Kosova
Analisti paralajmëron lëvizje të reja: Delimitimi i kufijve Kosovë-Serbi në rrezik
Analisti Ben Andoni, duke folur për marrëdhënien Serbi-Kosovë tha se dialogu mes tyre është jo thjesht i vështirë por ka lindur i vështirë.
“E para, ne e dimë që pengesa themelore është dokumenti themeltar i shtetit Serb dhe e dyta është delimitimi i kufirit, përcaktimi i kufirit që ata e quajnë kajnor ndërsa ne e quajmë kufi republikan, Kosovarët. Ka patur një moment te mirëvite me parë, ku dukej se qoftë Ivica Daçi qoftë Hashim Thaçi ishin shumë afër miklimeve ndërkombëtare dhe Brukseli kishte një zë më solid dhe më të fortë. Serbët bëjnë atë që pak a shumë është në lloj paradigme e vendeve sllave që i zgjasin gjërat për të përfituar kohë përmes lodhjes së kundërshtarit dhe në të vërtetë ata e kanë lodhur vërtet Kosovën”, është shprehur analisti.
Gjithashtu ai theksoi se në disa momente Kosovës i është dashur te perdore naracionin nacionalist për pjesën sovraniste të tyre dhe se lista serbe ka treguar që është agresive.
“Është fakt që në vazhdim presim që Serbia të bëjë ‘Banjska’ të tjera sepse ajo e tillë është gatuar, nuk e pranon realitetin. Ka patur gjithashtu ne muajt e fundit, mundesi te arta qe Kosova te kishte nje tjeter qasje perballe nderkombetareve, duke perfituar edhe nga situate e kaosit ne Serbi. Por ne te kundert, Prishtina zyrtare e ka ndihmuar Beogradin nëpërmjet amullis së saj institucionale” – potencoi Ben Andoni.