Connect with us

Bota

ARTEMIS II ULET NE TOKE/ TRUMP: MARSI HAPI TJETER

Misioni historik i Artemis II është mbyllur me sukses, pasi katër astronautët janë rikthyer në Tokë duke u ulur me parashutë në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë, jugore duke përmbyllur një udhëtim prej rreth 10 ditësh rreth Hënës dhe kthim në Tokë.
Kapsula Orion hyri në atmosferën e Tokës me shpejtësi 38 mijë km/orë , në një nga fazat më kritike të misionit, dhe pas disa minutash tensioni u hapën parashutat gjigante që ngadalësuan rënien, duke bërë që mjeti të ulej i sigurt në ujë. E gjithë faza e zbritjes, nga hyrja në atmosferë deri në prekjen e ujit, zgjati rreth 20-25 minuta, ndërsa momenti i kontaktit me oqeanin u realizua sipas planit të NASA.
Astronautët kaluan gjithsej rreth 10 ditë në hapësirë, duke udhëtuar më larg nga Toka se çdo mision njerëzor në dekadat e fundit, në një fluturim provë që konsiderohet vendimtar për rikthimin e njerëzve në Hënë. Pas zbritjes, ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë duke siguruar kapsulën dhe duke nxjerrë ekuipazhin, i cili sipas njoftimeve të para është në gjendje të mirë shëndetësore, pa probleme serioze.

Më 6 prill, anija kozmike arriti distancën maksimale nga Toka 406,771 km (252,756 milje), gjatë fluturimit hënor, duke thyer rekordin e mëparshëm për udhëtimin më të largët që njerëzit kanë udhëtuar ndonjëherë në hapësirë.

Presidenti amerikan Donald Trump, ka përgëzuar katër astronautët e misionit Artemis II për rikthimin e suksesshëm në Tokë, pas udhëtimit historik rreth Hënës.
Përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, Trump vlerësoi misionin, duke e cilësuar atë si “spektakolar” dhe duke shprehur krenarinë e tij për arritjen e ekuipazhit.
“Urime për ekuipazhin e madh dhe shumë të talentuar të Artemis II. I gjithë udhëtimi ishte spektakolar, ulja në det ishte perfekte dhe, si president i SHBA-së, nuk mund të isha më krenar. Do ta bëjmë sërish dhe më pas, hapi tjetër do të jetë që astronautët amerikanë të udhëtojnë drejt Marsit!”, shkroi Trump.

Photos: The view from Artemis II
NASA launches Artemis II crew on historic journey around the moon - April 1, 2026 | Reuters
NASA Announces Astronauts for Artemis II Moon Mission: Meet Them
Advertisement