Aktualitet
AMP zbarkon në jug/ Hetime për policë të përfshirë në favorizim të ndërtimeve pa leje
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ndërmarrë një operacion të gjerë në Sarandë, Ksamil dhe zonat përreth.
Ky aksion po zhvillohet në kuadër të hetimeve për efektivë policie të dyshuar si të përfshirë në favorizimin e ndërtimeve pa leje. Burimet raportojnë se priten urdhër-arreste për punonjës të komisariatit të Sarandës.