Connect with us

Kronike

Aksidentoi për vdekje 17 vjeçarit/ Familjarët nuk e pranojnë faljen e shoferit të “Porsche-t”

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 32-vjeçarin Hajri Bajramajn, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë ku humbi jetën 17-vjeçari Leandro Shametaj.
Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Vlorës, ndërsa Bajramaj akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.
Gjatë seancës, i akuzuari ka shprehur pendesë dhe ka kërkuar falje për ngjarjen tragjike

Ndërkohë, jashtë ambienteve të gjykatës ishin të pranishëm edhe familjarët e viktimës 17-vjeçare, të cilët kërkuan drejtësi për humbjen e djalit të tyre. Daja i viktimës tha se kërkon ashpërsim të ligjit, pasi shoferi kreu një vrasje me dashje.

“Jam daja i Leandros. Ne kërkojmë nga drejtësia…vërtetë ai e mori atë që meritonte por kërkojmë që të ashpërsohet ligji. Është vrasje me dashje. Të ecësh në bulevard me 200 km/h, të jesh i papërgjegjshëm, të jesh i dehur…”, tha daja i viktimës.

Advertisement