Connect with us

Politike

Arrestimi i dy zyrtareve të MSH/ Vasil: SPAK mbështet qeverinë

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me arrestimet e bëra me urdhër të SPAK, të zyrtareve të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe Laura Shteto.

Vasili shprehet se SPAK është vënë në dispozicion të propagandës së qeverisë, ndërsa merret me “cironka” në vend që të përqendrojë energjitë tek raporti i KLSH që ka evidentuar 770 mln euro dëm nga abuzimet në institucionet publike.

Postimi i plotë:
Skandal, 770 milion euro dem ekonomik dhe SPAK-u i qeverise merret me cironka!
Korrupsion dhe abuzime pafund tek institucionet publike ka konstatuar Kontrolli i Lartë i Shtetit si nje institucion Kushtetues e qe zgjidhet nga Parlamenti.
Po pse SPAK- u i Rames ben haptas veshin e shurdher ndaj KLSH nderkohe, qe bashkepunimi mes tyre do te kishte qene kyçi per te luftuar korrupsionin e qeverise.
SPAK eshte vene shume hapur ne krah te qeverise dhe mashtrimeve te saja propagandistike per te mbuluar korrupsionin.
SPAK ben sikur tund dynjane per nje tender rreth 8 mije dollare te Shendetesia dhe arreston dy zyrtare.

Por po ky SPAK nuk ndihet e nuk hap gojen per 770 milion euro dem ekonomik te konstatuar nga Kontrolli i Larte i Shtetit, qe eshte institucioni kushtetues, qe ben kontrollin financiar ne vend.
Keto abuzime flagrante me ligjin kanë shkaktuar dëm ekonomik kolosal në vlerën e 770 milionë eurove.
SPAK si institucioni i drejtesise gjoja te re behet kaq qesharak dhe i demshem per interesat e shtetit kur sheh kontrastin 8 mije euro dhe 770 milion euro.
Po si mund te kalohet ne heshtje dhe pa pergjegjes nje dem i tille ekonomik kolosal.
Ne kete menyre SPAK mbeshtet hapur pandeshkueshmerine e qeverise dhe inkurajon korrupsionin, qe po rrënon vendin dhe po e shpopullon tragjikisht ate.
Kur nepunes te te gjitha nivele gra sidomos por edhe burra kapen ne korrupsion te te gjitha llojeve mendo ç’behet me kokat e institucioneve, ministra e Kryeminister.
Vetem SPAK ben sikur nuk e di fjalen e popullit qe peshku qelbet nga koka, sepse per SPAK-un e Rames peshku qelbet vetem nga bishti.
Në raportin e Auditit për vitin 2022, evidentohen parregullsitë, që janë bërë me pasuritë shtetërore, shpenzimet, pagat e shpërblimet. KLSH ka adresuar gjithsej 5,420 rekomandime.
Eshte fakt qe ‘Drejtesia e re’ apo Ramaforma ishte vetem kapja e drejtesise, qe korrupsioni i qeverise te gjalloje i pashqetesuar.
Ndeshkimi i arkave me sardele, tenderave 8 mije euro, dhe kanalit te kullimit ne Lushnje dhe mosndeshkimi i Inceneratoreve,Portit te Durresit qe po shqeteson gjithe Europen, dhe qibdra tendera e koncesione te kalbur me korrupsion kjo eshte fytyra e Drejtesise me Regji.

Politike

5 Maji, Rama homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”, ja kush e shoqëron

Sot më 5 Maj përkujtohen të rënët e Shqipërisë. Kryeministri i vendit, Edi Rama bashkë me figura të tjera të politikës në vend kanë qenë të pranishëm në kryerjen e homazheve te “Varrezat e Dëshmorëve”, mes tyre kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Po ashtu në ceremoni merrte pjesë dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Te monumenti “Nënë Shqipëri” u vendosën buqeta me lule.

Kujtojmë se kjo ditë përkujtimore zanafillën e ka te vrasja e Qemal Stafës në 5 Maj të 1942, e në nderim të kontributit të tij të madh në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare u caktua Dita e Dëshmorëve. Në këtë datë kujtohen dhe nderohen të gjithë trimat që luftuan për Shqipërinë e lirë.

Continue Reading

Politike

Meta homazhe të Varrezat e Dëshmorëve: PL duhet t’i dalë për zot vendit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbajti sot homazhe te Varrezat e Dëshmoreve, ku në shenjë nderimi për të rëndët në luftë, vendosi kurora me lule.

Ai pas homazheve u ndal në një prononcim për mediat, ndërsa nënvizoi faktin se sa me rëndësi është atdheu.

“Për lirinë duhet të sakrifikosh, madje duhet të punosh që ta ruash atë. Ishte kënaqësi që të vendosja kurorë me lule bashkë me Silva Cakën. Apo dhe Petrit Vasilin. Jemi këtu sepse besojmë te shenjtëria e gjakut të dëshmorëve. Besoj shumë te atdheu, dhe ai na duhet të jetojmë të lirë. Themeluesit e kësaj force politike 20 vite më parë, krijuan një forcë të re politike. Kjo forcë politike duhet t’i dalë zot vendit dhe mbi të gjitha atdheut. Ndaj kemi në fokus 5 prioritete kryesore për 4 milionë shqiptarë.”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

Presidenti Begaj i uron Pashkët besimtarëve ortodoksë:

 Bashkë me urimin për Pashkë të bekuara e të gëzuara kreu i shtetit përcolli mesazhin e bashkimit dhe mbështetjes së njëri-tjetrit në nevojë, duke shpërndarë besim dhe optimizëm në shoqërinë shqiptare.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës për Pashkët:

“Gëzuar Pashkën, ditën e besimit dhe të shpresës për të gjithë besimtarët ortofoksë shqiptarë!

Kjo festë e shenjtë përbashkon sot kudo te gjithe besimtaret ortodoksë.
Pashkët na ftojnë të kemi besim e të jemi shpresëplotë për jetën.
Të mbështesim vëllazërinë, miqësinë e shoqërinë në të mirë e në të keq.
Pashkët simbolizojnë dritën e jetës, ngadhnjimin e jetës mbi vdekjen.
Qirinjtë që besimtarët ortodoksë marrin nga flaka e kandilit në kishë dhe e çojnë në shtëpitë e tyre sonte kanë marre me vete shpresën, besimin dhe optimizmin për një jetesë të paqtë, të gëzuar e plot shëndet.
Ringjallja e këtyre tre elementeve është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë.
Pashkë të bekuara e të gëzuara për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë kudo po i festojnë!

Continue Reading

Politike

Sot Pashkët ortodokse, ja urimi i kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim për besimtarët ortodoksë, të cilët festojnë Pashkët. Përmes një mesazhi, kreu i qeverisë ka publikuar një foto nga ceremonia e festimit të Pashkëve.

“MIRËMËNGJES
Gëzuar Pashkët Ortodokse ”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Pashkët festohen në mbarë botën nga besimtarët ortodoksë.

Continue Reading

Politike

GJKKO merr të pandehur një ish-kryebashkiake socialiste, ja akuza ndaj saj

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka marrë të pandehur ish-kryebashkiaken socialiste të Libohovës, Luiza Mandi. Ajo dyshohet për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre”.

Hetimi ndaj saj kanë nisur pas një kallzimi të bërë nga një qytetar, i cili pretendonte se në pronat e familjarëve të tij Bashkia e Libohovës po zhvillon një projekt zgjerim rruge ku kishte pajtuar firmën “Alba Kosntruksion” për kryerjen dhe zhvillimin e zonës.

Qytetari pretendon se ka kontaktuar vetë më kryetaren e bashkisë dhe përgjegjësin e urbanistikës ku e kanë sqaruar se pas përfundimit të projektit do të merreshin me riparimin e dëmeve të shkaktuara në tokat e tij.

Megjithatë, qytetari pretenbdon se gjatë punimeve, ndërtimi jo vetëm që nuk ka ndaluar vetëm në murin rrethues të dëmtuar, por ka hyrë edhe më tej në tokat e tij. SPAK ka sekuestruar projektin në fjalë dhe është konstatuar se ishte cënuar prona e denoncuesit.

Sipas shkresave gjatë zhvillimit të projektit në fjalë nuk është zbatuar procedura e shpronësimit, çka ka sjell dhe dënim ekonomik të familjes kallëzuese në një vlerë prej 362,480 lekë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING