Connect with us

Pinknews

“Artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave” Enrique Iglesias/ rrëmben çmimin në ceremonin e “2020 Billboard Latin Music Awards”.

Këngëtari i njohur Enrique Iglesias, do të nderohet me çmimin “Artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave” në edicionin e sivjetme të ceremonisë “2020 Billboard Latin Music Awards”.

Shpërblimin, këngëtari do ta pranojë më 21 tetor në qendrën “BB&T Center” në Florida.

Muzika e Iglesias është shkarkuar 19 miliardë herë në platformat muzikore, si dhe videoklipet e artistit kanë arritur t’i marrin rreth 17 miliardë klikime.

Iglesias e kishte pranuar se një ditë dëshiron të ndalojë së realizuari turne dhe të fokusohet në familjen e tij. Këngëtari i njohur spanjoll tre fëmijë, Lucy, Nicholas dhe Marym, me partneren e tij prej 19 vjetësh, Anna Kournikova.

Mbi 10 milionë njerëz i kanë ndjekur koncertet e këngëtarit anembanë botës, derisa Iglesias pritet ta fillojë turneun e tij të radhës në vitin 2021 si i fundit turne.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pinknews

Një dron në ‘BBV3’ nga Sara, Bardhi dhe bebi/ Për kë vallë?

Sara Gjordeni dhe Bardhi janë dy ish-konkurrent të formatit më të ndjekur në Shqipëri, ‘BBV3’, rrugëtimi i të cilëve përfundoi pak javë më parë.

Dyshja është në pritje të një bebushi, ku lajmi i ëmbël është ndarë përpara disa ditësh nga çifti.

Kohëve të fundit kemi parë që Sara të ketë një mbështetje të madhe për një nga banoret e ‘BBV3’. Bëhet fjalë për Heidin, e ndërsa ditën e sotme Sara, Bardhi dhe bebushi i kanë nisur një dron banores në ambientet e shtëpisë teksa shkruajnë

Me ty deri në fitore! Qëndro e fortë, të duam. Sara, Bardhi dhe bebi!”

 

 

Continue Reading

Pinknews

“Të ndyra, të shëmtuara”/ Sara Gjordeni shpërthen keq ndaj gazetareve

Sara Gjordeni ka reaguar ashpër ndaj dy gazetareve të “ORA News” të cilat kanë komentuar shtatzëninë e saj në një emision. Në dy postime në “Instastory”, Sara i cilëson diskutimet e tyre bullizuese, teksa paralajmëron se do të hapë një proces gjyqësor ndaj tyre.

Dëgjojeni me vëmendje sa të shëmtuara mund të jenë gratë shqiptare përkundrejt meje në këto momente. Jeni për gjyq! Sa të shëmtuara!”, shkruan Sara në një postim.

“Ja sesi duken dy bullizuese në ekran! Dy monstra! Ja në çfarë nivelesh provokohem pastaj kur reagoj bëhet skandal. Ja deri në çfarë pikash prekem dhe më pas prisni të jem e qetë. Ku ishit ju moj gra ëngjëllore që sot vetëm për një koment dilni mbroni dikë kur u fshihnit atëherë kur unë kisha nevojë për mbrojtje? Atëherë kur u sakatoja padrejtësisht nga mediat? Kur u godisja padrejtësisht në moral? Kur mu vunë në kurriz emra meshkujsh si ish të dashurit e mi, ndërkohë si njihja fare? Të ndyra! Të shëmtuara! S’kam fjalë!”, shkruan Sara në postimin tjetër.

Continue Reading

Pinknews

Video/ Përgatitet funerali i mbretit Charles, çfarë po ndodh në Pallatit Buckingham

Zyrtarët e Pallatit Buckingham po përditësojnë rregullisht një plan veprimi për funeralin e ardhshëm të mbretit Charles pasi burimet mbretërore kanë zbuluar se gjendja shëndetësore e monarkut po përkeqësohet.

Sipas burimeve të brendshme, plani i titulluar “Operacioni Menai Bridge” për përgatitjet për funeralin e mbretit kanë nisur që nga dita pasi mbretëresha e ndjerë Elizabeth u varros në vitin 2022, si një udhëzues për të siguruar që ceremonia e Charles të zhvillohet pa pengesa. Monarku 75-vjeçar ka rralluar daljet e tij publike pas njoftimit për diagnozën e kancerit në shkurt

“Të gjithë janë optimistë, por ai është vërtet shumë i sëmurë”, tha një mik i vjetër i familjes mbretërore.

Pallati nuk ka ndarë shumë informacion për publikun lidhur me udhëtimin e monarkut për t’u trajtuar nga sëmundja e rëndë, por mediat britanike raportojnë se gjendja e tij nuk është e qëndrueshme.

Continue Reading

Pinknews

“Jeni shkë*rdhaçka”/ Françeska shokon sërish me deklaratën në BBV

Françeska Murati ka shokuar sërish banorët me një deklaratë të papritur të saj në “BBV”. Teksa po qëndronin në oborr, mbrëmjen e djeshme ajo iu drejtua banorëve duke iu thënë se ‘jeni si shkërdhaçka’. Ndërkohë Egla i thotë “bravo, thuaje me zë të lartë”.

Kjo nuk është hera e parë që Françeska bën deklarata të tilla, pasi edhe pak ditë më parë teksa ndodhej përballë Eglës i tha: “Të hënksha prillin”, duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë banorët e tjerë.

Pjesë nga biseda:

Françeska: Egla nuk është ashtu?

Juli: Si është?

Françeska: Shkërdhaçkë

Egla: Shkërdhatkë, është korçare

Françeska: Egla më ka thënë se është ajo që bën gjalpin.

Egla: Bravo ajo është, thuaje me zë të lartë

Françeska: Tani kështu jeni ju, si shkërdhaçka. Një, dy i njëjti muhabet

Continue Reading

Pinknews

FOTOT më të zjarrta të “bishës” shqiptare

Ajo është një nga modelet më seksi shqiptare, mund të themi që çdo mashkull çmendet pas saj.

Bëhet fjalë për modelen Françeska Jaçe, e cila ndiqet nga qindra mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Bukuroshja është komentuar gjithnjë për format e saj perfekte.

Modelja nuk ngurron të provokojë me fotot me bikini nga pushimet e saj luksoze në vendet e nxehta.

Për më tepër ne kemi përzgjedhur fotot më të nxehta të Françeskës që mund t’i shihni në galerinë e mëposhtme.

FOTOT më të zjarrta të "bishës" shqiptare

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING