Connect with us

Sport

Arsenali fiton 3-1 kundër Bayern Munich dhe kryeson i vetëm, Interi pëson humbjen e parë! Real Madrid fiton me vuajtje në Athinë, dështon Liverpooli

Kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Evropë, Champions League mbylli raundin e pestë në fazën e ligës. Arsenali nuk ka rivalë këtë sezon as në Evropë, teksa pas kryesimit në Premier League, një gjë të tillë po e bën edhe në Champions. ‘Topçinjtë’ i shkaktuan humbjen e parë Bayer Munich, ndërsa humbje edhe për Interin në Madrid. Tri pikë për PSG-në, Realin e Madridit dhe Atalantën. Liverpool vijon krizën edhe në Champions.

Në Londër, Arsenali fitoi 3-1 kundër Bayern Munich, duke u shkaktuar humbjen e para bavarezëve. Timer kaloi vendasit në avantazh, para se Karl të barazonte në fundin e pjesës së parë. Madueke dhe Martinelli shënuan edhe dy herë të tjera për Arsenalin, teksa djemtë e Artetas kryesojnë me pikë të plota dhe të vetëm.

Në Madrid, Atletico i shkaktoi humbjen e parë Interit duke e mposhtur 2-1 në fundin e sfidës. Alvarez shënoi për vendasit, para se Zielinski të vendoste baraspeshën e përkohshme. Në minutën e tretë shtesë Gimenez shënoi me kokë pas një këndoreje duke i dhënë tri pikë vendasve.

Në Athinë, Olympiacos u mposht 3-4 nga Real Madridi. Katër golat e spanjollëve u shënuan nga Mbappe. Dramë për Liverpool, që pësoi humbje 1-4 në shtëpi nga PSV.

Tri pikë me përmbysje për PSG, me kampionët në fuqi që mposhtën 5-3 Tottenhamin në Paris. FC Copenhagen, Atalanta dhe Sporting Lisbone dolën me tri pikë nga mbrëmja e sotme.

Champions League, faza e ligës – raundi 5-të:

E mërkurë, 26 nëntor 2025

18:45

FC Copenhagen 3-2 Kairat Almaty

Pafos 2-2 Monaco

21:00

Arsenal 3-1 Bayern Munich

Atletico Madrid 2-1 Inter

Eintracht Frankfurt 0-3 Atalanta

Liverpool 1-4 PSV

Olympiacos 3-4 Real Madrid

PSG 5-3 Tottenham

Sporting 3-0 Club Brugge

E martë, 25 nëntor 2025

18:45

Ajax 0-2 Benfica

Galatasaray 0-1 Royale Union SG

21:00

Bodo/Glimt 2-3 Juventus

Chelsea 3-0 Barcelona

Dortmund 4-0 Villarreal

Manchester City 0-2 Bayer Leverkusen

Marseille 2-1 Newcastle

Napoli 2-0 Qarabag

Slavia e Pragës 0-0 Athletic Bilbao

Renditja:

Advertisement