Connect with us

Aktualitet

Artur Shehu e quante “pronë të tijën të padiskutueshme”, SPAK sot i sekuestroi 128 mln euro

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 128 mln euro nga shitja e pronave në Zvërnec në llogari të biznesmenit Artur Shehu. Me vendim të gjykatës të datës 10 qershor, janë ekzekutuar sekuestrimet e mbi 128 milionë eurove gjithsej në llogarinë e noteres Amela Mukaj, të përdorura në 3 shitblerje tokash në Zvërnec.

Pjesë nga njoftimi i SPAK:

Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme, shuma monetare në valutën euro të ndodhura në llogarinë bankare te noteres publike Amela Mukaj , person fizik, si më poshtë vijon:

i) Shuma e parave 110.247.134 euro, sipas kontratës së shitjes me nr. 2062 rep., nr. 1166 kol., datë 24.04.2026 me palë Artur Shehu dhe “Albanian Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.
85

ii) Shuma e parave 10.044.684 euro, sipas kontratës me nr. 2060 rep., nr. 1164 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe “Albania Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.

iii) Shuma e parave 8.062.619 euro, sipas kontratës me nr. 2061 rep., nr. 1165 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe “Albania Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.

Ndërkohë që vetëm disa ditë më parë biznesmeni Artur Shehu foli për çështjen e tokës së tij në Zvërnec. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Shehu u shpreh se ai posedon rreth 253 hektarë tokë në Zvërnec dhe se i ka me çertifikatë pronësie. Në lidhje me hetimet e SPAK, Shehu tha se nuk kishte asnjë problem dhe prokuroria mund të hetojë.

“Unë jam një nga pronarët e tokës në Zvërnec. 460 hektarë janë të fisit tonë. Kemi me certifikatë pronësie rreth 253 hektarë. Prona jonë është e padiskutueshme. Do të vijë avokati im aty që t’ua shpjegojë. Është pronë e vjetër dhe jo e blerë. SPAK-u ka punën e vet. Le ta verifikojë. Puna ime është që të sjell letrat dhe le të shohë letrat. Investitorët nuk i njoh fare. Kam ndërmjetës,” tha Shehu

Advertisement