Connect with us

Politike

Alibeaj: Rama zvarriti procesin gjyqësor, Berisha zaptoi selinë e PD dhe çdo degë

Enkelejd Alibeaj ka akuzuar Sali Berishën dhe Edi Ramën për situatën e PD duke thënë se njëri zvarriti procesin gjyqësor për vulën e PD ndërsa tjetri zaptoi degën dhe selinë kryesore në Tiranë. Teksa mbetet e paqartë se sa kandidatë shkojnë në zgjedhjet e 14 majit nën logon e PD, Alibeajt thotë se vijon me idenë se duhet të kishin 61 përfaqësues.

“Pas shume vitesh po zhvillohet nje debat ne nje forum drejtues te nje partie per kandidatet. Nje debat i dobishem per situaten kaotike ne te cilen ndodhet aktualisht PD. Kush fshihet pas gishtit per te verteten e situates se demokrateve, duke e shitur ate si normale apo frymezuese, ose eshte i kapur nga verberia politike ose thjesht deshiron qe kjo “status quo” ne opozite te vazhdoje pa fund dhe pa zgjidhje.

Eshte e qarte qe PD eshte e percare dhe situata e vitit te fundit vetem se ka ndihmuar ne ndarjen e metejshme te demokrateve. Duke nisur nga manovrat e Edi Rames per ta sterzgjatur procesin e gjyqit e deri tek gjuha tribale dhe banale e Sali Berishes ndaj pjeses se PD qe mendon ndryshe nga ai.

Eshte e qarte per te gjithe qe çdo dege e partise demokratike duke perfshire edhe seline kryesore eshte zabtuar nga Berisha dhe njerezit e tij dhe kjo ka pasur efektin e vete ne organizimin normal te nje partie qe po pergatitet te hyje ne zgjedhje

Me vjen keq qe ne kete periudhe nje pjese e mire e drejtuesve te PD dhe deputeteve, perfshire dhe mua, kemi kaluar kohe me se shumti me debate mes njeri-tjetrit ne forume, studio televizive apo ne kuvend, nderkohe qe duhet te kishim kaluar me shume kohe me demokratet. Ne mbledhjen me drejtuesit lokale te PD kam kuptuar qarte se baza e PD eshte e qarte ne orientimin politik. Per fat te keq me e qarte se ata qe duhet te orientonin bazen e sot perpeliten per te gjetur cfare drejtimi do marrin ne rruget e ndara te kesaj partie.

Vazhdoj ti mbetem mendimit dhe qendrimit se duhet te kishim 61 perfaqesues ne bashkite per zgjedhjet lokale. Por sterzgjatja e procesit gjyqesor per PD, vendimi I KQZ dhe cuarja ne limite kohore na kushtezoi ne kete proces. Pertej faktit qe deri ne momentin e fundit, dora jone ka qene e shtrire per ata kandidate te foltores qe kane dashur dhe jane penguar ne forma te ndryshme te kandidojne ne siglen e PD.

Eshte e qarte per ju te gjjthe se nje pjese e deputeteve dhe kryesise kane qene te ndare lidhur me vendimin per tu prezantuar me kandidate ne zgjedhje. Kjo eshte e bukura dhe e vecanta e rralle e nje force polititke ne Shqiperi. Diskutimet ne forume dhe respektimi i vendimit te shumices. Uroj te jemi shembull per cdo formacion politik qe organizon votime ku rezultati dihet para se te nise procesi apo preferenca kryetaresh qe shiten si proces perzgjedhjeje. Jam po kaq i sigurt se ne rast se Kryesia do te kishte votuar kunder ketij propozimi do ta kisha respektuar.

Persa i perket Tiranes me duhet te them dhe njehere se Belind Kellici e ka patur mundesine te perfaqesohej me siglen e PD. Pavaresisht asaj qe mendoj une personalisht, asnje inat apo preference personale, asnje mllef apo akuze e padrejte ndaj meje nuk me ka penguar te ngrihem mbi to dhe te zgjas doren e bashkepunimit per nje demokrat. Por mesa duket interesat meskine te zgjatimeve te politikes se vjeter vazhdojne me lojrat dhe pazaret duke i kerkuar demokrateve qe ne 14 maj te votojne per listen e LSI-se. E pate besoj sesi nen logon e kesaj partie do te jete dhe Belind Kellici dhe nje liste qe demokrateve do tu shitet si bashkepunim apo aleance.

Cfaredo emri te perdorin, nuk do ja fshehin dot demokrateve dhe shqiptareve qe pazari mes Ilir Metes dhe Sali Berishes eshte menyra per te mbajtur peng demokratet dhe per ti detyruar qe dhe njehere tjeter te votojne per nje parti te majte qe permes pazareve solli Edi Ramen ne pushtet.

Akuza per pazare me Edi Ramen.

Kam zgjedhur qe mos ti pergjgijem shpifjeve te pabaza te atyre qe ne keto 30 vite jane puthur dhe peshtyre me cdo politikan te partise se vet apo kundershtar politik. Kam zgjedhur gjithashtu te jem etik dhe mos te perdor kurre banalitete apo epitete te shemtuara as per kundershtaret politike. Kjo eshte menyra qe kam zgjedhur sepse pervec akuzave te pabaze deri me sot, nuk kam pare apo lexuar nje fakt qe te vertetoje se kam bashkepunuar me Edi Ramen apo dike tjeter nga Rilindja. Kam zgjedhur te jem transparent dhe i hapur ne vend te makinacioneve te fshehta dhe pazareve qe jane kaq te dukshme ne arkiven e politikes shqiptare. E keni pare gjate gjjthe kesaj periudhe se kush ka qene agresiv ne media apo rrjete sociale? Se kush ka financuar takime te perditshme, regji qendrore, media dhe analiste per te perbaltur ata qe mendojne ndryshe ne nje parti politike. Mendoni se do lejonte Edi Rama qe parate te derdheshin lume nese nuk do ti interesonte e gjithe kjo tymnaje dhe sherr i panevojshem mes demokrateve? Une nuk mund te ngre gishtin dhe te akuzoj pa fakte konkrete nese dikush nga foltorja eshte bashkepunetor i Edi Rames. Por ndonjehere ajo qe thone prokuroret “ndiq parane” vlen dhe ne politike. Sidomos per politiken shqiptare. Ndiq parane, shih kush shton te ardhurat dhe shpenzon pa i justifikuar parate dhe te jeni te sigurte se rruget te cojne tek Edi Rama.

Ju ftoj te shihni cdo shpenzim tonin gjate vitit te fundit dhe do ta kuptoni se ku fshihet djalli. Dhe kete here jo ne detaje te vogla, por ne thesin e atyre qe shpenzojne dhe arketojne ne ate qe per demokratet dhe shqiptaret e thjeshte eshte regjimi i Edi Rames”, tha Alibeaj.

Politike

Pas telefonatës Rama-Rishi Sunak, vjen në Tiranë ministri i Jashtëm, Lord Cameron

Ish-kryeministri britanik David Cameron, tashmë sekretar shteti për çështjet e jashtme në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak,  pritet të vizitojë Tiranën.

Kjo vizitë e Lord Cameron parashikohet të zhvillohet në 22 Maj nëse nuk do të ketë ndryshim agjende në varësi të zhvillimeve në Britaninë e Madhe.

Në fokus të vizitës nuk është ndonjë çështje specifike, por vijimi i mbështetjes Britanike për vendin tonë.

Njëkohësisht, tregon rikthimin e vëmendjes pas Brexit për Ballkanin Perëndimor nga Britania e Madhe. Disa ditë më parë, kryeministri Rama pati një bisedë telefonike me homologun Rishi Sunak, i vënë nën presion nga opinioni publik dhe të tijtë brenda Partisë Konservatore për kalimet e Lamanshit me gomone të emigrantëve ilegal.

Muhamed Veliu: Disa muaj më parë ju zhvilluat një takim në Romë me kryeministren Meloni dhe kryeministrin Rishi Sunak. Javën e kaluar, 10 Downing Street njoftoi se ju kishit zhvilluar një telefonatë me kryeministrin Rishi Sunak. A ka një dëshirë nga Britania e Madhe për ta përsëritur atë marrëveshje të suksesshme që Shqipëria bëri me Italinë në favor të zgjidhjes së problemit të emigracionit që ata kanë në Britaninë e Madhe?

Kryeministri Edi Rama: Në raport me Shqipërinë?

Muhamed Veliu: Po, në raport me Shqipërinë?

Kryeministri Edi Rama: Ka pasur një shprehje dëshire nga ana e Britanisë së Madhe e jo vetëm, edhe e disa vendeve të tjera lidhur me këtë dhe jo pas por edhe përpara se të ndodhte marrëveshja jonë me Italinë, por përgjigja ime ka qenë e prere “Jo” dhe mbetet e prerë “Jo”. Italia është një histori tjetër dhe është një realitet tjetër në tablonë e marrëdhënieve tona miqësore dhe marrëdhënieve tona ndërkombëtare kështu që i kam shpjeguar të gjitha arsyet pse Italia ha bukë veç.

Në Tiranë, Lord Cameron pritet të vlerësojë, koordinimin me Ministrinë e Punëve të Brendshme në parandalimin e emigracionit ilegal dhe bashkëpunim e SPAK me NCA kundra krimit të organizuar.

Në 2022, mbërritën me gomone 13 mijë shqiptarë, kjo shifër ra me 90% gjatë 2023 ku shkuan vetëm 900 shqiptarë, ndërsa gjatë periudhës Janar-Prill 2024 hynë me gomone vetëm 20 shtetas shqiptarë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, thotë se “në mënyrë që kjo  vizitë të mos mbetet vetëm në kuadrin e falenderimeve dhe vlerësimeve, është një mundësi e mirë për  Qeverinë  Shqiptare në të këmbëngulurin e shtimin  të vizave për punonjës sezonal dhe vizat e punës për shqiptarët. Emigracioni ilegal nuk mund të luftohet vetëm me dëbimet e përjavëshe cdo të enjte me charter Londër- Tiranë. të shqiptarëve pa dokumente në shtetin ishull”.

Continue Reading

Politike

‘Le ta lavdërojë kush të dojë’/ Berisha: Dumanin e kemi armikun më të egër

Sali Berisha ka përsëritur mbrëmjen e sotme akuzat e tij ndaj kryeprokurorit Altin Dumani. Berisha tha se ai lëshon fletë-arresti pasi njofton ata për të cilët lëshohet fletë-arresti, “t’ia mbathin në të katër anët”.

Gjatë fjalës së tij, ai e vuri theksin edhe tek skandali i sistemit TIMS. Sipas Berishës,”Malaveci i mori të dhënat e TIMS-it nga Taulant Krimi”.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Qytetarë dhe qytetare, dëgjoni çdo ditë se Zamani dhe Dumani lëshojnë fletë-arresti kallp, lëshojnë fletë-arresti pasi njofton ata për të cilët lëshohet fletë-arresti, t’ia mbathin në të katër anët. Nuk kishte akt më të turpshëm, më të shpifur se të njoftojë se lëshoi 50 fletë-arresti, në një kohë kur asnjë nga kriminelët nuk u arrestua.

Sepse fletë-arrestin Zamani i krimit e lëshoi pasi ata u larguan, u larguan, u njoftuan, ikën, e paguan e kështu me radhë.
Tallet me një komb të tërë ky faqezi që nuk ka nder as dinjitet. Kujt ia bën këto ky? Po e kemi armikun më të egër atë, le ta lavdërojë kush të dojë, është armik i shqiptarëve, armik i Shqipërisë.

Si ka mundësi qytetarë të dashur, që jeta juaj të kontrollohet nga kriminelë dhe trafikantë që Malaveci, ky kriminel i damkosur të ketë kontroll të plotë pa asnjë lidhje përveç krimit, mbi sistemin më sekret të të dhënave, TIMS-in?
Po pse kjo, kush ia dha? Ia dha Edi Rama, ia dha Taulant Krimi, ia dha Met Katrori, ia dhanë faqezinjtë e krimit, ia dhanë balozët e krimit, ia dha Ulsi Manja që mbajnë në punë këtë kriminel. Miqtë e mi, zyrat e këtij regjimi janë me armiqtë tuaj, me kriminelë të egër.

Si ka mundësi, që në postet më nevralgjike të drejtorisë së policisë, Bledar Çuçi, i nipi i kriminelit, xhelatit Gafurr, Edi Rama, Met Katrori punësoi 11 vetë pa certifikatë sigurie, pa asnjë kriter. Kriteri i vetëm, lidhjet me krimin. Që t’u kontrollojnë ju, që të mbajnë peng qytetarët e ndershëm, që t’u vjedhin pasuritë e tyre. Ndodh kjo në botë përveçse në Shqipëri? Ju në çdo zyrë keni armiq.

Continue Reading

Politike

A do të jetë Argita Malltezi pasardhësja e Berishës në politikë? Noka zbulon bisedën private

Që pas arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha, vajza e tij, Argita Malltezi ka filluar të jetë më e pranishme në skenën politike. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur noka, ditën e sotme ka folur në lidhje  me mundësinë që Argita Mallezi të marrë rolin e të atit Sali Berishë në politikë. Noka tha në “News 24”, se ai ka qenë ndër politikanët në radhët e demokratëve që i ka kërkuar të bijës së ish-kryeministrit të angazhohet me kohë të plotë.

Megjithatë ai u shpreh se ajo e ka refuzuar këtë kërkesë.

Çfarë simbolizon pjesëmarrja e Argita Malltezit në protestat e opozitës?

Noka: Argita Berisha është një demokrate që ka mbështetur historiksht çdo kauzë të partisë së saj Nuk ka ose duket çudi prezenca e saj në protesta. Unë kam qenë një nga politikanët e kësaj force që ia kam kërkuar angazhimin me kohë të plotë, por ajo e ka refuzuar. Megjithatë kontributi i saj është jashtëszakonisht i vlefshëm.

Sa gjasa ka të jetë pasardhëse e të atit pas vitit 2025?

Noka: Synimi ynë sot është të organizohemi, të mobilizohemi, të ngrihemi dhe të përballemi të rrëzojmë regjimin më korruptiv pas diktaturës. Pastaj gara për PD, ajo e ka një kryetar sot, kur mos të ketë do flasim. PD ka një kryetar. E kam thënë dhe e them, kam qenë i pari që i kam kërkuar që në 2013 një angazhim më të plotë të zonjës Malltezi në PD.

Do ishit dakord të ishte pasardhëse?

Noka: Për sa koh të jetë Sali Berisha kryetar unë nuk harxhoj kohë të diskutoj asgjë tjetër për kryetar

Continue Reading

Politike

‘Reagim ndaj një shpifësi të shpërfytyruar!’

Nga Sali Berisha

Reagim! Reagim ndaj një shpifësi të shpërfytyruar!

Sot Edi Rama nxori në treg shpifjen e rradhës. Sipas tij Sali Berisha nuk donte lirimin e të burgosurve politikë. Një shpifje të tillë banale nuk e ka nxjerrë nga goja njeri tjetër kurrë, përveç shpifësit të shpërfytyruar Edi Rama.

Në dhjetor të vitit 1990 në burgjet dhe kampet e Shqiperisë kishte mijëra e mijëra të burgosur dhe të internuar politik. Partia Demokrtatike në të gjitha protestat e saj në mbarë vendin doli me sloganin “Lironi vëllezërit tanë” dhe denoncoi në arenën ndërkombëtare mashtrimin e etërve të Edi Ramës se Shqipëria kishte vetëm 100 të burgosur politikë.

Me protestat dhe denoncimet e saj arriti t’i imponojë regjimit lirimin e të burgosurve politik të cilet nga burgjet dhe kampet u anëtarësuan në radhët e PD-së dhe u zgjodhën në të gjitha strukturat drejtuese të saja.

Shpifjet dhe trillimet e Edi Ramës dëshmojnë thjesht pafytyrësi. Por pavarësisht nga kjo i kërkoj atij nëse i ka mbetur ndonjë grimcë njerëzore në amoralitetin e tij, të denojë firmat prej xhelati të babait të tij biologjik, piktorit kriminel Kristaq Rama, për varjen publike të poetit disident Havzi Nela dhe ekzektutimin e qytetarëve të thjeshtë të pafajshëm si kundërshtarë të diktaturës hoxhiste.

Continue Reading

Politike

Haklaj: Meta ndihmoi Gruevskin të arratisej, e shoqëroi me makinë në Malin e Zi…

Azgan Haklaj anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, tha se Ilir Meta ka ndihmuar ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski që të arratisej nga vendi.

‘Meta shoqëroi me makinë Gruveskin në Malin e Zi. Ka takuar Gruveskin, s’ka siguruar dot azil politik.’- tha Haklaj.

Nikola Gruevski, është dënuar me burg në Maqedoninë e Veriut, por është strehuar nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, në Hungari.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING