Kosova
Ambasadori Hill e ka tepruar, puth xhelatin dhe akuzon ndaj viktimën
Jo rrallëherë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka bërë deklarata në favor të Serbisë dhe presidentit të saj Aleksandër Vuçiç, duke e mburur atë për fleksibilitet në negociatat me Kosovën të ndërmjetësuara nga Bashimi Europian, por dhe, rrjedhimisht, duke akuzuar Kosovën për mungesën e zbatimit të marrëveshjeve, kryesisht zbatimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Së fundmi, ambasadori amerikan Hill bëri skandain e radhës, duke deklaruar për mediat serbe se aktualisht Serbia është më afër NATO-s se Kosova. Hill kështu është përgjigjur kur është pyetur në mënyrë provokuese nga gazetari serb për qëndrimin e Uashingtonit ndaj UÇK-së gjatë kohës së luftës.
Analisti Faton Mehmeti, tregon se “Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarit të televizionit publik serb RTS, që kontrollohet nga Vuçiqç, tekstualisht ambasadori amerikan u shpreh: “E dini, në fakt, nëse shikoni se kush është partneri i NATO-s, Serbia është shumë më afër NATO-s sesa Kosova”.
Sigurisht që ambasadori Hill nuk është thirrur të vendosë kush është më afër dhe kush më larg nga NATO-ja. Ai nuk është as shefi i NATO-s as ndonjë asnjë person tjetër nga Aleanca që thirret për këtë çështje. Prandaj, paralelizmi nuk ishte i duhuri.
Lidhur me këtë ka reaguar ashpër nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, por edhe vetë ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se i konteston ata që dëshirojnë të bëjnë krahasime dhe komente të tilla.
Mehmeti tha se kjo nuk është hera e parë që ambasadori Hill bën deklarata të tilla, që nuk shprehin qëndrimin amerikan.
“Është e habitshme se si ende vazhdon të jetë në pozitën e ambasadorit pas kaq shumë skandaleve të tij” – theksoi analisti
Sipas tij, “Kosova zyrtare urgjentisht duhet të dërgojë një notë proteste për deklaratat e Hill. Dhe nëse ai vazhdon me veprime të tilla kundër Kosovës, duhet të shpallet deri edhe “non grata“.
Hill e ka tepruar, kupa po mbushet me lëndime ndaj xhelatit dhe akuza ndaj viktimës.