Connect with us

Sport

Arbeloa beson te përmbysja: Jemi Reali, nuk dorëzohemi kurrë

Trajneri i Real Madridit, Álvaro Arbeloa, ka shfaqur besim të madh për një përmbysje të mundshme ndaj Bayernit në çerekfinalet e UEFA Champions League.

Në konferencën për shtyp nga ‘Allianz Arena’, tekniku spanjoll theksoi identitetin fitues të skuadrës së tij. “Para së gjithash, ne jemi Reali.

Nëse ka një skuadër që mund të vijë në këtë stadium për të përmbysur rezultatin, ajo jemi ne. Jemi një ekip që nuk dorëzohet kurrë, skuadra me 15 Kupa të Kampionëve”, deklaroi Arbeloa.

Ai pranoi se skuadra duhet të përmirësojë disa aspekte të lojës për të arritur objektivin. “Duhet të jemi më efikasë, sepse nuk do të kemi aq shumë raste sa në ndeshjen e parë. Është çështje besimi dhe duhet të luajmë shumë mirë”, shtoi ai.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe mesfushori anglez Jude Bellingham, i cili e konsideron këtë përballje si vendimtare. “Për ne është si një finale. Ka shumë në lojë dhe duhet të japim maksimumin. Është gjithçka ose asgjë, ky është mentaliteti ynë. Nuk do të fshihemi”, u shpreh Bellingham.

Real Madridi synon një tjetër mbrëmje magjike në Champions, duke u mbështetur te historia dhe karakteri i tij për të përmbysur rezultatin dhe për të vazhduar rrugëtimin drejt trofeut.

Advertisement