Aktualitet
Akuzohet se përdhunoi mbesën 15 vjeçare, gjykata e Beratit lë në burg xhaxhanë
Gjykata e Beratit ka lënë në burg, 39-vjeçarin, Sabri Likaj, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij të mitur, vetëm 15 vjeçe.
Pasi dëgjoi organin e akuzës dhe të pandehurin, gjyqtari Ervis Koxhaj, ka vendosur cilësimin e ligjshëm të arrestimit të tij dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 39-vjeçarin Sabri Likaj, banues në fshatin Gjeroven në Berat.