Connect with us

Politike

Armiqtë e mediave të Ramës si armiq të medias

/Lapsi.al/

Kundërshtarët e Edi Ramës nuk e kanë luksin të përdorin dy standarte në gjykimin e tij: edhe t’i shajnë metodat edhe t’ia kopjojnë ato.

Konflikti i fundit, i hapur nga Presidenti i Republikës, po dëshmon pikërisht këtë paradoks. Kreu i shtetit është ngulfatur në përplasje të fortë me një media pro qeveritare si ‘Shqiptarja.com”, e cila prej ditësh ka hapur një fushatë për mënyrën se si Ilir Meta ka dhënë gjatë presidencës së tij mbi 800 nënshtetësi shqiptare.

Qëndrimi më normal që duhet të kishte mbajtur presidenca në këtë rast do të qe se sa të vërteta ishin këto akuza, sqarimi një për një i tyre, si dhe hedhja poshtë, nëse kishte fakte dhe argumente për këtë gjë. Kjo, pra mënyra se si i përdorin kompetencat njerëzit të cilëve u kemi dhënë pushtet, është shumë më e rëndësishme për publikun sesa tenderat që ka fituar Karlo Bolino, bashkëpronësitë e gruas së tij apo letrat prej militanti që i shkruan ndonjë reporter i tyre hierarkëve socialistë për t’i kapur ndonjë vend pune.

Ashtu sikurse ndodh rëndom në Shqipëri edhe njëherë para njerëzve shpërfaqet dilema midis ndershmërisë së gazetarëve në ushtrimin e misionit të tyre dhe sjelljes së politikanëve ndaj akuzave që u vijnë nga pushteti i katërt.

Në këtë dilemë përplasja nuk është bardhë e zi. Ajo nuk është një ndeshje mes ëngjëjve dhe djajve.

Gazetarët, reporterët, mediat për të cilat ata punojnë, kanë shumë mëkate në mënyrën se si ata sillen ndaj misionit të tyre. Le të marrim për ilustrim vetëm një shembull. Të njëjtët që masakruan Ilir Metën kur u kap me bllok në dorë, e amnistuan atë kur u bë “bashkëdrejtues i koalicionit” me Ramën dhe rifilluan akuzat po aty ku i kishin lënë, në momentin që ai u nda nga Rilindja.

Pra këtu nuk kemi aspak si qëllim informimin e publikut, por vënien e shtypit në shërbim të një rryme politike.

Por, duke pranuar këto mëkate që shpesh ulërasin, duke qenë të ndërgjegjshëm për partizanizmin, korruptimin dhe devijimin nga misioni të shumë TV-ve, gazetarëve, portaleve, ka një kriter që duhet të na shërbejë për të qenë më të qartë: sa herë që togfjalëshi personalizues “kush po e thotë” tenton të mbysë pyetjen thelbësore: “çfarë po thotë”, po aq herë duhet të dyshojmë se po përpiqen të na manipulojnë.

Këtë mënyrë sjelljeje e ka ngritur në strategji Edi Rama. Prej kur ka marrë mandatin, prej kur shpiku fjalën “kazan”, ai nuk ka lënë pa ofenduar, atakuar personalisht, në përpjekje për t’i asgjesuar argumentin, asnjë prej gazetarëve që është përballur në studio. Sa herë është kapur me presh në duar, ai ka zgjedhur si taktikë të sulmojë mediat, madje nuk ka kursyer as ato me famë ndërkombëtare, të cilat më pas e kanë nxjerrë bllof. Pikërisht në emër të kësaj strategjie për të mos u përballur kurrë me dëmet që shkakton politika e tij, ai, ndërkohë që “bleu” me favoret e pushtetit të gjitha ekranet e TV-ve të mëdha, për ato që nuk arriti t’i kontrollonte dot, tentoi të rikthente në kodin penal shpifjen dhe më pas po mëton të miratojë një ligj që e kanë hedhur poshtë njëzëri disa institucione ndërkombëtare bashkë.

Falë kësaj sjellje, që në thelb ka vullnetin për të grabitur pa kokëçarje, liria e fjalës në Shqipëri (e tregojnë edhe raportet ndërkombëtare) ka zbritur në nivelet e qeverisjes së Berishës së parë (1992- 1996).

Prandaj nëse duan të japin shembullin si kundër modele të Ramës, kundërshtarët e tij nuk mund të përdorin të njëjtat metoda si ai, duke lënë mënjanë argumentin dhe duke u fokusuar me personin që po e bërtet atë në publik.

Ilir Meta sapo e bëri në sherrin e fundit me Karlo Bolinion dhe me Report TV, pavarësisht nga qëllimet që ata kanë në denoncimin ndaj tij. Edhe Lulzim Basha nuk i ka shpëtuar këtij tundimi. Herë duke etiketuar analistë dhe TV-të si shërbëtorë të qeverisë, herë duke shpallur lista mediash të padëshiruara dhe herë duke anatemuar me mjetet e veta të propagandës ish gazetarë pranë tij si të blerë nga Rama, ai ka bërë të njëjtën lojë.

Natyrisht, gjithkush e di se shpeshherë ata mund të kenë pasur të drejtë në denoncimin publik që u kanë bërë sahanlërirësve të qeverisë. Çdokush e sheh sesi mjedisi ynë mediatik kundërbon nga klithmat e puthadorëve të pushtetit.

Por ama, në këtë rast, më e rëndësishme se nxjerja në dritë e një të vërtete është ruajtja e një parimi, është përdorimi i të njëjtës masë dhe së njëtës peshë në gjykimin e të njëjtit problem.

Dhe ajo është fare e thjeshtë : Çdo politikan që ka një akuzë në publik, qoftë kjo me qëllime politike, qoftë e projektuar për të tërhequr vëmendjen, apo thjeshtë e gënjështërt, duhet të japë shpjegime për të dhe jo ta mbysë debatin në një sherrnajë mashtruese me artikuluesin e saj.

Secili kundërshtar i Ramës, që e ka seriozisht denoncimin e luftës barbare që ai i ka shpallur lirisë së medias, e ka për obligim të adoptojë këtë sjellje. Në përbaltjen që i ka bërë kryeministri aktual këtij mjedisi, shembulli i tij mund të luftohet vetëm me krijimin e një anti modeli. Çdo lloj sjelljeje tjetër, çdo lloj huazimi sado i zbehtë dhe episodik i mjeteve që përdor Rama, është në një farë mënyre vetëm një amnistim i strategjisë së tij. Rënia në këtë kurth vetëm sa i jep frymë shprehjes dëshpëruese: “këta janë të gjithë njësoj”.

©Lapsi.al

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

15-vjetori i anëtarësimit në NATO/ Berisha nga arresti shtëpiak: Shqipëria nuk plotëson kriteret të jetë anëtare

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje live ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Berisha theksoi se opozita shqiptare ishte e para që do kërkoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, nga të gjitha opozitat e vendeve ish-komuniste.

“Duhet të them dy fjalë përsëri. Gjatë këtyre 10 viteve, sigurisht qëka një bashkëpunim të qartë mes Shqipërisë dhe NATO-s. Dhe Shqipëria duhet të përmbushë çdo detyrim, pasi la detyrimet që kishte për buxhetin 2 përqind. E reduktoi buxhetin e mbrojtjes në shifra qesharake. Bazat e ushtrisë u bënë pre e mafies më të rrezikshme të Europës.

Për dijeninë tuaj, ata që nisën përgatitjen për bazën e Kuçovës, u arrestuan pa asnjë motiv nga rilindësit sapo erdhën në pushtet. Dhe në një akt tjetër të turpshëm, Edi Rama urdhëroi zhdukjen nga të gjitha institucionet e flamurit të NATO-s, vetëm e vetëm se kjo ishte një arritje e paraardhësve të tij. Sot, mendoj se në rrafshin politik, Shqipëria nuk plotëson më kriterët politike për të qenë anëtarë e kësaj aleance. Si në asnjë vend tjetër të aleancës dhe në kundërshtim flagrant me parimet më themelore të një shoqërie të lirë, sot të gjitha pushtetet janë të përqendruara në duart e një njeriu. Sot, 93 përqind, 95 përqind e të gjithë zyrtarëve të lartë të emëruar dhe të zgjedhur, i përkasin partisë shtet dhe ky model nuk ka asgjë të përbashkët me modelin politik të anëtarëve të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Sot njeriu që ka përqendruar të gjitha pushtetet, përdor sistemin gjyqësor për grusht shteti kundër parlamentit, për të marrë pushtetet e parlamentit. Sot shkelmohen parimet universale të prezumimit të pafajësisë, të garantimit të ndarjes së pushteteve, ndaj dhe kjo forcë politike që realizoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, e ka detyrë jetike vendimtare, në një kthesë të re historike, të rivendosë në Shqipëri, pluralizmin demokratik, ndarjen dhe balancën e pushteteve në përputhje me Kushtetutën. Të vendosë kushtetutshmërinë si shtyllë qendrore të një rendi demokratik. Dhe unë kam bindjen se ky përvjetor do jetë për ne, një përvjetor frymëzues për përmbushjen e objektivave të reja tona. Edhe njëherë ju falënderoj shumë dhe ju uroj këtë ditë”, tha ish-kryeministri.

Continue Reading

Politike

Dosja e Xibrakës/ Bardhi thirrje kreut të SPAK: Të hetohet roli i Olsi Ramës

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, i ka bërë thirrje kreut të SPAK Altin Dumanit, që të rihapë dosjen e Xibrakës.

Bardhi shprehet se pjesëtari i organizatës kriminale në Xibrakë, që është i paidentifikuar, është Olsi Rama. Kjo, sepse në dosje është një 45-vjeçar, që ngjan me Olsi Ramën dhe ai ka përdorur të njëjtën makinë me trafikantët e që nuk është identifikuar nga policia.

“Të hapet sërish dosja Xibraka, të hetohet roli i Olsi Ramës për laboratorin e drogës. I drejtohem kreut të SPAK Altin Dumani, prova është dosja. Ndërsa për Edi Ramën kam një pyetje se përse krerët e organizatës kriminale përdorën me Olsi Ramën të njëjtën makinë.

 

 

Thelbi i çështjes është se çfarë bën Olsi Rama në të njëjtën makinë, ku kanë udhëtuar edhe kriminelët. Është koha që kryeministri të provojë mjerimin e së vërtetës dhe të çlirohet nga banditët dhe trafikantët”, deklaroi Bardhi.

Continue Reading

Politike

Gjekmarkaj: Berisha, i vetmi politikan në arrest shtëpie pa akuzë e pa dënim

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, njëherësh dhe nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, është shprehur se vula e PD-së po mbahet peng, ndërsa shton se kjo sagë nuk duhet të vijojë pa fund.

Gjatë intervistës në studion e lajmeve në News24, Gjekmarkaj tha se Sali Berisha është kryetari i PD-së dhe se ish-kryeministrit është sot i vetmi politikan në arrest shtëpie pa akuzë dhe pa dënim.

“Në momentet e para mendoj se gjykata ka patur vështirësi dhe është dashur një periudhë qartësie. Kur gjërat u bënë të qarta nuk besoj se kjo sagë duhet të vijojë pafund dhe nuk duhet vetëm paanësi, por dashuri për vendin në mënyrë që opozita të mos mbetet peng pasi ne duhet të përballemi me qeverinë e Edi Ramës. Bonuset e këtij pengu i mban mazhoranca dhe qeveria në një kohë kur gjykata duhet të jepte vendimin prej kohësh. PD duhet të kthehet plotësisht brenda kornizës së saj ligjore dhe t’u përgjigjet qytetarëve dhe mbështetësve.

Unë kam qenë nënkryetar i PD dhe dhashë dorëheqjen për të hapur rrugë që PD të kthehet te bashkimi. E bëra si akt përgjegjësie dhe e pranova sërish pozicionin e nënkryetarit si akt përgjegjësie dhe shans për t’u ri ngritur dhe për t’u përballur me Edi Ramën dhëmbë për dhëmbë e sy për sy. Në optikën time aksioni opozitar ka qenë 5 muaj rezistence të paepur dhe dinjitoze, e shëndetshme për demokracinë. Këto protesta sollën zgjidhjen e kërkesave të opozitës. Opozita u përball me një rezistencë disa mujore të pazakontë, por konsistente dhe e gatshme të vazhdonte deri në limite, e detyruam qeverinë të tërhiqej dhe parlamenti të kthehej në shinat e Kushtetutës, së bashku me ndërkombëtarët. Kjo është e mira e kësaj proteste, ndërkombëtarët njohën opozitën e vërtetë dhe përpjekjen tonë për rikthimin e rregullit në Parlament. Mjafton që të ndizni televizorin për të parë kush është opozita e vërtetë. Janë numrat ato që vendosin dhe që kanë caktuar qartë kush është opozita shqiptare.

Sali Berisha është sot i vetmi politikan në arrest shtëpie pa akuzë dhe pa dënim. Secili mund t’i bëjë pyetje vetes si mund të konsiderohet arrestimi i tij, kur Kushtetua e mbron deputetin nga çdo vendim gjykatash pa miratim Kuvendi. Kjo ndodhi me Berishën dhe Kuvendi certifikoi atë që gjykata bëri gabim. Berisha është kryetari i PD, ne jemi bashkuar me diversitet, ku na bashkon historia e PD”, tha ai.

Gjekmarkaj u ndal dhe te komisionet hetimore të cilat u miratuan nga Kuvendi të enjten e shkuar, ku ha se do të bëhet transparencë për eurot e sterilizimit dhe dritëhijet e tjera.

Ndërsa për Reformën Zgjedhore, tha se do të donte që ajo të reflektonte vërejtjet e OSBE.

“Komisionet hetimore do të bëjnë transparencë, opozita është aty për të bërë transparencë për 200 milionë eurot e Sterilizimit dhe dritëhijeve të tjera. Nëse Parlamenti nuk e voton raportin, në fund dilet me dy raporte dhe është çështje vullneti e mazhorancës për të ruajtur eksponentët e saj. Beteja e opozitës do të jetë e fortë dhe nga pikëpamja morale do jetë betejë e fituar.

Sa i përket Reformës Zgjedhore, do doja që ajo të reflektonte vërejtjet e OSBE që shtohet pas çdo procesi zgjedhor që mazhoranca e Edi Ramës ka bërë këto vite. PD duhet të punojë për të futur në Kushtetutë qeverinë teknike para zgjedhjeve, ku besimi mes palëve është masakruar pas përdorimit të krimit për të mundur opozitën. Shqipëria e ka jetike këtë. Nuk do ta arrijmë me luftë, por do kontribuojmë që shoqëria të bëjë presion dhe të kërkojmë kuptim nga aleatët ndërkombëtare për të arritur një qeveri teknike, jo vetëm për këto zgjedhje, por në fundin e çdo mandati”, u shpreh ai

Continue Reading

Politike

Dy vulat e humbura të PD/Minxhozi: Bashën e keni në letargji

Anëtarja e Kryesisë së PD Taulanda Jupi ndërsa foli për ‘vulën’ e Partisë Demokratike u shpreh se nuk është një çështje që duhet ta zgjidhë gjykata, por sipas saj duhet të merrte një zgjidhje politike.

“Konflikti në PD në mënyrë të pashmangshme ka qenë i shtyrë edhe drejt gjithë kampit opozitar. Gjithmonë kam artikuluar që nuk është një çështje që duhet ta zgjidhë gjykata, por do të duhet të jetë një zgjidhje politike”, tha Jupi.

Ndërsa komentoi letrën e Agron Gjekmarkajt, drejtuar Apelit për vulën e Partisë Demokratike, theksoi se sipas saj nuk ka asnjë vlerë.

“Sot kam reflektuar kur për të disatën herë dëgjoj, do ta quaja deputet, por që nuk përfaqëson qytetarët e Lezhës. E vetmja punë që ka bërë është të ironizojë, me ca shkrime si të “Hostenit”. Sa i përket letrës do thoja nuk ka ndonjë vlerë. PD është partia zyrtare pavarësisht se mbetemi ende në konflikt gjyqësor për vulën dhe logon. Ky konflikt duhet të tejkalohet sepse ky konflikt i PD pasqyron krizën e thellë që është në skenën politike në Shqipëri. Në këtë skenë politikë un shoh të nevojshëm polin e tretë që ka filluar të ngrihet nga PD për të krijuar një pol besimi politik në raport me qytetarin. Prej dy vite e gjysmë janë bërë të gjitha përpjekjet që Komisioni të funksionojë. Mund të gjendet vullneti politik për një reformë zgjedhore që të sigurojë rregulla loje të qarta. Nuk ka sot ende një qëndrim publik, a janë apo jo për lista të hapura?”, tha ajo.

Skënder Minxhozi: Faktorë të ndryshëm politik kanë ide racionale të sakta të mbështetura në ligj. Por duhet të kenë peshën specifike që ndaj palëve të tjera që t’i bindësh. Kreun e partisë e kishit dhe e keni në letargji. Vizita e Blinken në Tiranë, e lëkundi, kartën amerikane. Pa Berishën në fushë Edi Rama e ka të vështirë të bëjë një fushatë elektorale sepse e ka shumë komod zotërinë në fjalë. Pra kjo është e dukshme.

Taulanda Jupi: Ne nuk na ndalon asgjë të shprehim qëndrimet dhe vizionin tonë për një reformë zgjedhore që mundëson mekanizma që respekton vullnetin e qytetarëve.

Continue Reading

Politike

U riktheva për t’u përballur me Edi Ramën dhëmbë për dhëmbë e sy për sy

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, njëherësh dhe nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, është shprehur se vula e PD-së po mbahet peng, ndërsa shton se kjo sagë nuk duhet të vijojë pa fund.

Gjekmarkaj tha se Sali Berisha është kryetari i PD-së dhe se ish-kryeministrit është sot i vetmi politikan në arrest shtëpie pa akuzë dhe pa dënim.

“Në momentet e para mendoj se gjykata ka patur vështirësi dhe është dashur një periudhë qartësie. Kur gjërat u bënë të qarta nuk besoj se kjo sagë duhet të vijojë pafund dhe nuk duhet vetëm paanësi, por dashuri për vendin në mënyrë që opozita të mos mbetet peng pasi ne duhet të përballemi me qeverinë e Edi Ramës. Bonuset e këtij pengu i mban mazhoranca dhe qeveria në një kohë kur gjykata duhet të jepte vendimin prej kohësh. PD duhet të kthehet plotësisht brenda kornizës së saj ligjore dhe t’u përgjigjet qytetarëve dhe mbështetësve.

Unë kam qenë nënkryetar i PD dhe dhashë dorëheqjen për të hapur rrugë që PD të kthehet te bashkimi. E bëra si akt përgjegjësie dhe e pranova sërish pozicionin e nënkryetarit si akt përgjegjësie dhe shans për t’u ri gritur dhe për t’u përballur me Edi Ramën dhëmbë për dhëmbë e sy për sy. Në optikën time aksioni opozitar ka qenë 5 muaj rezistence të paepur dhe dinjitoze, e shëndetshme për demokracinë. 

Këto protesta sollën zgjidhjen e kërkesave të opozitës. Opozita u përball me një rezistencë disa mujore të pazakontë, por konsistente dhe e gatshme të vazhdonte deri në limite, e detyruam qeverinë të tërhiqej dhe parlamenti të kthehej në shinat e Kushtetutës, së bashku me ndërkombëtarët. 

Kjo është e mira e kësaj proteste, ndërkombëtarët njohën opozitën e vërtetë dhe përpjekjen tonë për rikthimin e rregullit në Parlament. Mjafton që të ndizni televizorin për të parë kush është opozita e vërtetë. Janë numrat ato që vendosin dhe që kanë caktuar qartë kush është opozita shqiptare.

Sali Berisha është sot i vetmi politikan në arrest shtëpie pa akuzë dhe pa dënim. Secili mund t’i bëjë pyetje vetes si mund të konsiderohet arrestimi i tij, kur Kushtetua e mbron deputetin nga çdo vendim gjykatash, pa miratim Kuvendi. Kjo ndodhi me Berishën dhe Kuvendi certifikoi atë që gjykata bëri gabim. Berisha është kryetari i PD, ne jemi bashkuar me diversitet, ku na bashkon historia e PD”, tha ai.
Continue Reading
Advertisement

TRENDING