Connect with us

Bota

Al-Sharaa niset drejt Moskës, do të kërkojë ‘kokën e Assadit’

Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa pritet të kërkojë zyrtarisht ekstradimin e ish-presidentit Bashar al-Assad gjatë një vizite zyrtare në Moskë të mërkurën, raportoi Reuters.

Al-Sharaa do të shoqërohet nga ministri i Jashtëm, ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Inteligjencës, në një seri takimesh të nivelit të lartë me zyrtarë rusë, që synojnë të riformulojnë marrëdhënien strategjike midis dy vendeve.

Në qendër të diskutimeve do të jetë gjithashtu e ardhmja e pranisë ushtarake ruse në Siri, përfshirë bazën detare në Tartus dhe bazën ajrore në Hmeimim, që prej vitit 2015 kanë qenë pika kyçe të operacioneve të Moskës në Lindjen e Mesme.

Vizita, nëse shihet si e tillë, përbën një çast përcaktues për Sirinë e pasluftës, teksa qeveria e Al-Sharaa kërkon të forcojë pavarësinë politike, pa e cenuar bashkëpunimin strategjik me Rusinë.

Kërkesa për ekstradimin e Assadit, i cili u largua nga vendi pas rrëzimit të tij vitin e kaluar, mund të vërë në provë mbështetjen e Moskës ndaj udhëheqjes së re siriane dhe të sinjalizojë një pikë kthese në ekuilibrat rajonalë të pushtetit.

Advertisement