për djalin që ndodhet në Spitalin e Traumës, që të kalojë këtë moment të vështirë dhe të rikthehet sa më shpejt pranë familjes së tij.

Ky aksident i rëndë duhet të shërbejë si thirrje për reflektim të thellë, jo vetëm për institucionet, por për të gjithë ne si individë, prindër, qytetarë dhe shoqëri.

Qofshin të parajsës.

Aksidenti tragjik në Durrës, Peleshi: Humbja e fëmijëve ka lënë plagë të thellë në zemrat tona

1776157483_nikopeleshi.jpg

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar për aksidentin tragjik të ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku mbetën të vdekur 2 të mitur dhe një tjetër u plagos rëndë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi ngushëlloi familjarët e viktimave dhe tha se humbja e jetëve të fëmijëve ka lënë plagë të thellë në zemrat e të gjithëve.

Reagimi i Peleshit:

Humbja tragjike e dy fëmijëve të pafajshëm ka lënë sot një plagë të thellë në zemrat e të gjithëve.

Ndërkohë që një tjetër jetë e vogël po lufton fort për jetën, shpresa dhe lutjet tona janë me të.

Në këto çaste të rënda, qëndrojmë pranë familjeve me mendje dhe zemër. U prehshin në paqe të vegjlit dhe u bëftë mrekulli për jetën që vazhdon të luftojë.

Advertisement