Politike
Amerikania Evi Kokalari këshillon Sali Berishën me telegram…
Aktivistja Evi Kokalari, e cila për një periudhë ishte shumë aktive pranë Sali Berishës në ‘operacionin’ për t’i marrë PD-në Lulzim Basha, pas rikthimit në SHBA tashmë ka shumë kritika edhe ndaj kryetarit të saj. Në një postim së fundmi Kokalari ka kritikuar qëndrimin e Sali Berishës gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit Kombëtar, ku ka kërkuar që ish kryeministri të mbante qëndrim të prerë mbi pikëpamjet e PD-së.
“Dje, ne mbledhjen e kryesisë paska pasur debat te fortë nëse duhet thënë PD Konservatore ne materialin e Kodit të Sjelljes, Etikës dhe Integritetit apo jo. Nga një anë ka qenë Edith Harxhi që vazhdon e vetme në kryesi të luftojë për konservatorizëm, nga ana tjetër Enno Bozdo (kam shumë rezerva për këtë individ), Albana Vokshi, Belind Kelliçin dhe Josefina Topallin që thoshin që PD është pjesë e EPP. Ne fund ka insistuar Berisha dhe përfundimi ka qenë të lihet “parti konservatore e qendrës”. Çfarë kuptimi ka ‘konservatore e qendrës” Zoti e di? Kjo në vetvete nuk qëndron dhe duket qartë qe është një tentative për t’i bere qejfin të gjitha palëve. Gabim!! Tashti me Belind Kelliçin nuk merrem me sepse ai nuk ka arritur asgjë politikisht me meritokraci. Kryetar te Forumit Rinor e bene ata qe donin t’ja merrnin Kryesine Saljanit dhe ti hiqnin kontrollin Bashës. Deputet e bëri Basha mbas lëpirjeve që vetëm një njeri pa karakter mund ti bej. Pra, as zgjedhjet nuk fitoi por u fut me listat e mbyllura. Tashti po i lëpihet Shkëlzenit, a thua se kjo do e nxjerr në dritë”, shkruan Kokalari.