Connect with us

Kosova

Arrestimi i Thaçit/ Goxhaj: Përfituesit janë Albin Kurti dhe Vetëvendosja

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare i Kosovës, Dritan Goxhaj, tha se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë përfituar politikisht nga arrestimi i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Ai theksoi se çuarja drejt Hagës e Thaçit dhe Veselit është bërë një javë para zgjedhjeve në Kosovë dhe kjo i dha pikë politike Albin Kurtit. Ai tha se Kurti kur ka qenë në opozitë e ka kundërshtuar themelimin e gjykatës Speciale, ndërsa shtoi se tani që është në pushtet e ka detyrim moral të rishikojë kompetencat e këtij organi. “UÇK nuk ka gjëra për të fshehur. Absolutisht. Këta zotërinjtë […drejtuesit e UÇK-së] u arrestuan dhe u çuan me urgjencë drejt Hagës dhe kjo u bë një javë para zgjedhjeve në Kosovë për t’i dhënë fitoren Kurtit dhe partisë së tij. Po të kishin qenë jashtë Thaçi dhe Veseli nuk do mund ta bënte këtë. Arrestimi i tyre i tulati mbështetësit e tyre. Arrestimi i tyre e solli në pushet. Mbajtja e tyre sot atje padrejtësisht, nga një gjykatë, të cilën Albin Kurti e ka kundërshtuar, tani pse nuk e merr iniciativën që të rishikojë kompetencat e kësaj gjykate. VV sot ka barrën morale dhe politike, sepse e ka kundërshtuar atë në Parlament kur ishte në opozitës, sot që ka pushtetin dhe ka votat ta bëjë këtë kërkesë për rishikimin e kompetencave së kësaj gjykatës” – deklaroi Goxhaj, duke shtuar se përfituesit më të mëdhenj nga Gjykata Speciale është Albin Kurti. Sipas tij, veprimet e Kurtit pasi erdhi në pushtet tregoi se ai ndihej inferior përballë Luftës së Ushtrisë Çlirimtare. “Përfituesit e kësaj gjykata është VV dhe Albin Kurti dhe këtë e them për arsye se Kurti mori një fushatë të paparë në momentin që erdhi në pushtet ndaj UÇK dhe fushata e tij nisi me largimi nga detyra i të gjithë atyre që ishin ambasadorë dhe që kishin qenë pjesëtarë të UÇK i shkarkoi nga detyra brenda muajit. Fakti që ti i heq të gjithë  me një urdhër brenda ditës, njerëzit e UÇK, atëherë kjo është një luftë e hapur ndaj UÇK, Albin Kurti ndihet inferior ndaj UÇK” – theksoi Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare i Kosovës, Dritan Goxhaj

Kosova

DUART NE FYT, Bakoyannis e cilëson akt trimërie propozimin për korrigjimin e kufijve

Dora Bakoyannis, deputetja greke që hartoi raportin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në një artikull autorial, konsideroi se ideja e korrigjimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve mund të cilësohet si “akt trimërie” që u ndërmorr nga liderët e atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë.

Duke përsëritur se rekomandimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nuk adreson çështjen e shtetësisë së Kosovës, ish-kryediplomatja greke përmendi kohën kur liderët e Kosovës dhe Serbisë – Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç – propozuan të negocionin mbi një parim të ri, ku të dyja palët do t’i rishikonin kufijtë shtetëror përgjatë vijave etnike.

“Pavarësisht se negocimi rreth kufijve presupozon ekzistencën e dy shteteve – për çka e kundërshtoj – unë e kam konsideruar këtë akt trimërie nga Vuçiçi dhe jo akt tradhtie. Pragmatizmi është kritik në politikë. Dhe liderët që kanë arritur ndonjëherë promovimin e interesave të shteteve të tyre janë ata që nuk hezitojnë të dalin kundër instinkteve të imagjinatës kombëtare” – ka shkruar raportuesja greke

Sidoqoftë, ajo deklaroi se asnjë anëtari nuk i është kërkuar ndonjëherë që të përmbushë kaq shumë parakushte në mënyrë që të pranohet në këtë organizatë të rëndësishme evropiane sikurse në rastin e Kosovës.

“Kjo është ndoshta arsyeja pse 83 për qind e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës votuan pro raportit”, tha Bakoyannis teksa dhe kujtoi sulmet ndaj saj që erdhën nga zyrtarët serbë pse rekomandoi anëtarësimin e Kosovës.

Megjithatë, raportuesja greke kujtoi se raporti i kushtohet vetëm të drejtave të njeriut dhe nevojës për të sjellë edhe 2 milionë evropianë të tjerë nën ombrellën demokratike të Këshillit të Evropës, teksa dhe shtoi se nuk bëhet fjalë për pranimin e shtetësisë së Kosovës, gjithmonë duke iu referuar Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kosova u mbështet nga shumica dërrmuese e deputetëve në Asamblenë e Parlamentare të Këshillit të Evropës për të kaluar fazën e parafundit drejt anëtarësimit në panteonin e kombeve të barabarta demokratike evropiane, ndërsa vendimmarrja finale është në dorën e Komitetit të Ministrave që pritet të mblidhet dikur në mes të muajit maj në Strasburg të Francës.

Continue Reading

Kosova

Associated Press për postin e ri të Vulinit, lidhja e fortë me Rusinë

“Qeveria e re e Serbisë do të përfshijë ish-shefin e shërbimit inteligjent, i cili mban lidhje të ngushta me Rusinë dhe që është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara”- kështu shkruan Associated Press, duke komentuar përbërjen e qeverisë së re të Serbisë, e cila u bë e ditur nga Millosh Vuçeviç.

Aleksandër Vulin do të jetë njëri nga disa nënkryeministrat, ka thënë Millosh Vuçeviç gjatë shpalljes së përbërjes së kabinetit të tij të ardhshëm, i cili pritet të votohet në Kuvendin e Serbisë në ditët në vijim.

Serbia po kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ka ruajtur marrëdhënie miqësore me Rusinë dhe ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për luftën në Ukrainë, kujton AP.

Përfshirja e Vulin në qeverinë e re tregon për vazhdimin e lidhjeve të ngushta me Rusinë pavarësisht rrugës së shpallur pro-BE nga Serbia.

Në korrik të vitit të kaluar, SHBA vendosi sanksione ndaj Vulin, duke e akuzuar atë për përfshirje në dërgesat e paligjshme të armëve, trafik droge dhe shpërdorim detyre.

Shtetet e Bashkuara, Zyra e Departamentit të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja tha se Vulin përdori autoritetin e tij publik për të ndihmuar një tregtar serb të armëve nën sanksionet e SHBA-së që të lëvizte dërgesat e paligjshme të armëve përtej kufijve të Serbisë.

Vulin akuzohet gjithashtu për përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës, sipas autoriteteve amerikane. Ai dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të agjencisë serbe të inteligjencës BIA pas vendosjes së sanksioneve ndaj tij teka më parë ka qenë shef i ushtrisë dhe policisë.

Formimi i qeverisë në Serbi vjen disa muaj pas zgjedhjeve të tensionuara parlamentare në dhjetor, në të cilat partia e djathtë populiste në pushtet e presidentit Aleksandar Vuçiç fitoi shumicën e vendeve në asamblenë prej 250 anëtarësh.

 

 

 

 

 

Votimet e manipuluara nxitën tensione politike për shkak të parregullsive të pretenduara por edhe të raportuara nga vëzhguesit vendas dhe ndërkombëtarë.

Continue Reading

Kosova

Paradoks apo hile prej dhelpre lëvizja e Vuçiçit, tregon Dushan Janjiç

Mandatari për kryeministër të Serbisë, Millosh Vuçevic, ka propozuar për zëvendës të tij Aleksandër Vulinin, pavarësisht faktit se ky fundit është pjesë e listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për pozita të rëndësishme gjithashtu janë propozuar Ivica Daçic dhe Marko Gjuric. I pari do të udhëheq me ministrinë e brendshme ndërsa Marko Gjuric do te jetë në krye diplomacisë serbe si ministër i jashtëm.

Publicisti nga Beogradi, Dushan Janjic, tha se këto emërime ishin të pritshme dhe sipas tij kjo nuk përbën aspak befasi për opinion publik në Serbi.

“Nuk ka asgjë të re, janë njerëzit e njëjtë farë në qeverinë e re. Gjithçka është paradoksale me këtë qeveri, ata kërkojnë që të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian por jo edhe anëtar të NATO-s. Ata synojnë të bëhen pjesë e bllokut evropian por nuk përafrojnë politikën e jashtme me shtetet perëndimore, duke refuzuar ti vënë sanksione Rusisë. Ne duam të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian por i pranojmë edhe paratë nga Kina” – theksoi Janjiç, I cili e lidh emërimin e Vulinit si zëvendëskryeministër me zgjedhjet në Amerikë.

“Vulin u emërua në këtë pozitë sepse Vuçic mendon se Donald Trump do t’i fitojë zgjedhjet në Amerikë dhe me këtë lëvizje ai dëshiron të dërgojë një mesazh” – potencoi Janjiç

Në anën tjetër gazetari, Nikola Krstiç, u shpreh se pavarësisht kush emërohet në këto pozita, Aleksandër Vuçiç do të ketë kontroll të plotë mbi ta.

“Vuçic i ka mbledhur të gjithë në një vend, pra të majtë, të djathtë dhe ata të qendrës janë bërë të gjithë bashkë. Këto çështje nuk i interesojnë Vuçiçit derisa ai vazhdon të ketë fuqi të madhe” – tregoi gazetari serb duke shtuar se ai e sheh Aleksandër Vulinin si një përbindësh politik dhe se sipas tij ai  përfaqëson një pjesë të errët të historisë së Serbisë.

“Ai është një si një përbindësh politik në shoqërinë tone, përfaqëson politikën e errët të Serbisë dhe gjithashtu është shumë i lidhur me Rusinë. Seriozisht nuk e di çfarë orientimi do ta ketë kjo qeveri në të ardhmen” – deklaroi Krstiç

 

Continue Reading

Kosova

Gjëmimi i fortë i Aleksandër Vuçiçit, Vulin dhe mashtrimi me historinë

Tashmë të gjithë në Serbi janë mësuar me faktin se kur ai presupozohet se është më i dobët se kurrë, Aleksandër Vuçiç gjëmon më fort. E kush më mirë se mund të frikësojë, të përgatisë atmosferë lufte dhe të largojë vëmendjen nga faktet e pakëndshme sesa Aleksandër Vulin, një i rikthyer në qeverinë e re serbe, i cili, këtë herë, sipas mandatit të Millosh Vuçevicit , është i përzgjedhur në postin e zëvendëskryeministrit, pa portofol specifik ministror

Nuk duhet harruar se Aleksandër Vuçiç, përzgjedhësi i vërtetë i qeverisë, ka pasur shumë probleme së fundmi – nga kolapsi i politikës së jashtme, te ndërkombëtarizimi i problemit të manipulimit zgjedhor dhe zvogëlimi i hapësirës për manovrim për të vonuar me përmbushjen e pritshmërive të Perëndimit, deri te hallet në fushën e brendshme që as paaftësia e opozitës nuk mundi t’i mbulonte.

Dhe tani emrat e te perzgjedhurve per ne qeverine e re, po tregojnë se rezonojnë forcimin e idesë së Botës Serbe, që analistët mendojnë se do përdoret në periudhën e ardhshme dhe që do të kontribuojë në radikalizimin e mëtejshëm të shoqërisë, e gjitha kjo nën emrin “patriotizëm” dhe forcimin e lidhjeve me serbët që jetojnë jashtë kufijve të Serbisë.

Lidhur me këtë, Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike Filip Eidus tha për median serbe ‘Danas’ se emërimi i Vulin në këtë detyrë është një demonstrim i inatit infantil dhe vetëshkatërrues.

“Emërimi i një njeriu që është nën sanksionet e SHBA-së për shkak të korrupsionit të dyshuar, përfshirjes në trafikun e drogës dhe lidhjeve me Rusinë si zëvendëskryeministër i një qeverie që supozohet se aspiron anëtarësimin në BE, është demonstrim i neverisë infantile dhe vetëshkatërruese që nuk do të sjell asgjë të mirë për qytetarët e Serbisë” – deklaroi Eidus.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç kërkon të fshijë kujtesën, eskperti serb i sigurisë për Gjenocidin

Drejtori i Qendrës për politikat e sigurisë në Beograd, Igor Bandoviç vlerësoi se fushata serbe kundër miratimit të Rezolutës për Srebrenicën është një lloj mobilizimi, për të cilin ka arsye të brendshme dhe të jashtme.

Ai beson se nëse Serbia kundërshton rezolutën, kundërshton rendin evropian dhe vetë BE-në, pjesë e së cilës dëshiron të jetë Serbia.

Ai thekson gjitjashtu se rezoluta nuk i përcakton serbët si komb gjenocidal, siç kuptohet në Serbi, dhe nuk ka asnjë komb, përfshirë gjermanët, që të jetë cilësuar ndonjëherë si gjenocid në këtë kuptim.

“Ai i brendshëm i referohet faktit që mobilizimi në kuadër të zgjedhjeve të 2 qershorit. Aksionet janë ngritur aq lart sa në fakt po zhvillohet një fushatë – një bllok patriotik kundër një blloku tradhtar. Në ambientin e brendshëm, rezoluta i shërben mobilizimit të bllokut patriotik. Nuk është bota serbe, është vetëm një përpjekje për të mobilizuar qytetarët e Serbisë në kontekstin e zgjedhjeve dhe presioneve të pretenduara që po ndodhin” – sqaroi Bandoviç dhe theksoi se që nga viti 2012, qeveria serbe po zbaton një lloj irredentizmi historik, qëllimi i të cilit është që praktikisht të fshijë plotësisht kujtesën e periudhës deri në vitin 2012.

“Duke kujtuar se pas regjimit të Sllobodan Millosheviçit, nga viti 2000 deri në vitin 2012, dalëngadalë u kthyem në trendet ndërkombëtare, pasi në vitet nëntëdhjetë ishim “shtet renegat” nga bashkësia ndërkombëtare, nën sanksione etj., dhe tani jemi bërë një lloj “shteti rebel” që sfidon të gjitha parimet e ligjit, rendit ndërkombëtar, jo vetëm në botë, por edhe në Ballkan” – deklaroi eksperti dhe shtoi se gjatë gjithë kohës, e sidomos që nga ardhja e Vuçiçit në pushtet, serbët kanë qenë të pakënaqur me ndarjen e territoreve nga lufta.

“Dhe gjithçka që kjo qeveri po përpiqet të bëjë në të vërtetë është luftojë për ta ndryshuar këtë në mënyra të ndryshme. Teksa sheh e dëgjon deklaratat gjithnjë e më të shpeshta të Milorad Dodikut se RS do të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina dhe do t’i bashkohet Serbisë, kjo tregon se ideologjia që po zë vend në opinionin serb është Bota Serbe”.

Sipas tij, ky qëllim nga Beogradi zyrtar do realizohet pa instrumente ushtarake.

“Nuk ka asnjë rivizatim të kufijve ushtarakisht, gjë që e tentoi me luftë Millosheviçi në vitet ‘90, por në fakt po tentohet të ndërtohet besnikëria e qytetarëve të Serbisë, në vendet e tjera të rajonit, në mënyrë që ata të bëhen pjesë e qenies politike të Serbisë së madhe”, vlerësoi Bandoviç.

I pyetur për të komentuar deklaratën e Vuçiqit se rezoluta për Srebrenicën është shkelje e Marrëveshjes së Dejtonit, ai deklaron se rezoluta nuk ka të bëjë fare me të dhe tha se në Serbi kjo rezolutë kuptohet, nëse kalon, se serbët do të etiketohen si komb gjenocidal dhe se kështu do të mbetet përgjithmonë.

“Gjë që nuk është e vërtetë”. Ajo rezolutë nuk flet fare për Serbinë dhe serbët dhe nuk ka asnjë komb, përfshirë gjermanët, që të jetë etiketuar ndonjëherë si gjenocidal në atë kuptim”, theksoi eksperti.

I pyetur nëse Serbia, duke luftuar kundër miratimit të rezolutës, në fakt po identifikohet me Ratko Mlladiçin, ai u shpreh se duke lobuar kundër rezolutës kemi harruar se hapësira ndërkombëtare është mbi të gjitha evropiane dhe shtoi se nëse Serbia e kundërshton rezolutën, kundërshton rendin evropian dhe vetë BE-në, pjesë e së cilës do që të jetë.

Kur bëhet fjalë për motivet e miratimit të kësaj rezolute, ai beson se padyshim që njëra është “në faktin se ekziston një frikë dhe shqetësim i madh se Ballkani, pra Kosova, do të jenë pika e radhës fokale”.

“Rezoluta në Srebrenicë është në të vërtetë një përpjekje për të kujtuar dhe memorizuar institucionalisht atë që ndodhi në vitin 1995”- vlerësoi Bandoviç.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING