Connect with us

Politike

Aksioni opozitar/ Këlliçi: Mund të digjet dhe Parlamenti

Vënia e flakës së parlamentit, ngujimi në sallën e Kuvendit, greva e urisë! Këto janë disa nga skenarët që opozita po diskuton. Ajo që është e sigurt deri më tani është opozita do të radikalizojë aksionin e saj. Me aksionin e deri tanishëm, demokrati Belind Këlliçi tha se opozita ka arritur shumë, por nuk do të ndalet.

Nga ana tjetër, i ftuar në Ditarin e Pasdites në A2 CNN me gazetaren Bruna Çifligu, Këlliçi u ndal të fliste edhe për Amnistinë Penale apo edhe Reformën Zgjedhore që sërish janë kthyer në një “mollë sherri”, me nazhorancën, por edhe palën tjetër të Partisë Demokratike.

Këlliçi: Plan për radikalizimin e aksionit opozitar! Mund t’i vihet flaka dhe Parlamentit

Belind Këlliçi në A2 CNN ka deklaruar se opozita ka plan për radikalizimin e aksionit opozitar. Ai ka treguar edhe disa nga skenaret që po diskutohen.

Me bllokim është arritur diçka, nuk ma më qytetar që parlamenti është në një ngërç dhe që sot PS të cakton në opozitë dhe kë ke kryetar të PD. Nëse ne tërhiqemi, ose do thotë se deri tani kemi bërë propagandë, ose nuk do të na lejohet që të bëjmë punën.

Po diskutohet ideja e radikalizimit të aksionit opozitar, po diskutohet ideja e një ngujimi, e një proteste më të fortë. Mund t’i vihet edhe zjarri parlamentit, ka ndodhur kudo në botë, ka forma të ndryshme të mosbindjes civile për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe ndërkombëtarët”, u shpreh Këlliçi.

Debatet për Amnistinë Penale, për Belind Këlliçin nuk janë gjë tjetër veç se një sherr mes qeverisë dhe një pakice që ka në fokus vetëm pazaret me Edi Ramën, referuar këtu opozitës së Lulzim Bashës.

“Akuzat i kanë si aleancat, fluide, herë me Ramën, herë me Ballën, herë me Veliaj, duke qenë se ky është një problem i dukshëm, kanë dalë për të marrë disa minuta TV, nuk i shërben askujt mendimi i një pakice që është i fokusuar te pazaret e Ramës me mazhorancën dhe qeverinë. Duke e gjykuar një sherrnajë mes qeverisë dhe një shtojsë e të qeverisë, duhet të ketë një qartësi nga qeveria dhe më pas një konsensus të gjerë sepse mund të ketë shumë të burgosur që presin t’i shkurtohet dënimi”, tha Këlliçi. Nje deklarate vertet e rende dhe shpresojme qe SPAK te mbaje shenim kete kercenim.

I ftuar në studion e A2 CNN, Belind Këlliçi ka sjellë të gjitha argumentet se përse Partia Demokratike këmbëngul për karrigen e bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Duke thënë se opozita e PD, po i shkon pas fillit qeverisë që Edi Ramës, shtoi se rrezikohet që kjo reformë të shndërrohet në një mjet për çimentimin e pushtetit të kryeministrit. Nga ana tjetër, ai theksoi se në rast se Oerd Bylykbashi do ishte bashkëkryetar, një gjë e tillë nuk do të ndodhte.

“Mollë sherri, jo për karrigen si funksion formal në bashkëkryesimin e Komisionit të Reformës, aty ka një instrument shumë të fortë që bashkëkryetari ka të drejtën e vetos, pra në momentin që ne nuk biem dakord, se ne nuk jemi dakord me sistemin aktual, ne duam votën e diasporës, ne e dimë që kjo mazhorancë nuk e duan, por nëse bashkëkryetarin e do e ketë PD, ai do vinte veton për këtë çështje. Zgjedhjet me prim favorizon partinë në pushtet, nëse ky propozim do vinte nga Basha dhe vjen në tavolinë për miratim dhe PS jep miratimin, kjo do ishte një thikë pas shpine dhe shërben për të çimentuar Ramën në pushtet, këtë Bylykbashi do e refuzonte”, u shpreh ai.

Ish-deputeti demokrat, Belind Këlliçi u ndal edhe të çështja e vulë së Partisë Demokratike. Ai tha se duhet marrë një vendin, cilido qoftë ai, edhe kundër, por mjafton që t’i jepet fund “këtij makthi”, siç Këlliçi e quajti.

“Të marrë fund ky makth, ore le të vendosin dhe kundër vetëm të marrë fund, kjo nuk ndodh sepse kështu do qeveria”, u shpreh Këlliçi në A2 CNN.

Shihni videon tek minuta e 20 e 35 sekonda!

 

 

Politike

“Unë frikë nga burgu? Po më habisni”, Meta ‘e lëshon’ Kryemadhin: Përgjegjësia është individuale!

Prej kohësh po flitet për një masë sigurie që pritet të jepet ndaj Ilir Metës, mirëpo ai thotë se nuk ka asnjë stepje. I ftuar në A2 CNN, në Debat nga Alba Alishani, presidenti i Lirisë tha se nuk ka asnjë frikë nga burgu.

“Po ca burgu, unë frikë nga burgu, më habit. Shqiptarët më dinë dhe më njohin mua, ju duhet të kuptoni që përpjekja e tyre është për të frikësuar shqiptarët e ndershëm duke goditur politikisht Berishën, e godasin se ka dalë kundër ndarjes së Kosovës dhe projektet për shpopullimin e Shqipërisë. As nuk kam asnjë droje, Partia e Lirisë e ka zgjidhur me konventë lidershipit për 30 vitet që vijnë dhe çështjen e financimit, dhe Partia e Lirisë i përgjigjet kujdo atje ku e ka strofullën, këto mercenarë ca janë këto Dumanë, pas Rama. Liria ime është në dorën time, Rama dhe Dumani janë në burg sepse janë peng i gjërave që kanë bërë”, tha Meta.

Sa i përket Monika Kryemadhit e cila thirrur në SPAK për fshehje pasurie, Meta dha të njëjtën përgjigje si kryeministri Edi Rama “për mollat e kalbura që bien nga pema”. Sipas tij, përgjegjësia është personale.

“Përgjegjësia është personale për çdo person. Ai ka përgjegjësi se ka firmosur 17 vendime me kundërshtim me ligjin”, përfundoi Meta 

 

Continue Reading

Politike

Meta s’i ndahet Dumanit: Ai është kancelari i SPAK-ut që përcjell shkresat për llogari të Ramës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse është thirrur në SPAK, për dosjen CEZ-DIA. I ftuar në A2 CNN në Debat me Alba Alishani, Meta tha se është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, “për qejf të Edi Ramës”.

“Unë kam qenë në SPAK shumë seriozisht, për një çështje qesharake. Edhe për Cez DIA nuk kam asnjë lidhje unë, jo ka qenë në 2019 kur kam qenë në kulmin e presioneve që të shkelja Kushtetutën.  Unë atje jam thirrur për qejfin e Edi Ramës, por kam shkuar për të respektuar”, tha Meta.

Ndonëse nuk ka më një retorikë të ashpër, si “Dumdumani” apo “palaço”, Meta ka vijuar akuzat në drejtim të Altin Dumanit.

“Altin Dumani nuk është drejtuesi por fatkeqësisht kancelari i SPAK-ut, që thjesht përcjell shkresat për llogari të Edi Ramës. A është thirrur ndonjëherë Edi Rama nga SPAK-u? Edi Rama përgjegjësi kryesor për aferën e inceneratorëve nuk është thirrur asnjëherë nga SPAK. Erion Veliaj duhet të ishte arrestuar para 4 vitesh. Kjo tregon çdo gjë”, tha Meta.

Në këtë kuadër, tregon se nuk ka besim as te SPAK. Madje fakti që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është thirrur në SPAK për Inceneratorët për Metën është shumë vonë pasi do duhet të ishte arrestuar 4 vite më parë, pasi nuk ka asnjë incenerator. Gjithashtu, flet edhe për kërcënime për Arben Ahmetajn.

“Veliaj hëngri drekë në SPAK 7 orë, ça ka bërë atje, ai ka hedhur firma, ka rrëmbyer, uzurpruar kompetencat e këshillit Bashkiak, për gallatë atje.  Mbi SPAK ka qenë Agaci dhe pastaj ai tjetri. (…)Nëse kërcënohet një zv kryeministër që tregon fakte të qarta se si u synua të mbyllej një dosje e tmerrshme si e inceneratorëve ku autorë janë Edi Rama dhe general Agaçi, dhe ky person flet dhe tregon pronarin e vërtetë të inceneratorëve, nëse pastaj dilet dhe thua që gjykatat bëjnë ç’a themi ne. Me 4 mbiemra gjyqtarja izolon Berishën, që është lideri i partisë kryesore opozitare, izolohet se Rama e ktheu kompleksin sportivë në kulla betonit”, përfundoi Meta 

Continue Reading

Politike

Meta i përgjigjet Braimllarit: Ma kishit bërë partinë si autobusi i Kuçit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte i ftuar në Debat me Alba Alishanin ku foli për zhvillimet politike, mes të cilave dhe Konventën në partinë e tij që u mbajt pak ditë më parë, ku më herët ai i kishte shpallur luftë tradhtarëve dhe lidhjeve nepotike.

Ilir Meta deklaroi se nuk pati të shkarkuar nga Partia, por një ristrukturim, teksa shtoi se tashmë sipas statutit detyra janë të përcaktuara në vertikalitet.

“Kryetema ishin 5 prioritetet për miliona shqiptarë që ndalojnë shpopullimin dhe mbajnë të rinjtë këtu që të mos largohen për shkak të taksave. Meritokracia vendos në këtë forcë politikë. Ka qenë konventa më demokratike që ka ndodhur në Shqipëri. U çel me këngën “Për ty Atdhe” dhe u mbyll me “Ku ka si ty o Shqipëria ime”. Konventa kishte një çlirim energjish. Çfarë problemesh kishte Brahimllari. Nuk mund të ishte më nënkryetar pasi nuk ishte në statut. Kështu ndodhi dhe me Neshon dhe shumë të tjerë. Partia ka nevojë për drejtim të qartë, përgjegjësi të ndara, duhet një parti demokratike, të ketë fraksione. Por tani ka vertikalitet, presidenti është president dhe secili ka detyrën e tij. Nuk është shkarkuar askush. Dihej që nuk do të kishte më tradhtar. Nuk drejtohet partia si autobusi i Kuçit”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

“Luftë për mish të njomë”/ Berisha komenton deklaratën e Ramës për shpopullimin: Turp i shekullit

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme deklaratën e kryeministrit Edi Rama të bërë gjatë takimit që mbajti një ditë më parë në Gjermani ku foli për shpopullimin. Rama e deklaroi largimin e të rinjve shqiptarë nga vendi si një “luftë për mish të njomë”, ndërsa u shpreh se shqiptarët janë të pëlqyer nga perëndimi pasi janë të bardhë.

Berisha e ka cilësuar këtë deklaratë si turpin e shekullit, ndërsa shton se Rama ka një përbuzje të madhe për qytetarët shqiptarë. Në fjalën e tij në tubimin qytetar Berisha përfundoi se 33 përqind e popullatës kanë braktisur këto 8 vitet e fundit Shqipërinë, nga keqqeverisja e Ramës.

“Këto zhvillime dramatike po rrokullisin kombin në honet e pasigurisë. Po bëjnë që shqiptarët të largohen pas sirianëve në luftë civile më shumë se të gjitha kombet e tjera nga vendi i tyre.Kreu i narkoshtetit, në aktin më cinik, më të turpshëm, deklaronte dje se fajin për këtë se ka Gjermania, pasi ju doni mish të freskët.

Urdhëroni të dashur qytetare dhe qytetarë, se çfarë koncepti ka ky për fëmijët tuaj, për vajzat tuaja, për djemtë tuaj. Një mish i freskët që shitet në Europë. A ka përbuzje më të madhe, përçmim më të madh? As Enver Hoxha, as Muamar Gadafi, as Asadi i Sirisë dhe asnjë njeri nuk zbret në këtë standard amoral. Të shpallë mish të freskët të rinjtë dhe të rejat që me politikat dhe vjedhjet që bën, i detyron të largohet nga vendi i tyre.

Miqtë e mi, në një vend të lirë, në një vend me ligj, qytetarët begatohen nga viti në vit.Po, liria sjell prosperitet. Liria sjell begati. Dhe në këtë Shqipëri dhe jo në ndonjë tjetër, gjer në vitin 2013, shqiptarët, ndonëse lëviznin, ndonëse kishte emigracion minimal, numri i tyre në Shqipëri, banorët në Shqipëri rriteshin nga viti në vit. Ndërsa sot, 33 përqind e popullatës kanë braktisur këto 8 vitet e fundit Shqipërinë. Dhe këta 1 milion e ca shqiptarë, Edi Rama që jeton për vete në saraje të ndërtuara me para të vjedhura, që jeton për vete mbi Tiranë në ajër të freskët, me kopsht 5 mijë metra, këta i quan mish i freskët. O turp i shekullit.O njeri i pashpirt.Po si të nxjerr ty goja një fjalë të tillë për të rinjtë shqiptarë, për fëmijët shqiptarë”,- tha Berisha.

Continue Reading

Politike

Kreu i PL e uroi për fitoren/ Presidentja e RMV falënderon Metën në shqip, ja çfarë shkruan për integrimin

Presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Sijlanovska Davkova ka falënderuar Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta për urimin që ky i fundit i shprehu pas fitores.

Davkova ka shprehur falënderimin e saj ndaj Metës në gjuhën shqipe në rrjetin social “X”, duke vlerësuar përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ajo shtoi se pret që me të njëjtin entuziazëm të vijojë udhëtimi i dy vendeve drejt integrimit të plotë evropian.

“I nderuar President Meta,
Faleminderit për urimet dhe përpjekjet Tuaja të sinqerta për përmirësimin e marrëdhënieve maqedono-shqiptare.
Pres që me të njëjtin entuziazëm të fortë të vazhdojmë udhëtimin e dy vendeve tona drejt integrimit të plotë evropian”, shkroi ajo në “X”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING