Connect with us

Aktualitet

Ardhja e Olivér Várhelyi në Tiranë, ishte misioni për të mbështetur Shqipërinë, në reformat e ndërmarra

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi vizitoi dje Tiranën ku iu drejtua parlamentit shqiptar, u takua me Kryeministrin

Edi Rama Presidentin Ilir Meta, kryetarin e opozitës

Lulzim Basha

,dhe anëtarët e institucioneve të vettingut.

Vizita ishte pjesë e një turi rajonal në Ballkanin Perëndimor për të paraqitur raportet vjetore të BE-së dhe Planet Ekonomike dhe të Investimeve për të mbështetur dhe sjellë rajonin më pranë Bashkimit Evropian. BE do të sigurojë deri në 9 miliardë euro në grante për 2021-2027 për investimeve të rëndësishme në transport, energji, tranzicion të gjelbër dhe dixhital për të krijuar rritje të qëndrueshme dhe vende pune.
Ka ende edhe disa punë për të bërë, por  është afër përmbushjes së kushteve të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian në funksion të konferencës së parë ndërqeveritare, thotë raporti vjetor i Komisionit Evropian për Shqipërinë.
Raporti i plotë i Shqipërisë dhe gjetjet kryesore mbi ecurine në lidhje me kriteret politike dhe ekonomike për pranimin në , sistemin gjyqësor, administratën publike, anti-korrupsionin dhe luftën kundër krimit të organizuar, të drejtat themelore, migracioni dhe më shumë.
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“SIGAL UNIQA Vital Truck” dy ditë në Divjakë/ Ponari: Do të jemi pranë banorëve të zonës edhe me zyrën e re

Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA Vital Truck” qëndroi dy ditë në qytetin e Divjakës, duke u mundësuar banorëve të zonës vizita dhe ekzaminime falas.

Në një prononcim për mediat, në krah të kryebashkiakut të Divjakës, CEO i SIGAL UNIQA Avni Ponari foli mbi rëndësinë e sigurimeve dhe atë çfarë ofron kompania që ai drejton.

Ai apeloi tek banorët e zonës që ti shohin sigurimet si mbrojtjen më të mirë të pasurive por edhe të shëndetit të tyre.

Pronat e krijuara gjatë 12 muajve për tre orë mund të shkatërrohen. Një sigurim për këto prona dhe gjedhët që ka në Divjakë, duke përfshirë edhe shpendët, kafshët, serat dhe çdo lloj produkti bujqësor është i sigurueshëm.

Sigurimi është një mbrojtje e gjithanëshme për secilin, paguan pak sot por kujdesi mjekësor është i vazhdueshëm kudo. Ne i shërbejmë klientit në të gjitha drejtimet, brenda dhe jashtë Shqipërisë”, u shpreh Avni Ponari.

Ai foli edhe për paketat e sigurimit shëndetësor që ofron SIGAL UNIQA duke u ndalur te “Jeta”.

Në njërën anë është SIGAL që i promovon dhe i paguan të gjitha faturat dhe shpenzimet dhe kosto e këtij produkti shkon maksimumi deri në 300 euro për vit dhe produkti tjetër është që kujdesesh për veten tënde duke paguar një prim të caktuar në varësi të gjinisë dhe moshës dhe përfiton një shumë të caktuar nga 500 deri në 500 mijë euro në varësi të primit që paguan”, vijoi ai.

Ponari shtoi më tej se, me mbështetjen edhe të bashkisë së Divjakës, shumë shpejt SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA do të hapë zyrën e saj për ti shërbyer sa më mirë qytetarëve të saj.

Vizita e “SIGAL UNIQA Vital Truck” u përshëndet edhe nga kryetari i bashkisë Divjakë z. Josif Gorrea, i cili foli me superlativa për kompaninë SIGAL UNIQA ndërsa u shpreh i bindur në bashkëpunimin e mëtejshëm me kompaninë më të madhe të sigurimeve.

Gjatë gjithës jetës time kam qënë klient i juaji. Nga ana e bashkisë do të keni mbështetjen time të plotë për zyrën që do të hapni këtu“, tha ndërkohë kryebashkiaku i Divjakës Josif Gorrea.

Më pas, Drejtoresha e Departamentit të Shëndetit në SIGAL UNIQA, znj. Milena Merjemaj dhe përfaqësues të këtij departamenti, z.Edison Gjoni dhe z.Jurgert Prezja folën për të tjera sigurimi që ofron kompania, të cilat janë të vlefshme dhe të domosdosshme jo vetëm për qytetarët e Divjakës por të të gjithë Shqipërisë.

Sot, SIGAL UNIQA mundëson blerjen e çdo siguracioni jo vetëm në zyrat e saj por dhe online në www.sigal.com.al .

SIGAL u themelua në shkurt 1999 dhe prej vitit 2007 është pjesë e “UNIQA Insurance Group”.

SIGAL UNIQA operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni duke kryesuar tregun në këto shtete e duke qenë edhe mes Top 50 kompanive më të mëdha në Europën Juglindore.

Falë strategjisë së ndjekur, modelit të biznesit, menaxhimit financiar, stafit profesional dhe korrektësisë kontraktuale kompania është sot lidere e tregut shqiptar dhe rajonal të sigurimeve.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohhet me standarte tërësisht evropiane.

Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë që ka shoqëruar këtë kompani prej çerekshekulli.

Ndaj edhe sot, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

 

Continue Reading

Aktualitet

Blendi Gonxhe, thirrje të rinjve të punojnë në shtet: Kemi plot vende të lira, por s’pranojnë se kanë frikë për të firmosur

Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës ka zhvilluar paraditen e sotme aktivitetin “Panairi i Punës”.

I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe. Gjatë fjalës së tij, ministri Gonxhe ka thënë se duhet një reformë për pensionet.

“Ne do të bëjmë ç’është e mundur sivjet të hapim sytë dhe mendjen sa i takon një reforme të plotë për pensionet. Pensionet nuk mund të jenë në këtë gjendje.

Ne do të duhet të ndërhyjmë fort sepse pensionet janë një motivator i rëndësishëm për të gjithë ata që bëjnë një plan angazhimi, marrin një vendim për të punuar apo ajo.

Pensioni për disa nga ne do të jetë ndoshta as 1/6 e asaj që paguajmë për veten tonë për shkak të rënies së madhe të vlerës së fondit që në vite do të na kthehet ne pastaj në pjesën që do të marrin në momentin e pensionit”, thotë ministri Blendi Gonxhe.

Gjatë fjalës së tij, Gonxhe u shpreh se do të bëjë çfarë të jetë e mundur për rritjen e pagave pasi thotë se sjellin dhe një rritje të menjëhershme të konsumit.

“Ne do të bëjmë çmos, ju garantoj për këtë, që të ngremë pagat. Pagat janë një histori fitore-fitore. Ata sjellin një rritje të menjëhershme të konsumit”, u shpreh Gonxhja.

Më tej, ministri Gonxhe ka bërë thirrje që të aplikohet për punë në shtet, teksa ka thënë se shumë janë zhgënjyer dhe kanë frikë për të firmosur.

“Ne kemi shumë vende pune. Unë ju ftoj të gjithëve të klikojnë në faqen e DAP-it, unë ju ftoj të gjithë të provojnë dhe njëherë tjetër të punojnë në shtet. Unë e kuptoj se shumë janë të zhgënjyer.

Kanë frikë për të firmosur, kanë frikë nga hetimet. Unë i kam bodrumet në depresion total se aty punonte ekonomia që kam gjetur, në bodrum. Në një shtet që vuante për ekonominë, ekonomia punonte në bodrum. Rrogat shumë të ulëta, po mundohemi t’i ngremë.

Shumë shpejt të kalojmë në kushte të tjera. Duhet dhe ndihma juaj që njerëzit të aplikojnë. Janë 126 vende që presim, procedurat e DAP-it janë të tilla, marrin pak kohë”, tha Gonxhe.

Continue Reading

Aktualitet

Pirro Dhima: Në Greqi me bullizojnë si shqiptar nga mëngjesi në darkë, por unë s’jam shqiptar

Në një intervistë në televizonin grek Open, Pirro Dhima tregoi se është bullizuar shpesh, madje ende vazhdojnë sharjet dhe fyerjet ndaj tij duke e quajtur ‘shqiptar’.

Por Dhima tha se nuk shqetësohet nga kjo, edhe pse nuk ndjehet se është shqiptar, ai ka thënë se është rritur me shqiptarët dhe i ka quajtur ata vëllezër.

Dhima tha se “minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi janë dhe duhet të jenë urë lidhëse për miqësinë mes dy vendeve, fakt ky që është pohuar edhe nga vetë Mitsotakis në prani në zotit Rama në Dervican të Shqipërisë”.

Teksa u pyet nga gazetarja se “a ka ndjerë racizëm në Greqi, apo je bullizuar?”, Dhima u përgjigj po.

“Poooo, çdo ditë, çdo ditë. Nga mëngjesi në darkë më shajnë. Për shumë vite seri ndodh kjo gjë. Ende edhe sot disa trollë shkruajnë nga mëngjesi në darkë, më shajnë, më fyejnë. Më quajnë shqiptar. Unë nuk ndjehem shqiptar, s’jam ndjerë ndonjëherë shqiptar, nuk jam shqiptar”, tha ai.
Continue Reading

Aktualitet

Ish-prokurori për sulmet e Metës ndaj kreut të SPAK: E papranueshme gjuha e përdorur

Ish-prokurori Eugen Beci ka folur mbi sulmet dhe fyerjet e shpeshta të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Ai tha se askush nuk ndihet mirë kur sheh që një ish-zyrtar i lartë që ka mbajtur postet më të rëndësishme të vendit, drejtohet ndaj prokurorëve me një gjuhë të tillë.

Beci shtoi se nëse Meta ka pretendime se SPAK është i ndikuar politikisht në hetimet ndaj tij, atëherë duhet t’i provojë këto pretendime në një mënyrë tjetër.

“Një person, qoftë edhe prokuror nuk ndihet mirë kur një person që ka mbajtur postet më të larta shtetërore, reagon në këtë mënyrë. Dëshira për të sulmuar prokurorët duhet të largohet. Një dëshirë që ka lindur që nga viti 2013 kur politika filloi të intimidojë të gjithë magjistratët.

Është një sulm që nuk duhet të jetë personal por të bazohet në partime. Nëse SPAK për Metën ka të dhëna që ndikohen politikisht, zotëria në mënyrën më të mirë të mundshme mund t’i tregojë këto të dhëna dhe të zbulojë se SPAK është kapur politikisht”, – u shpreh Beci në emisionin “Breaking”.

Më tej, sa i takon arsyes së reagimit të ashpër nga Meta, ish-prokurori tha se kjo mund të lidhet me fazën ku mund të ndodhen hetimet ndaj kreut të PL dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

“Nëse është një lloj reaksioni ndaj hetimeve të SPAK, atëherë mendoj se është normale të përballen në sallat e gjyqit dhe argumente ligjore për të zbuluar edhe shkeljet proceduriale që ata pretendojnë.

Nga veprimet e kryera nga prokuroria, çifti Meta ka kuptuar se ka një hetim ndaj tyre dhe sigurisht kanë të drejtën e tyre të reagojnë por në përmbajtje, forma e zgjedhur nuk është e duhura”,- shtoi ish-prokurori.

Ndër të tjera, Beci tha se prokurorët nuk duhet të intimidohen nga sulme të tilla dhe t’i hedhin poshtë duke paraqitur prova të pakundërshtueshme që mbështesin hetimin ndaj Metës dhe Kryemadhit.

Continue Reading

Aktualitet

Minxhozi: Akuzat në dokumentarin e “RAI 3”, të ricikluara. Vlejnë vetëm për një përdorim në Tiranë!

Analisti Skënder Minxhozi në emisionin “Real Story” u shpreh se akuzat në dokumentarin e “Rai3”, janë të ricikluara dhe se sipas tij vlejnë vetëm për një përdorim në Tiranë.

Gjithashtu theksoi se kryeministri Rama ka treguar se me qeverinë e tij punon mirë pavarësisht ideologjisë.

Pjesë nga biseda në studio:

Skënder Minxhozi: Në Itali kur programe të tilla bëjnë investigime dhe hetime dihet që krijohet një valë sizmike. Ka kohë që në Shqipëri post komuniste valët që krijojnë një lajm në media kanë humbur sepse janë pleksur të gjitha bashkë dhe nuk dihet ku është e vërteta. Ndërsa për akuzat ndaj Agaçit, janë të vjetra të ricikluara dhe vlejnë vetëm për një përdorim në Tiranë dhe jo për gjë tjetër. Është një ngritje topi dhe më kujton akuzat e BILD. Duket sikur që kur janë shkruar janë bërë me një ‘sy’ për Tiranën. Arsyeja e tretë është ajo e kostos. Rama ka bashkëjetuar me një realitet të deformuar ideologjik. E majta evropiane ka qenë në zbaticë dhe ai ka qenë i shtrënguar të krijojë miqësi të bëjë lobim në qeveri që kanë qenë edhe të djathta.

Artur Zheji: Partia ka organizëm tjetër dhe qeveria ka organizëm tjetër.

Minxhozi: Rama ka bërë alikiminë që marrëdhëniet i mbante me Merkelin dhe ideologjikisht duhet të komunikonte me socialdemokratët. Problemi i Ramës është thjesht jo ekzistent. Ai duhet të krijojë aleancë me atë që është në qeveri. Edi Rama është një politikan cinik dhe e sheh që e majta italiane edhe për shumë kohë nuk vjen në pushtet. Ka treguar se me qeverinë e radhës punon mirë pavarësisht nga çfarë përfaqëson.

Zheji: Niveli i marrëdhënieve ndërpartiake është lënë në plan të dytë.

Minxhozi: Rama na ka dhënë shembuj që me parti të djathta apo të majta në pushtet ndërton marrëdhënie. Është një politikan që ndjehet mirë me të djathta dhe të majta, ndërton marrëdhënie personale. Rama nuk do t’ja dijë fare për partitë. PS është shumë pak socialiste me dorën e Ramës

Continue Reading
Advertisement

TRENDING