Connect with us

Aktualitet

Alfred Çako: Këtë javë do na hedhin helm gjarpëri me avionë

Shtatori ka rikthyer edhe paralajmërimet e Alfred Çakos, se duan të zhdukin njerëzimin. Sipas tij, kjo do ndodhë me disa mënyra, duke nisur nga helmi i gjarpërit që do hidhet nga ajëri.

Postimi i Çakos

Kjo eshte arma qe do palose shume te çpuar kete vit. Tani kjo do te leshohet ne te gjithe boten dhe sidomos naten, ne periudha te ndara gjate gjithe dimrit; pasi te kompjuterizohen numra te perzgjedhur te vraskinave me shperndarje me perqindje te caktuar sipas zonave, lagjeve te qyteteve dhe adresave qe kane personat e çpuar, do leshohen frekuenca te larta nga antenat 5G me termostat qe do të godasin numrat e perzgjedhur me pllakat me oksid grafeni te cilat duke u nxehur mbi 45 grade nga valet do te rritin shpejtesine e do te çajne enet e mureve te gjakut ne tru, trup, zemer etj, dhe do te thonë: nuk vdiq nga ataku ne zemer, as nga ishemia, as nga hemoragjia e brendshme por te gjitha keto do te deklarohen se gjoja janë shkaktuar nga Neë Kvd.., etj. Por para se te hedhin ne lufte ‘kaloresine’ e 5G, do vazhdojne te djegin pyjet qe valet mos gjejne pengese e do te hedhin helmin qe shkakton realisht ate qe thuhet se eshte Neë Cov. Keto jave qe do te vijne nga gojet e liga thuhet se do t’i shihni qiejt me kuadrate nga avionet e mbushur me helm gjarperi; ujerat e pishem te depove te ujit te Bashkive mund te ndoten me peptide te helmit te gjarperit me thasë me etiketa si dezifektantë gjoja për pastrimin e depove te ujit, testet P..R ne hunde do te jene ne perqindje te larta me helm, ndaj mos beni kure teste! Do te thone se eshte nje varjant i ri Cv. Te paçpuarve qe kane rezistuar do t’u behet presion te cpohen; te çpuarve do t’u kerkohet te riçpohen e marrin toksina te tjera te krijuara nga banda e pakices qe zoterojne shume pushtet, financa e shkencetare, kunder struktures se persosur organike qe na ka dhene Krijuesi. Do fillojne masat shtrenguese dhe nuk do lejohen te pacpuarit pa çertifikate te veprojne ne insitucione, banka, zyrat e pensioneve, shkolla, etj. Nese ju bie niveli O2 ka nje metode te thjeshte per ta ngritur normal. Te paçpuarit do te vdesin shume shume pak, ndoshta 0,5% nga te infektuarit kurse te cpuarit do goditen me 5G. Kjo do t’i vrase dhe do trembin gjithe te tjeret te çpohen nga rreziku gjoja i varjantit te ri. Tv do cahen me jeq se me 2020-’22 si tellalle te O..Sh. Fevzinjte, piperot, ulqinaket, manastirlinjte, idiotet e te babeziturit e shendetsise do gumezhijne neper media dhe do bubrrojne ne sistrmin korruptiv shendetsor per te bere leke me gjakun e mishin e popullit. Ky i gjati do dale cdo natr tu tmerroje e te mburret si shpetimtari juaj. Shume pak kovidiote do te shkojne kete radhe tek kasapi ne emer te shkences. Shume njerez e kane kuptuar tashme qe ne ju kemi thene te verteten prej 3-4 vjetesh dhe ate po bejme edhe sot e ne te ardhmen. Por, jo, njerez te pacpuar, mos u trembni. Perseri do kaloje dhe ky sulm i pakices se cmendur ndaj shumices. Ne do te mbijetojme dhe do te luftojme! Ne jemi maja e elites kulturore te shtreses kulturmbajtese te kombit tone. Ne sdo lejojme qe kombi yne te shfaroset. Shumica nuk e kuptojne ate qe po vjrn. Jane ne gjume. Nje lufte e madhe na pret keto dy vjet. Me 2023 kane vdekur 140 milion te rinj te cpuar nr te gjithe boten. Synojne per 2 vjet te vrasin 5 miliard banore. Keshtu thone gojet e liga. Tani patronazhistet dhe gazetaret budallenj e servila le te fillojne te bejne spiunime ne pronaret e platformes dhe te tallen me kete status, sic kane bere gjithmone.

 

Alfred Çako: Këtë javë do na hedhin helm gjarpëri me

Aktualitet

Trageti në Sarandë përfshihet nga flakët, dëmi me vlerë mbi 300 mijë euro

Të dhëna të reja kanë dalë në dritë në lidhje me zjarrin që përfshiu ditën e sotme një traget të linjës Sarandë-Korfuz në portin e qytetit bregdetar.

Pasi zjarri është shuar janë konstatuar dëme të shumta në mjetin lundrues, të cilat përllogariten në vlerë mbi 300 mijë euro.

Mësohet se pronarët e tragetit kanë shprehur dyshimet e tyre se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po sipas tyre shkak mund të jetë bërë konkurrenca.

Continue Reading

Aktualitet

Plas sherri te terminali i autobusëve në Fier/ Plagoset me thikë një person, arrestohet autori

Një plagosje me thikë ka ndodhur sot në terminalin e autobusëve në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Një 50-vjeçar plagosi me thikë një  40-vjeçar.

Ky i fundit është dërguar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa autori i plagosjes është shoqëruar në komisariat.

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe vë në pranga, menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar.

Rreth orës 11:30, tek terminali i autobuzëve në Mbyet, Fier, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. L. 50 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. L., rreth 40 vjeç.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit A. L., me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Continue Reading

Aktualitet

Përfshihet nga flakët trageti i linjës Sarandë-Korfuz, detajet

Përfshihet nga flakët një traget në Sarandë. Mësohet se bëhet fjalë për tragetin që bën linjën Sarandë-Korfuz.

Mjeti lundrues kishte rreth 40 minuta që kishte ardhur nga Korfuzi.

Ndërkohë, zjarrfikësja ndodhet në vend. Fatmirësisht në momentin kur ndodhi zjarri në bordin e anijes nuk kishte pasagjerë.

Continue Reading

Aktualitet

E goditën me qytën e pistoletës në fytyrë, i riu përfundon në spital (EMRI)

Një sherr është regjistruar gjatë natës në Sarandë, ku një person është goditur me qytë pistolete. Ngjarja në shëtitoren e qytetit afër mesnate.

Kristo Ballkoni, 31 vjeç, banues në Sarandë dyshohet se është goditur me qytë pistolete në pjesën e fytyrës.

I riu është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë për shkak të plagëve në fytyrë. Policia prej mesnatës ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë dhe po grumbullon pamje filmike me qëllim identifikimin e autorëve.

Continue Reading

Aktualitet

Turizmi duhet mbrojtur nga “mendjexhinjtë” burokratë

Zhvillimi i turizmit është lajm shumë i mirë për sektorin bankar. Andi Ballta, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Amerikane të Investimeve (ABI Bank), thotë për “Monitor” se është tregu ai që duhet të përcaktojë drejtimet e zhvillimit, ndërsa sugjeron se ndërtimet në bregdet duhet të orientohen më shumë drejt hoteleve dhe ndërtesave të larta, për të shfrytëzuar më mirë hapësirën e kufizuar të tokës që ka vendi ynë. Sipas tij, mbështetja e turizmit në nivelet e vitit të kaluar do të jetë shumë e rëndësishme për ekonominë dhe sektorin bankar.

Si e vlerësoni ecurinë e aktivitetit të Bankës Amerikane të Investimeve gjatë vitit të kaluar? Cilat ishin zhvillimet më të rëndësishme për sektorin bankar në vitin 2023?

Është një vit tjetër rekord për ABI në të gjithë treguesit financiarë dhe operacionalë. ABI është banka me raportin më të vogël të kredive të këqija, përfitueshmërinë më të madhe vjetore dhe rritjen organike më të shëndetshme në sistemin bankar.

Më vjen shumë mirë që ABI është gjithashtu banka me mesataren më të lartë të pagave në sistemin bankar.

Zhvillimi më i rëndësishëm në vitin 2023 ishte që vendime të rëndësishme kreditimi për sistemin bankar filluan të merren në Tiranë dhe u morën shqip. Ky është tashmë një fakt shumë domethënës, i mirëpritur nga biznesi dhe u konfirmua nga pjesëmarrja e suksesshme e bankave me pronësi të plotë apo të pjesshme lokale në disa sindikata të rëndësishme. Përveç likuiditetit të mjaftueshëm, në këtë dinamikë të re ka ndikuar dhe vendimmarrja e shpejtë e bankave lokale.

Pas pandemisë, po vërehet një rritje e ndjeshme e rolit të turizmit dhe sektorit të pasurive të paluajtshme në ekonomi. Si po ndikojnë këto zhvillime në sektorin bankar?

Zhvillimi i turizmit është lajm shumë i mirë për sektorin bankar. Turizmi ka vite që është i rëndësishëm dhe ABI ka qenë në pararojë të financimit të turizmit. Është fakt që qeveria shqiptare është qeveria më pro biznesit të turizmit në rajon. Kjo duket sidomos në drejtim të zhvillimeve rezidenciale në bregdet.

Turizmi duhet mbrojtur nga “mendjexhinj” burokratë (si në rajonin e Ballkanit apo Mesdheut Verior), që ulërasin sa herë shikojnë të ndërtohet pallat në bregdet, apo ngrenë zhurma boshe për shkatërrimin e bregdetit, apo tregojnë përralla me oligarkë, apo dhe të marrë, që vazhdojnë të luftojnë komunizmin (në plazh) në 2024.

Uroj që Shqipëria të ndjekë shembullin e Majamit, ku tregu është ai që përcakton destinacionin e zhvillimit, dhe jo burokratët (e përsëris) “mendjexhinj”.

Shqipëria ka një bregdet shumë pak të zhvilluar, që krijon iluzionin e zhvillimit pa fund, por gjithsesi ne kemi një hapësirë relativisht të kufizuar toke, prandaj zhvillimi në bregdet mund të jetë më shumë me apart hotele / kondominium dhe jo vila pa fund.

Kuptohet, mbështetja e qeverisë me infrastrukturë për ndërtesa të larta në bregdet është çelës dhe vendimtare. Mendojmë se qeveria do të fillojë të mbështesë me garanci sovrane zhvillimin e infrastrukturës në vend, sidomos tani që borxhi publik në krahasim me PBB (por edhe borxhi privat në krahasim me depozitat) është në nivele tejet të ulëta.

Cilat mendoni se do të jenë sfidat kryesore për sektorin bankar në vitin 2024?

E para sfidë është që turizmi të vazhdojë të ndihmohet të mbajë ritmet e vitit 2023. Elementi i sigurisë dhe pranisë së forcave të rendit në bregdet gjatë sezonit do të duhet të përmirësohet. Do të ishte naive të merrej e mirëqenë rëndësia e qetësisë civile, sidomos gjatë sezonit. Duhen shumë më shumë njerëz, mjete dhe trajnim. Është në interes të sistemit bankar të vendosë turizmin dhe forcat e rendit në krye të mbështetjes sociale korporative.

Çdo lajm jo i mirë për sigurinë e turistëve në Shqipëri do të ekzagjerohet nga tregjet konkurrente. Sfida e dytë lidhet me përdorimin e bonove korporatave, ku Shqipëria është shumë e vonuar. Ky treg në vendet e zhvilluara është shumë më i madh se totali i kredidhënies bankare, ndërkohë që në sistemin bankar shqiptar është pothuaj joekzistent.

Theksoj, se kjo nuk është për faj të institucioneve rregullatore. Mbështetja e Bankës së Shqipërisë dhe AMF ka qenë e plotë dhe e kahershme dhe është një nga rastet pozitive kur institucionet rregullatore janë përpara tregut. Transferimi profesionist i balancës së bonove korporative dhe roli i bankave në këtë proces mendoj se do jetë një risi domethënëse në vitin 2024. ABI dhe partnerë të tjerë do të jenë pjesëmarrës aktivë në këtë proces./Monitor

Continue Reading
Advertisement

TRENDING