Connect with us

Aktualitet

Aktivistja përplaset me ish drejtuesin e Policisë: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz

Aktivistja Etleva Merko dhe ish-drejtuesi i policisë Faik Basha, të ftuar ne nje interviste ne Euronews Albania, kanë debatuar lidhur me zhvillimin aktual të protestës.

E pyetur nga moderatorja nëse protesta do të vazhdojë të zgjasë edhe gjatë muajit gusht, Merko u përgjigj se protesta ka një karakter të paparashikueshëm.

“Në momentin që thashë që çdo gjë është e paparashikueshme, ai shesh çdo ditë tregon diçka të re, kështu që them: le t’ia lëmë ditëve në vazhdim”, u shpreh ajo.

Pas këtij momenti, Basha ka ndërhyrë duke përdorur një shprehje popullore, e cila ka shërbyer si pikënisje e debatit.

“Ka një shprehje popullore: O gusht, o unë, o gusht, o gunë”, u shpreh Basha.

Ndërkohë, Merko iu përgjigj se nuk ia vlen të bëhet ai koment.

“Nuk ia vlen të bëhet ky koment, paralelisht, kur ai shesh, pavarësisht parashikimeve tuaja se do të lihej bosh para disa ditësh, jemi në ditën e 49-të dhe ai shesh është përsëri me njerëz”, tha ajo.

“Që atë ditë që kemi diskutuar dhe debatuar këtu, që unë isha në atë këndvështrimin tim, atë ditë kam thënë që protesta ka marrë fund”, iu kthye Basha.

Advertisement