Aktualitet
Albanologu francez i dhuron bibliotekën e tij Shqipërisë
Historiani dhe arkeologu i mirënjohur francez, Pierre Cabanes, figurë absolute e shkencës së Albanologjisë, bibliotekën e tij të pasur me kryetituj shkencor, ia dhuron Shqipërisë. Puna për sjelljen e saj nga Franca në vendin tonë, ka nisur mes dy ambasadave reciproke.
“Është nje bibliotekë shumë e pasur. Do të ishte një ndihmë e madhe goxha e madhe për studiuesit. Literatura e specializuar është si ujët e pakët, janë gjëra të çmuara dhe të rralla që mezi gjenden,”
Siç shprehen dhe kolegët e tij, kontributi i Cabanes në hulumtimin e historisë së Shqipërisë, është i madh, madje edhe i guximshëm, pasi puna e tij kërkimore, për Ilirinë e Jugut dhe Epirin nuk është e lehtë.
“Asnjëherë historia antike nuk duhet të përdoret për qëllimet e sotme. Në këtë pikë, profesori ishte kategorik. Nganjëherë guxonte dhe më shumë.”