Connect with us

Politike

Andi Tela: Mazhoranca vendosi mur para SPAK për Belinda Ballukun, sfidoi SHBA-të dhe BE-në

Analisti Andi Tela, deklaroi se mazhoranca, duke refuzuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, ka krijuar “një mur” përballë SPAK, duke sfiduar kështu edhe sponsorët e SPAK, SHBA-të dhe BE-në.

“Pas Metës dhe Berishës që bashkuan 140 votat e famshme, Rama thotë kam qenë promotori kryesor i reformës. Ai thotë nuk keni parë këtë drejtësi të re që ndëshkon të pandëshkueshmit. Sot pamë Ulsi Manjën që ndërtoi skemën e mbrojtjes, dhe Ramën që bëri të njëjtën gjë duke thënë sukseset e saj në punë dhe arsyet pse prokuroria po gabon. Në fund Rama tha rrëzohet kërkesa.

SPAK ka kërkuar masën e arrestit, ta marrë nga Kuvendi dhe ta çojë në gjykatë. Gjykata do të vendoste. Edhe nëse gjykata e shkallës së parë bën çfarë thotë SPAK, do të ishte shkallë e dytë me 3 gjyqtarë, që do të vendosnin. Nëse këtë prapë do të ishin pjesë e këtij grupit do të shkonin në Gjykatë të Lartë dhe pastaj në Kushtetuese. Sot për herë të parë nga nëntori 2021, kur Lefter Koka ishte i pari që u dorëzua në SPAK, ishte rasti i parë që mazhoranca vendosi mur para SPAK. Sfidoi edhe sponsorët e SPAK, BE, SHBA dhe publikun shqiptar që mbështet në mbi 70% punën e SPAK.

Çfarë ndodh pas këtij momenti? Cilat janë kostot që kryeminsitri dhe mazhoranca marrin, duke vendosur Ballukun përballë SPAK, sponsorëve të SPAK dhe publikut?”, tha ndër të tjera Tela.

Advertisement