Pinknews
Ardit Gjebrea ndan lajmin e trishtë, humb njeriun e afërm
Një lajm i trishtë ka prekur familjen e moderatorit dhe kantautorit Ardit Gjebrea. Nëna e bashkëshortes së tij, Anilës, është ndarë nga jeta.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gjebrea përmes një postimi në Instagram, ku ka njoftuar miqtë dhe të afërmit edhe për ceremoninë e përcjelljes dhe oraret e pritjes së ngushëllimeve.
“Me trishtim njoftoj që mamaja e Anilës ndërroi jetë. Përcjellja do të bëhet sot në orën 2pm nga Alba 2000, shtëpia e funeralit tek Rruga e Durrësit. Pritja do të jetë ditën e shtunë dhe të dielë, në orën 10.00-13.00 dhe pasdite 5pm-8pm”, ka shkruar Gjebrea.
Sipas njoftimit, ceremonia e përcjelljes do të zhvillohet sot në orën 14:00, nga shtëpia funerale “Alba 2000”, në Rrugën e Durrësit.
Familja do të presë vizita ngushëllimi gjatë ditës së shtunë dhe të dielë, nga ora 10:00 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 20:00.