Kronike
Aksidenti me 4 të plagosur, shoferët njëri një 20 vjeçar, tjetri 17 vjeçar
Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesnatës në aksin Gjirokastër-Lazarat, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15. Në përplasjen mes dy automjeteve, njëri prej të cilëve drejtohej nga një 20-vjeçar, ndërsa tjetri nga një 17-vjeçar, janë dëmtuar katër persona.
Mes të dëmtuarve janë dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë. Ata janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe, sipas informacionit paraprak të Policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.