Aktualitet
Anija luftarake ‘Amerigo Vespucci’ mbërrin në portin e Durrësit
DURRËS– Ka mbërritur në portin detar të Durrësit anija e Marinës Luftarake të Italisë “Amerigo Vespucci”. E ndërtuar në vitin 1930 në Itali, nisi lundrimin e saj në 1931, ajo është një muze lundrues dhe prej 90 vjetësh funksionon si anije me vela dhe me motor. Anija luftarake ka një gjatësi prej101 m dhe lartësi 54 m. ‘Amerigo Vespucci’ evokon epokën e shekullit XV-XVI kur u eksploruan kontinentet e panjohura të planetit. Komandanti i anijes Luigi Romagnoli thotë se ardhja në portin e Durrësit, është pjesë bashkëpunimit me marinën detare shqiptare.
“Jemi këtu për lidhjet që kemi mes dy vendeve, sidomos të marinës detare dhe marinës ushtarake. Anija do të qëndrojë këtu Do të jemi këtu për 3 ditë e gjysmë dhe do jetë e hapur për publikun. Jemi të prekur nga mikpritja e autoriteve dhe publikut”, u shpreh komandanti i anijes Luigi Romagnoli.
“Anija “Amerigo Vespucci”, u ndërtua në Napoli në vitin 1930 dhe për 90 vjet ka lundruar në ujërat e të gjithë detrave. Kjo anije ka përshkuar me mijëra milje duke lundruar, që janë gati sa të këtë bërë xhiron rreth botës 40 herë dhe të ngjitesh këtu në bord është njësoj si të kthehesh pas në kohë, në shek. 15-16, në epokën e anijeve të mëdha që lundronin në të gjitha ujërat detare të botës. Të ngjitesh këtu në bord, është një eksperiencë unike “, tha oficeri i anijes Federico Messini.
Anija “Amerigo Vespucci” shërben si shkollë për studentët e vitit të parë të Akademisë Detare të Livornos. Në bordin e saj ndodhen 400 persona prej të cilëve 260 janë ekuipazh i përhershëm dhe 140 studentë të marinës të cilët përveçse studiojnë, kryejnë edhe detyra të tjera në anije. Kjo është hera e dytë që vjen në Durrës, por në vitin 2007 ajo qëndroi në radën e jashtme. Anija do të qëndrojë deri ditën e mërkurë në Durrës dhe do të mirëpresë edhe qytetarë të zakonshëm e kureshtarë.