Connect with us

Kronike

Aksidenti me X6 te Liqeni, arrestohet Emiliano Nina, kushuriri i Ervis Martinajt

Shkaktari i aksidentit spektakolar të diga e Liqenit të Tiranës, Emiliano Nina është arrestuar mbrëmjen e sotme. Mësohet se Nina ishte në timonin e makinës tip BMW X6, e cila nga shpejtësia e madhe doli nga rruga dhe u përplas në digën e liqenit në orën 5 të mëngjesit. Aksidenti i frikshëm ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 22 gusht, ku automjeti me shpejtësi skëterre doli nga rruga e “Kosovarëve” dhe përfundoi në digën e liqenit.

Po kush është Emiljano Nina? Emiljano Nina nuk është emër i panjohur për policinë. Ai është përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe është kushëri i Ervis Martinaj. Ai njihet edhe me emrin Emiljano Tasho dhe mësohet se është shoqëruar edhe më herët nga uniformat blu. Në vitin 2015, ai u shpall në kërkim nga policia për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në Tiranë. Bëhet fjalë për vrasjen e 30-vjeçarit Enton Nikaj që ndodhi në nëntor në parkingun e një restoranti në Linzë, ku mbeti i plagosur edhe pronari i biznesit. Nina, në atë kohë 20 vjeç, u shpall në kërkim si person i dyshuar për përfshirje në vrasje. Pasi u shoqërua nga policia për këtë ngjarje, u la i lirë sepse u provua se nuk rezultonte të kishte gisht në krim.

Advertisement