Connect with us

Aktualitet

Alfred Lela: Armët nuk i marrim kundër Ramës, do kemi veç aksione simbolike

Analisti Neritan Sejamini debatoi me drejtorin e komunikimit në selinë blu, Alfred Lela, për mënyrën se si opozita e ka trajtuar betejën për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Sejamini deklaroi se qeveria do të rrisë të ardhurat duke taksuar më shumë shtresën e mesme, ndërkohë që do të tatojë më pak 3-4 oligarkë. Nga ana e tij, Lela u shpreh se opozita e ka bërë formalisht detyrën e vet, duke propozuar projekligje dhe se ajo nuk do që të marrë armët.

Neritan Sejamini: Ne kemi dëshirën për ta parë opozitën në mënyrë kritike, por të jetë e fuqishme, jo në mënyrë për ta dëmtuar. Me mënyrën si i bëjmë gjërat, ne ndihmojmë edhe kauzën e opozitës, por prapë unë jam i paqartë se cili është aksioni i opozitës. Ok, prishja e punimeve të Kuvendit, por ata e miratuan sot projektbuxhetin dhe ju nuk prishët asgjë. Nëse do të vinit të Kuvend, ta pengoje buxhetin dhe ta mbaje varur, një javë, dy javë dhe ta lije pa buxhet qeverinë, atëherë unë e kuptoj që ju e penguat këtë gjë.

Me sa kuptoj unë qeverisë i intereson kjo gjë. Ata mund të rrinë dhe të bëjnë sehir dhe ju mund të vini një ditë në Kuvend dhe mund të mos gjeni njeri fare. Ata do të jenë nëpër shtëpira, do ta bëjnë me zoom dhe do t’ju lirojnë edhe sallën dhe do t’u thonë: Përdoreni për ça të doni, për shashka, për grevë, për çfarë të doni. Supozojmë se edhe ky akt qe i suksesshëm. Pyetja ime është: Çfarë vjen pas kësaj? Që të vij te e treta. Unë nuk mendoj që deputetët e opozitës duhet të jenë ushtrues të muskujve. Unë mendoj se opozita duhet të japë ide, duhet të frymëzojë, të vijnë njerëzit që kanë vrullin dhe energjinë. Opozita pa njerëz, më duket e izoluar, çfarëdo që të bëni ju në parlament, përditë. Ju nuk do të sillni ndonjë ndryshim. E vetmja gjë që ka frikë Edi Rama nuk jeni ju, janë njerëzit. Nëse keni një aksion që nuk përfundon me frymëzimin, bashkimin dhe ndërgjegjësimin që këta njerëz të protestojnë dhe të votojnë kundër kësaj qeverie….

Alfed Lela: Neritan, nuk i heq asnjë presje asaj fryme kritike dhe e kuptoj që e keni në të mirë të vendit. Por opozitës në këto kushte i intereson taktikisht dhe simbolikisht që t’u tregojë edhe komentatorëve politikë dhe opinionit publik se e ka vënë këtë maxhorancë kur buxhetin prej 7 miliardë eurosh e detyron ta kalojë kacakshe për 4 minuta. Kjo për mua simbolikisht është fitore. Jam dakord me ty, por është një hap taktik. Armët nuk i marrim dhe nuk duam t’i marrim, ka ngelur vetëm dhuna simbolike. Përpjekja për të ngritur 8 komisione parlamentare, ide është, 60 projektligje të refuzuara ide janë. Ligjvënësit s’do të bëjnë libra.

Neritan Sejamini: E di çfarë zbulova te buxheti? Qeveria ka rritur parashkimin për planin e të ardhurave nga shtresa e mesme, profesionistët e rinj. Të ardhurat që do të merren nga avokatët, arkitektët, mjekët që kanë licensë, i ka rritur me 16 për qind, ndërkohë që ka ulur me 9 për qind planin për tatimin mbi fitimin e bizneseve. Pra bizneset e mëdha të Shqipërisë do të paguajnë më pak dhe shtresa e mesme do të paguajë më shumë. Unë do të doja që opozita ta kishte ngritur këtë çështje me të madhe. Kjo qeveri po rrjep, po shkatërron shtresën e mesme për ata 3-4 oligarkë, që do të paguajnë më pak taksa. Kjo i intereson më shumë një qytetari si puna ime, që jam shtresë e mesme se sa të shikoj këto taktika që ju patët sot në kuvend.

Alfred Lela: Opozita jashtë parlamentit, ka bërë dy tryeza të zgjeruara për buxhetin, pra e ka bërë detyrën e vet.

Neritan Sejamini: E di si janë këto tryeza për mua? Është e njëjta siç kam parë në vitin 1991. Janë të njëjtët persona. Ulen atje, vjen Doktori flet ai shumicën e kohës, nja dy-tre servilë bëjnë disa komplimente, shahet qeveria dhe iket. Unë po them ide të reja, jo këto të vjetrat.

Alfred Lela: Ka disa njerëz që formalisht i bëjnë detyrat, opozicionin, në të gjitha mënyrat.

Aktualitet

Gazetari vë në siklet Blushin: I the Berishës tradhtar kur i shiti detin Greqisë, tani punon për të. Si u shite?

Gazetari Arbër Hitaj është përplasur mbrëmë në një debat televiziv me Sekretarin e Përgjithshëm të PL së Ilir Metës, Tedi Blushi.

Hitaj i kujtoi Blushit faktin se nga njëra anë pretendon që ka denoncuar Paktin e Detit mes Greqisë dhe Shqipërisë në “Gazetën Shqiptare” disa vite më pare, madje që kishte shkruajtur se “Sali Berisha është tradhtar i kombit”, ndërsa tani po punon për tradhëtarin Berisha, duke i kënduar këngë poshtë dritares.

“Tedi, ti ke zbuluar Paktin e Detit, që Sali Berisha, atëherë kryeministër, bëri me Greqinë, një skandal i madh për kohën. E ke publikuar te Gazeta Shqiptare.

Madje, ka një lajm se informacionin ta ka dhënë Partia Socialiste, se ke qenë shumë afer me PS dhe të furnizonin me lajme.

Tani po punon për tradhëtarin Berisha. Si i bie, je shitur ti te Berisha? Je bërë tradhëtar, se del këndon dhe këngë patriotike?!”, u shpreh Hitaj.
Continue Reading

Aktualitet

Artan Hoxha tregon prapaskenat: Çfarë ndodh brenda dyerve të SPAK dhe kur mbyllet dosja ‘Meta’

Gazetari Artan Hoxha komentoi në studion e “Ekspres” çështjet për të cilat hetohet Kryetari i PL-së Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Gazetari u shpreh se kjo çështje është shumë më e hershme, është një çështje që e ka pasur vetë z. Dumani kur ka qenë prokurorë i thjeshtë.

Çështja CEZ-DIA është një çështje ku hetimet kanë ecur shumë , është dosja numër 55. Pavarësisht se vëmendja është fokusuar te Meta çështja është shumë komplekse dhe janë fokusuar shumë persona të tjerë aty.

Ajo dosje varet deri në çfarë niveli e zgjeron dhe e çon hetimin. Aty ka qenë kryeministër z. Berisha dhe z. Meta ishte ministër. Më pas ka ardhur në qeveri z. Rama dhe ministër z. Gjiknuri. Ishte OSHEE. U privatizua dhe u CEZ ku për shkak të borxheve hyri një kompani DIA që të bënte të mundur mbledhjen e këtij borxhi.

Meta e kishte si strategji të tijën për të pasur vëmendje në rrjetet sociale nisi të godiste SPAK, duke thënë SPAKU-torollaku, duke kërkuar një vëmendje maksimale për të marr.

Kreun e SPAK-ut, tha Hoxha, e kanë goditur dhe të tjerët por z. Meta është i vetmi person që i ka pasur të gjitha funksionet e shtetit shqiptar dhe i rritur në politikë që 22 vjeç, që e njeh shumë mirë funksionimin dhe hierarkinë e shtetit.

Ilir Meta gjithmonë ka njerëz nga pas. Ilir Meta pa skraparllinjtë është i mbaruar.  Meta nuk ka një bosht ideologjik por funksionon me grupime njerëzish. Në mëngjes Ilir Metë mund ta gjesh në Hasa me disa njerëz me influencë në zonë dhe në darkë mund ta gjesh në Konispol duke bërë një tjetër takim atje,” u shpreh Hoxha.

Continue Reading

Aktualitet

1 maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, si lindi dhe historiku i kësaj dite

1 Maji është dita ndërkombëtare e punëtorëve. Pothuajse në të gjithë botën kjo ditë synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës. Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.

Historia e 1 majit

1 Maji lidhet ngushtë me protestat e përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, me 1 maj 1866, ku punëtorët kërkonin të drejtat e tyre në punë. Manifestimi masiv dhe madhështor u bë edhe një vit më vonë, në të njëjtin qytet më 1 maj 1867.

Në vitin 1886, një demonstratë e madhe ndodhi në Amerikë, ku punëtorët kërkonin tetë orë punë. Megjithatë, shpejt demonstrata doli jashtë kontrollit dhe në Çikago dhe shumë njerëz u lënduan. Ky incident u bë i njohur si Çështja Haymarket dhe shënoi fillimin e Ditës Ndërkombëtare të Punës.

Mbi 200 000 punëtorë, të mbledhur në sheshin qendror të Çikagos, do të nisnin grevat për të kërkuar të drejtat e tyre. Ndërkohë që gazetat do t’i vlerësonin ato si “absurde”. Vdekja e 7 policëve gjatë protestave, të nisura prej shumë ditësh, ishte shkaku i reagimit të Policisë së Çikagos ndaj lëvizjes së punëtorëve. Si pasojë e një bombe të hedhur nga forcat policore u vranë 8 udhëheqësit kryesorë të federatës së punëtorëve, duke e kthyer kështu majin në muajin e përkujtimit të përpjekjeve të punëtorëve për të fituar të drejtat e tyre.

Në vitin 1889, shumë parti socialiste në Evropë u mblodhën dhe vendosën të festojnë 1 majin si Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Rëndësia e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve

Kjo ditë na ndihmon të njohim kontributin e punëtorëve dhe klasës punëtore në zhvillimin e shoqërisë dhe të vendit. 1 maji gjithashtu i nxit punëtorët të mësojnë për të drejtat e tyre dhe të ‘luftojnë’ për kushte pune më të mira.

Continue Reading

Aktualitet

SPAK kontroll në shtëpinë e Olti Currit (i njohur për lidhjet me çiftin Meta-Kryemadhi)

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve me urdhër të Spak-ut, kanë mësyrë për një kontroll të befasishëm në shtëpinë e blogerit Olti Curri, në lagjen “Kodra e Diellit”.

Kjo bëhet me dije nga gazetari Bledi Mane.

“Kjo banesë ekskluzive dikur në pronësi të vjehrrës së Ilir Metës, ka pak kohë që ka kaluar në emrin e Olti Currit.

Agjentët kanë sekuestruar një kompjuter, një telefon dhe disa sende të tjera personale.

Olti Curri pretendon se këtë shtëpi që kushton 320 mijë euro e ka blerë me kursimet e parave që ka fituar nga shkruajtja e teksteve të këngëve nëpër festivale të ndryshme.

Informohemi se Curri është një nga 10 miqtë e afërt të Monika Kryemadhit, të cilët Prokuroria speciale i ka vënë nën përgjim e nën hetim”, shkruan ai.

TEMA

Continue Reading

Aktualitet

Tensionohet situata para bashkisë së Tiranës, protestuesit heqin gardhin metalik dhe përplasen me policinë

Situata para bashkisë së Tiranës është tensionuar pasi protestuesit kanë hequr gardhin metalik, duke u përplasur fizikisht edhe me policinë.

Me thirrjet “poshtë diktatura”, protestuesit janë përleshur me forcat e rendit, të cilët kanë rrethuar godinën e bashkisë.

Për të shpërndarë protestuesit eshte hedhur edhe gaz lotsjellës.

Më herët këshilltarët e opozitës në bashkinë e Tiranës tentuan të çajnë kordonin e policisë me qëllim për të hyrë brenda ambienteve të bashkisë, por nuk janë lejuar.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING