Connect with us

Sport

Armando Broja mund të shitet këto 10 ditë, Chelsea jep një tjetër opsion për klubet që e duan

Chelsea duket se është gati të ndahet me Armando Brojën. Sipas “The Sun”, klubi londinez ka ndërmend ta shesë sulmuesin kuqezi dhe është i gatshëm ta huazojë lojtarin këtë muaj.

Blutë do të pranojnë një ofertë për huazimin e sulmuesit me kusht që në marrëveshje të përfshihet edhe blerja e detyrueshme e lojtarit për 35 milionë sterlina (40 milionë euro).

Ofertat për Brojën nuk do të mungojnë, sepse sulmuesi shqiptar është shumë i vlerësuar në të gjithë Europën. Për të interesohen edhe klube të Premier League si Wolves, West Ham dhe Fulham.

Sport

Bie sistemi për biletat Euro 2024, tifozët ‘shpërthejnë’ në rrjet

Teksa vetëm disa javë ndajnë nga fillimi i Europianit, kanë filluar të shfaqen problemet e para me sistemin e biletave dhe organizimin. UEFA njoftoi se do të ketë një sasi biletash shtesë, me tifozët që iu desh të nxitojnë për të siguruar një të tillë, teksa u vu re edhe çmimi “i kripur” i tyre. Por nuk mbaroi me kaq, pasi bllokimi i shpeshtë i sistemit ka sjellë pakënaqësi te tifozët.

Biletat shtesë që janë në dispozicion do të përfshijnë biletat e ofruara për rishitje përmes platformës zyrtare të rishitjes në mars/prill, bileta të vëna në dispozicion pas finalizimit të konfigurimeve të stadiumeve dhe një numër të konsiderueshëm biletash me pamje të kufizuar me çmime më të ulëta.

Shitjet e minutës së fundit do të zhvillohen në bazë të prioritetit të aplikimit, derisa të shiten të gjitha biletat, dhe ky është shansi i fundit për tifozët që të blejnë bileta për të ndjekur ndeshjet e Euro 2024 në stadium. Numri i biletave të disponueshme do të ndryshojë nga ndeshja në ndeshje. Në total, do të nxirren në shitje më shumë se 100,000 bileta.

Continue Reading

Sport

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Dortmund fitoi 1-0 kundër PSG-së në gjysmëfinalen e parë mes tyre në Champions League. Francezët vijojnë mos fitojnë në ‘Iduna Park’, me Dortmund që e ka kthyer shtëpinë në një ‘fortesë’.

Ndeshja nisi mirë për Dortmund, me tifozët që ishin fantastikë dhe dhuruan shfaqje me koreografitë e tyre. Pas 15 minutave që vendasit ishin më kërkues, PSG tentoi të kontrollonte lojën dhe e bëri disi, por pa rrezikshmëri.

Duhej minuta e 36-të që ndeshja të zhbllokohej. Një pasim fantastik i Schlotterbeck u kontrollua mirë nga Fullkrug, që me të majtën nga brenda zonës përshëndeti rrjetën e 16 sezonale, pa i dhënë mundësi reagimi Donnarummas. PSG e mbylli pjesën e parë pa goditur portën vendase.

Fraksioni i dytë nisi ndryshe për të besuarit e Luis Enrique që rrezikuan me Mbappe, Vitinha dhe Dembele, por shënjestra nuk ishte e duhura. Megjithë përpjekjet, skuadrat nuk prodhuan gol të dytë.

Kështu, skuadra që merr biletën e parë për në finalen e Londrës do mësohet të martën që vjen në “Parkun e Princave” në Paris, aty ky PSG dhe Dortmund do zhvillojnë aktin e dytë, me gjermanët më të avantazhuar.

Borussia Dortmund-PSG 1-0, cronaca, tabellino e voti: Fullkrug match winner, primo round ai tedeschi | Goal.com Italia

Fullkrug fa sognare il Borussia Dortmund: 1-0 al PSG, Mbappé si ferma al palo|Primapagina | Calciomercato.com

Champions: 1-0 al Psg, la semifinale d'andata è del Dortmund - Quotidiano Sportivo

Continue Reading

Sport

Dortmund dhe PSG “përplasen” në gjysmëfinalen e Champions, titullarët

Dortmund-PSG premton spektakël në orën 21.00. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet, për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League që do të mbahet në Gjermani.Verdhezinjtë e nisin me Kobel në portë, përpara tij janë të vendosur Ryerson, Hummels, Schlotterbeck dhe Maatsen. Mesfusha përbëhet nga Sabitzer dhe Can. Në majë të sulmit është Fullkrug, i cili do ketë ndihmën e Sancho dhe Adeyemi nga krahët, ndërsa Brandt qëndron pas shpinës.

Në krahun tjetër, francezët i besojnë portën Donnarummas, përpara tij janë Hakimi, Mendes, Marquinhos dhe Hernandez. Mesfusha me Emery, Vitinha dhe Ruiz është mjaft e pasur. Sulmi duket i frikshëm, me Mbappe në majën e ofensivës, ndërsa nga krahët janë Dembele dhe Barcola.

BORUSSIA DORTMUND (4-2-3-1): Kobel; Ryerson, Schlotterbeck, Hummels, Maatsen; Emre Can, Sabitzer; Adeyemi, Brandt, Sancho; Fullkrug.

PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Lucas Hernandez, Nuno Mendes; Fabian Ruiz, Vitinha, Zaire-Emery; Dembélé, Mbappé, Barcola.

Continue Reading

Sport

Spektakel me gola dhe penallti, Bayerni dhe Reali ndahen në “paqe”

Bayern Munich dhe Real Madrid barazuan 2-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre në Champions League, zhvilluar në Gjermani.

Bavarezët e filluan ndeshjen mirë, duke treguar se kush janë të zotët e shtëpisë. Djemtë e Thomas Tuchel provuan gjashtë herë të shënonin, por pa ia dalë. Kur nuk shënon do e pësosh dhe kjo ndodhi në këtë duel.

Duhej minuta e 24 që një pasim fantastik i Kroos të shfrytëzohej mirë nga Vinicius, me madrilenët që morën kryesimin në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë Bayern Munich u shkund dhe përmbysi ndeshjen për katër minuta. Në të 53’ Leroy Sane mori topin, dribloi mbrojtësit dhe nga brenda zonës me një të majtë të fortë mposhti Lunin për barazimin 1-1.

Vetëm katër minuta pas episodit, Musiala u fut në zonë duke u penguar nga Vazquez dhe penallti për vendasit. Harry Kane nuk gaboi dhe kaloi Bayern Munich në epërsi, për golin e nëntë sezonal në Ligën e Kampioneve.

Në minutën e 83 sërish Vinicius u tregua i saktë dhe barazoi ndeshjen me penallti, për t’i lënë llogaritë të hapura.

Ndeshja e kthimit gjysmëfinale luhet më 8 maj dhe do jetë dueli në ‘Bernabeu’ që do vendosë se cili mes dy ekipeve do marrë një biletë për në finalen e Uembley.
Continue Reading

Sport

“Beteja” e parë gjysmëfinale e Champions, titullarët e Bayern-Real

Bayern Munchen dhe Real Madrid do të përballen në Allianz Arena (Munich), në ndeshjen e parë të vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet, me Tuchel dhe Ancelottin që kanë vendosur për titullarët.

Gjermanët nuk do të kenë në dispozicion De Ligt, Sarr, Marusic, Coman, Buchmann dhe Boye për shkak dëmtimi. Në krahun tjetër, Los Blancos vuajnë mungesën e Alaba për shkak dëmtimi, ndërsa Carvajal nuk do jetë për shkak kartonësh. Gjyqtari i takimit të sotëm është francezi Turpin.

Formacionet zyrtare:

Bayern Munchen (4-2-3-1) – Neuer; Kimmich, Dier, Kim, Mazraoui; Laimer, Goretzka; Leroy Sané, Musiala, Guerreiro; Harry Kane. Trajner: Thomas Tuchel

 

 

Real Madrid (4-3-1-2) – Lunin; Vazquez, Rudiger, Nacho, Mendy; Valverde, Kroos, Tchouameni; Bellingham; Rodrygo, Vinicius Jr. Trajner: Carlo Ancelotti

Continue Reading
Advertisement

TRENDING