Connect with us

Aktualitet

Aksidenti-Rrefimi: Kërkuam mbikalim, përfaqësuesi i ministrisë gënjeu

Ditën e djeshme në Astir ndodhi një aksident, pamjet e të cilit i kanë tronditur të gjithë. Një këmbësor tenton të kalojë rrugën në një pjesë rreptësisht të palejuar dhe më pas përplaset dhunshme nga një makinë, duke humbur jetën në vend.

Viktima nuk është identifikuar ende, teksa shoferi 30-vjeçar i makinës është arrestuar. Të gjithë ne ndoshta do t’i binim shkurt për të gjetur fajtorin duke thënë se shoferi ka qenë shpejt, ose këmbësori nuk duhet të kalonte në atë rrugë, pasi është rreptësisht e ndaluar. Por problemi nuk është aspak këtu.

Në atë pjesë të rrugës, ku kalon segmenti i Unazës së Madhe, nuk ka mbikalime dhe qytetarët duhet të rrezikojnë jetën për të kaluar në anën tjetër. Pra, pavarësisht papërgjegjshmërisë së këmbësorit në këtë rast, me siguri ai nuk do të rrezikonte jetën nëse aty pranë do të kishte një mbikalim.

Pas këtij aksidenti, një qytetar i Astirit bën një denoncim, që tregon gjithë papërgjegjshmërinë dhe moskokëçarjen e qeverisë për qytetarët e vet. Ai tregon se banorët kanë bërë disa takime me përfaqësues të ARRSH (Autoriteti Rrugor Shqiptar) për të bërë një mbikalim, por askush nuk ja ka vënë veshin dhe tashmë kjo indiferencë e tyre lahet me gjakun e një njeriu.

“Shikoni sa mbikalime dhe nënkalime ka te Liqeni, ndërsa në Astir nuk ka. Kemi bërë takime me disa përfaqësues të ARRSH për të bërë një mbikalim te Astiri dhe nuk e kanë rr*jt fare. Eltar Deda ka qenë përfaqësues nga ministria.

Na ka thënë se do të flasë me përfaqësuesit. Ne e kemi komunikuar kërkesën tonë kur rruga ishte në ndërtim e sipër. Dolëm edhe në formë proteste që të ndërtohej mbikalimi. E gjithë kjo ka ndodhur në muajt e parë të vitit 2021”, shkruan qytetari.

Aktualitet

Hetimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës, agjentët e BKH-së kontrolle në disa banesa

Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit po kryejnë disa kontrolle nëpër banesa në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK për inceneratorin e Tiranës.

Bëhet me dije se kontrollet po zhvillohen me urdhër të prokurorit Dritan Prençi. Po ashtu, pak ditë më parë SPAK zgjati me 3 muaj hetimet.

lajmi ne perditesim

 

Continue Reading

Aktualitet

Basha të krijojë parti të re/ Mërtiri: Bashkim me Berishën, e pamoralshme

Politologu Ergys Mërtiri thotë se Lulzim Basha duhet të krijojë një forcë të re politike, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që i dha Sali Berishës vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Mërtiri u shpreh se një bashkim i Bashës me Berishën, do të ishte diçka e neveritshme dhe e pamoralshme.

Sipas Mërtirit, kur vendos vija të kuqe, nuk duhet të ketë kthim pas.

“Ky është një moment që ata janë duke reflektuar dhe duke kërkuar besoj unë, rrugën më të mirë. Unë mendoj që rruga më e mirë është që ata të bëjnë një parti të re, çështja ligjore edhe mund të vazhdojë. Të mos presin vendime gjykate që mund të zgjasin me vite, por të bëjë një parti të re dhe secili të ndjekë rrugën e vetë. Kjo ndoshta ka qenë gjëja e duhur që duhet të ishte bërë që në fillim. Kjo nuk ndodhi, për shkak se palët këmbëngulën me kokëfortësi tek vula, selia, materia, kjo ka shkatërruar të dyja palët, ka sjellë një opozitë më të dobët se kurrë. Një luftë që ka sjellë shkatërrimin e opozitës. Sot, kur shoh nga krahu fitues që flasin për bashkim, më duket më e neveritshme se koha kur luftonin me njëri-tjetrin. Kur njerëzve që ke lançuar akuza, sot bëjnë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Secili bën zgjedhjen e vet. Nëse ti e shkel vijën e kuqe, pse vendos vija të kuqe? Kjo treegon që ata janë të papërgjegjshëm politikisht.

Në sytë e publikut kjo është e neveritshme. Nuk e bëjnë për parime, por për interesa të vogla të tyre, interesa korruptive. Një opozitë që e bën këtë, është një opozitë e pabesueshme. Nëse këta puqen, mund ta bëjnë, por do humbin besueshmërinë e publikut. Të ndarë janë më të fituar. 33 vjet kjo politikë është bërë, duhet të marrë fund, është e neveritshme. Nuk mund të ecet gjithmonë kështu. Vjen një moment që nuk të beson më askush. Partia që mori nuk ishte aq gati dhe nuk ishte aq e marrë. Nuk e kishte nën kontroll vetë. Një parti e tillë me kryetar të dubluar, nuk mund të jetë fituese. Publiku nuk mund ta pranojë. Nëse bëhet parti e re, do jetë pa lider të dubluar. Do jetë të paktën e vërtetë. Basha është i dobët, por në plan më afatgjatë, asgjë nuk është e pamundur”, theksoi ai.

Continue Reading

Aktualitet

Karkaleci pushton Dumrenë, insekti dëmton të mbjellat, ankohen fermerët

Qindra hektarë tokë bujqësore në zonën e Dumresë janë pushtuar nga karkaleci i cili ka dëmtuar të mbjellat. Infeksioni më i madh paraqitet në zonën e Belshit, por vatra sporadike ekzistojnë edhe në fshatra të tjerë.

Sipas fermerëve karkaleci ka dëmtuar të gjitha të mbjellat, ndërsa tashmë po dëmton pemëtarinë.

“Nuk kam korr asnjë kostër, spërkatje I kam bërë tre katër herë s’ka bërë efekt, përveç se duhet ta provoj bashkia spërkatje ajrore. Humbja ka qene mbi 300 mije lekë, kjo është e vazhdueshme vjet ai bëri namin”

“Jonxhat njëherë i ka bërë copa, ja dil e shikoi hy te fushat aty i ke direkt. “

“Shumë këtë kohë ka shumë dhe vjet qe shumë por edhe sivjet ka shumë.”

Në një situatë ku fermeri po dëmtohet çdo ditë nga ky insekt, Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve, pasi ka inspektuar situatën në terren thotë se sipërfaqe të tëra në Belsh ndodhen në kushtet e emergjencës.”

Kreu i Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimeve (RVMB)

“Jemi në kushtet e emergjencës për vete faktin se zona e Belshit është një zonë aktive, është ndërhyrja e dytë që bëjmë. Kemi vatra të reja të cilat me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë sot kemi marrë të gjitha masat për të ndërhyrë, në të gjitha parcelat e prekura nga karkaleci Maroken dhe Italian. Është një insekt i cili sjell dëme të konsiderueshme”

Një situatë e tillë në zonën e Drumresë përsëritet prej tre vitesh. Dezinfektimet sporadike të vetë fermerëve rezultojnë të pasukesshme pasi karkaleci lëviz dhe rikthehet./Euronews Albania

Continue Reading

Aktualitet

A do të ulet çmimi i naftës? Koncesioni i markimit i kalon shtetit

Koncesioni i markimit me kosto për qytetarët “1 lek në çdo një litër karburant” nuk do të rinovohet më. Shërbimi, qëllim i së cilit ishte garantimi i cilësisë së karburanteve dhe parandalim i kontrabandës do të menaxhohet nga vetë shteti. Me urdhër të ministrit të Financave është ngritur grupi i punës për të kaluar të gjitha asetet nën administrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

“Qeveria ka paguar 11.7 miliardë lekë detyrime për këtë koncesion. Ky koncesion do të merrte në konsideratë kontrollin e cilësisë hidrokarbure në vend. Kjo sepse bëhej fjalë՞ që produktet e importit përziheshin me ato të vendit dhe cilësia ulej”, tha gazetari i ekonomisë Bardhi Sejdarasi.

Markimi, i cili konsiston në hedhjen e një pigmenti identifikues te karburantit i importuar para se ai të shitej në treg, me synimin e identifikimit se sa prej naftës së tregtuar ishte e përzierë me karburant të pa-zhdoganuar u dha si koncesion në kohën që vendi qeverisej nga Partia Demokratike. Ai hyri në fuqi në korrik të 2013-ës dhe afati 10-vjecar i mbaroi vjet në gusht, por qeveria vendosi ta shtynte me 1 vit.

“Sot ne nuk kemi asnjë rezultat konkret që lidhet me raportet e kontrollit të cilësisë së këtyre produkteve. As kompania e ministria e përkatëse dhe as autoriteti kontraktor që mbikëqyr zbatimin e këtij shërbimi nuk ka asnjë raport që të tregojë se çfarë është bërë në drejtim të garantimit të cilësisë.”

Po si do të përkthehet në xhepat e qytetarëve shqiptarë kalimi i shërbimit të markimit nga privati te shteti?

“Nuk gjykoj që do të mbetet në këto nivele që është. Çështja e tarifave besoj se është një çështje që do të vendoset nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.”

Markimi është shërbimi i tretë, pas Kontrollit Teknik të Automjeteve dhe pullave fiskale që kalon nga koncesionari te shteti./ A 2 CNN

Continue Reading

Aktualitet

Humbi jetën pas një sherri në Kretë, dalin pamjet nga momenti kur 20-vjeçari shqiptar bie në tokë pa ndjenja

Pamje të reja janë publikuar nga momentet e fundit të 20-vjeçarit shqiptarë që humbi jetën në rrethana të paqarta në Greqi. Mediat greke kanë publikuar pamjet kur 20-vjeçari shqiptar është rrëzuar në tokë dhe ka humbur jetën pas sherrit me disa të rinj të tjerë.

Sipas raportimeve Orgito Lloci është konfliktuar fillimisht me dy shtetas grekë, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar në rrethana të paqarta. Pas përfundimit të konfliktit e ndërsa të dyja palët ndodheshin në vendngjarje, Lloci nuk është ndier mirë.

Siç shihet edhe nga pamjet, i riu ecën i shoqëruar nga një burrë dhe më pas rrëzohet në tokë jashtë një dyqani. Burri më pas mundohet ta ndihmojë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë mbledhur edhe persona të tjerë.

Menjëherë është thirrur ndihma e parë, duke e transportuar 20-vjeçarin shqiptar drejt spitalit të Hanias, ku ndërroi jetë. Policia greke ka shoqëruar 5 personat e konfliktuar me 20-vjeçarin shqiptar ndërkohë që ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Sipas  avokatit të dy të rinjve, Ioannis Dermanakis, të rinjtë që u sollën mesditën e së mërkurës në prokurori, nuk e përmendën konkretisht arsyen pse u përfshinë në ngjarjen ku vdiq 20-vjeçari.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING