Connect with us

Aktualitet

‘Atdheu na thërret!’ Konflikti Rusi – Ukrainë, qeveria shqiptare mobilizon rezervistët, ushtarakë e civilë

Qeveria vendos të rregullojë me ligj shërbimin rezervist. Do të jetë një strukturë e përbërë prej 2100 ushtarakësh rezervistë e cila do të organizohet dhe do të funksionojë si pjesë përbërëse e strukturës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë Funksioni i kësaj strukture është një kërkesë e vazhdueshme e NATO-s dhe bëhet i domosdoshëm sidomos tani me konfliktin Rusi -Ukrainë.

“Me gjithë përpjekjet për krijimin dhe funksionimin e strukturës organike të rezervës në Forcat e Armatosura, hartimit të konceptit të përdorimit apo akteve për këtë strukturë, krahas traditës së FA-së në të kaluarën, lind domosdoshmëria e funksionimit të saj nga anëtarësia në NATO, nga përvoja dhe kërkesat e vazhdueshme të Aleancës, për përqindjen e fillimit të aktivizimit të kësaj strukture, nga situata rajonale e sidomos nga konflikti aktual Rusi-Ukrainë” thuhet në relacionin që i bashkangjitet këtij pr/ligji.

Detyrim ndaj atdheut
Deri tani shërbimi ushtarak rezervë gjente rregullim të pjesshëm në disa nene me ligjin nr. 9047, datë 10.07.2003 “Për shërbimin ushtarak në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Ky ligj përcaktonte se shërbimi ushtarak në rezervë ishte i detyrueshëm por pas 17 vitesh, por me draftin e ri të dalë më 13 shtator 2023 në konsultim publik ky shërbim konsiderohet si veprimtari e veçantë, shoqërisht e domosdoshme për shtetin, që kryhet në bazë të dëshirës, vullnetit dhe detyrimit për t’i shërbyer atdheut dhe interesave të kombit

Rezervistë dhe civilë
Në nenin 2 të draftit parashikohet mobilizimi në shërbimin ushtarak jo vetëm ata që kanë shërbyer në Forcat e Armatosura si ushtarak aktiv dhe pasi ndërpret karrierën ushtarake, si oficer, nënoficer dhe ushtar, por dhe civilë që nuk kanë shërbyer si ushtarak në FA por plotëson kushtet dhe kriteret të cilat do të miratohen nga ministria e Mbrojtjes, me propozim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Në këtë rast duhet të plotësojë kriteret e pranimit në shërbimin ushtarak rezervist, titullohet dhe i jepet grada e parë ushtarake.

Shqiptari me dy shtetësi
Parashikohet që kryerja e shërbimit rezervist u lejohet dhe shtetasve shqiptarë me dy shtetësi.

“Shtetasit që kanë edhe një shtetësi tjetër, krahas asaj shqiptare, mund të kryejnë  shërbimin ushtarak rezervist sipas përcaktimeve të  marrëveshjeve dypalëshe mes vendeve përkatëse’ thuhet në nenin 11 të pr/ligjit

Rezervistë dhe 60 vjeç
Gjithashtu me draftin e ri rritet dhe mosha e shërbimit ushtarak reservist shkon duke shkuar deri në 60 vjeç për oficerë, ndërkohë me ligjin e vjetër 9047 të 2003 shërbimi ushtarak në rezervistë ishte i detyrueshëm deri në moshën 50 vjeçare.

Me draftin e ri propozohet  që shërbimi ushtarak rezervist kryhet nga shtetasit shqiptarë të moshës:

•             a) deri 50 vjeç për ushtarë;

•             b) deri 55 vjeç për nënoficerë;

•             c) deri 60 vjeç për oficerë.

Dhe në Misione të NATO-s po qe nevoja
Rezervistët do të jenë në krah të FA dhe në misionet e NATO-s, apo në misione ushtarake ndërkombëtare të drejtuara nga OKB/NATO/BE-ja për sigurinë rajonale dhe globale

“Shërbimi ushtarak rezervist shërben për të siguruar individë të trajnuar, me qëllim kompletimin e strukturës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ruajtjen e nivelit të gatishmërisë dhe operacionalitetetit të kërkuar, rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes, të nevojshme në rastet e përkeqësimit të gjendjes së sigurisë, si dhe për plotësimin e detyrimeve kombëtare në kuadër të NATO-s, operacionet në përgjigje të krizave, operacionet e mbështetjes së paqes dhe sigurisë rajonale dhe globale, si dhe operacionet e emergjencave civile” citohet në nenin 3 të ligjit

Rekrutimi do të bëhet përmes konkursit
Rekrutimi bëhet përmes procedurës së konkurrimit dhe rezervisti nënshkruan kontratën përkatëse për shërbimin ushtarak në rezervë me kohëzgjatje jo më pak se 2 vjet me të drejtë rinovimi, por pa kaluar kriteret e qëndrimit në shërbimin ushtarak në rezervë.Ushtaraku i shërbimit rezervist nuk ka kufizime territoriale gjatë kryerjes së këtij shërbimi.

14 – 45 ditë shërbim ushtarak, por dhe më shumë
Kohëzgjatja e shërbimit ushtarak rezervist është nga 14 deri në 45 ditë në vit. Për nevoja të stërvitjeve ushtarake, që zgjasin më shumë se 14 deri 45 ditë në vit, ministri i Mbrojtjes urdhëron bashkimin e ditëve të stërvitjes të dy viteve, por jo më shumë se 45 ditë.

Koha e shërbimit ushtarak rezervist mund të zgjatet vetëm në rastet kur vendosen masat e jashtëzakonshme si

b)      aktivizohet për të marrë pjesë në operacione në kuadrin e vendosjes së masave të jashtëzakonshme dhe për aq kohë sa vazhdon kjo gjendje;

c)      aktivizohet për të marrë pjesë në operacione apo misione ushtarake ndërkombëtare të drejtuara nga OKB/NATO/BE-ja.

d)     aktivizohet për të marrë pjesë në operacione apo misione humanitare ndërkombëtare të drejtuara nga BE-ja.

ç) aktivizohet për të marrë pjesë në operacione në mbështetje të autoriteteve civile në emergjencat civile.

Kur rezervisti kandidon për deputet
Pr/ligji parashikon se nëse një rezervist kandidon ose zgjidhet në zgjedhjet e përgjithshme ose ato vendore atëherë shtyhet afati i thirrjes për kryerjen e shërbimit ushtarak rezervist. Gjithashtu shtyhet thirrja dhe në rastet kur rezervisti është i paaftë, familja është në vështirësi ekonomike apo vazhdon studimet e larta.

Kur rezervisti lirohet para kohe
Ndër rastet kur rezervisti lirohet para kohe është dhe nëse humbet shtetësinë shqiptare apo dënimet me burg ose i jepet masa shumë e rëndë disiplinore “shkarkim dhe lirim nga Forcat e Armatosura” sipas ligjit për disiplinën në Forcat e Armatosura.

Të drejtat dhe detyrimet e ushtarakut rezervist, gjatë periudhës së aktivizimit të tij në shërbimin ushtarak rezervist, janë të njëjta me ato të ushtarakut aktiv të Forcave të Armatosura, me përjashtim të të drejtave dhe detyrimeve që ligji ua njeh vetëm ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura.

Rezervistit i ruhet vendi i punës
Shtetasi i cili aktivizohet për kryerjen e shërbimit ushtarak rezervist, ka të drejtën e ruajtjes së vendit të punës. Po kështu subjektet shtetërore dhe private janë të detyruara ta rikthejnë në vendin e mëparshëm të punës ose në një vend tjetër të barasvlershëm.
Në rastet e aktivizimit të ushtarakut në shërbimin ushtarak rezervist, subjektit privat i njihet e drejta e kompensimit në masën dhe sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Aktualitet

Artan Hoxha: Rrjetet “Encrochat” dhe “SkyECC”, nuk do merren si prova në gjyq

Gazetari Artan Hoxha bën me dije se Gjykata Europiane e Drejtesise ka rrëzua përdorimin si provë në proceset gjyqësore penale, bisedat e përfituara në menyre joligjore nga rrjetet e kriptuara Encrochat dhe SkyECC. Me datë 19 tetor 2022, gjykata e Berlinit ne Gjermani, i është drejtuar Gjykatës Europiane të Drejtesisë për të sqaruar, se si duhej të vepronte me bisedat e rrjeteve të kriptuara Encrochat dhe SkyeCC.
Zbërthimi i “Sky ECC” nga Franca, përgjimet që zbuluan lidhjet e krimit, politikës, drejtësisë dhe medias!

Vendimi!

“Gjykata Europiane Drejtesisë (Dhoma e Madhe), në datën 30/04/2024, shpalli VENDIMIN për çështjen C-670/22, duke përcaktuar se traskiptet e ardhura nga autoritet gjyqësore franceze përbëjnë “përgjime të telekomunikacionit”.
Ky vendim i GJED-së lidhet me kërkesën e Gjykatës së Berlinit(Gjermani), mbi disa problematika të zbatimit në vendet e ndryshme të BE, të transkipteve të përgjimeve të komunikimeve të platformës Encrochat të cilat janë kryer prej autoriteteve franceze nëpërmjet një paisje teknike që ka depërtuar në trafikun e komunikimeve të bazuara në internet.
Në këtë Vendim, Gjykata edhe pse konfirmon parimin e njohjes reciproke të vendimeve gjyqësore të vendeve anëtare, duke e cilësuar këtë parim “gurin themelor” të bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale, kërkon që provat e dërguara nga gjykata franceze me Urdhërin Europian të Hetimit Penal, të verifikohen nga autoritet gjyqësor i vendeve të tjera, nese janë marrë në përputhje me procedurën e parashikuar nga legjislacioni i brendëshem dhe nëse janë në harmoni me parimet e të drejtës së shtetit përkatës.
Dhoma e Madhe e GJED, përcaktoi qartësisht se depërtimi i pajisjeve terminale, që synojnë nxjerrjen e të dhënave në lidhje me trafikun, vendndodhjen dhe përmbajtjen e bisedave që kryhet nga një shërbim komunikim të bazuar në internet, përbën “përgjimin e telekomunikacionit“
Gjykata e BE përcakton mbrojtje më të thellë të këtyre të drejtave sepse, duke interpretuar nenin 14(7) të Direktivës, imponon gjykatësin penal kombëtar që, në kuadër të një procedimi penal të nisur në ngarkim të një personi të dyshuar për veprime kriminale, të mos i konsiderojë si provë informacionet e ardhura, nëse të dyshuarit dhe mbrojtes së tij nuk u jepet mundësie të bëjnë mbrojtje efektive, apo të paraqesin në mënyrë efikase verejtjet e tyre, për këto informacione, të cilaj kanë ndikim thelbësor në vlerësimin e fakteve.
Nisur nga proceset penale që po zhvillohen në Shqipëri, rezultatet e përgjimeve të bisedave të të dyshuarve si përdorues të platformës Encrochat e SkyECC, edhe pse kanë ardhur me letërporosi prej autoriteteve gjyqësore franceze, nuk mund të përdoren për të justifikuar paraburgimin dhe dergimin në gjyq të këtyre personave.
Kjo për shkak se transkiptet jane rezultate të përgjimit masiv, që janë përftuar me nderhyrje në fluksin e bisedave të të gjithë komunikuesve, në shkelje të parashikimeve të legjislacionit procedurial shqiptar dhe mos repspektim të garancive kushtetuese për fshehtësinë e korrespondences si dhe e çdo mjeti tjetër komunikimi.
Vendimi i shpallur në datën 30/04/2024 nga GJED, detyron gjykatësin penal të çdo shteti anëtar që të perjashtoje perdorimin e traskipteve nëse nuk eshte bërë trasparente mënyra e mbledhjes së tyre.
Gjykata e Apelit në Paris ka dërguar për autoritet gjyqësore shqiptare, vetem një CD me transkiptet e përgjimit masiv, duke mos bërë transparente, jo vetëm te dhënat e pajisjes përgjuese dhe mënyrën e përdorimit të saj, por as vendimin e Gjykatësit Francez që ka lejuar përgjimin.
Po ashtu nuk jane sjelle as vendimet e gjykatesit francez për zgjatjen e afateve të këtyre përgjimeve dhe as çertifikimin e vërtetësisë së rezultateve të pergjimeve./K.C/dritare.net

Continue Reading

Aktualitet

Sot “dita pa makina” në Tiranë/ Kufizohet qarkullimi i automjeteve, si do të kryhet lëvizja

Dita e sotme do të jetë dita pa makina në Tiranë, nismë kjo e cila synon sensibilizimin e qytetarëve për një mjedis më të pastër, por edhe për të bërë një jetë më aktive.

Dita do jetë e mbushur me aktivitete, ndërsa do të kufizohet edhe qarkullimi i automjeteve.

Qarkullimi i automjeteve do të kufizohet nga ora 06: 00 deri në orën 17:00 në disa nga segmentet kryesore në kryeqytet, ndërsa është hartuar një plan i lëvizjes për mjetet e emergjencës dhe atyre të Policisë së Shtetit.

NJOFTIMI:

1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të zhvillimit të aktivitetit promovues “Tirana pa makina’, në datat 5 Maj 2024 dhe 1 Qeshor 2024, në periudhat kohore nga ora 06:00 deri në orën 17:00, në segmentet e mëposhtme:

 – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti.

– Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ura e “Ish Hotel Dajtit” deri  në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

 2. Qarkullimi i automjeteve të vazhdojë në rrugën “Ibrahim Rugova”, Bulevardin “Zhan Dark”, bulevardin Bajram Curri” dhe në rrugën ‘George.Ë.Bush”.

 3.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.

 4. Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja Nr. 2 “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni Trenit” të devijojnë në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Continue Reading

Aktualitet

“Jam Taulant Balla, më duhen urgjent 100 mijë euro”, si ra biznesmeni pre e mashtrimit

“Përshëndetje. Si kalove si je? Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, ky është mesazhi që organizatori i një mashtrimi ia ka dërguar një biznesmeni në Përrenjas.

Oficerët kqyrën telefonin e shtetasit Flamur Rrushi, i cili kallëzoi se një numër në viber, që identifikohej si ministri i Brendshëm Taulant Balla, e mashtroi.

Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, u zbulua se posedues i kësaj llogarie është shtetasi me iniciale F.Gj, i cili aktualisht është nën hetim dhe ndaj tij janë dhënë disa masa arresti për të njëjtën skemë mashtruese.

Biznesmeni, sipas kërkesës së mashtruesit, ka ardhur në Tiranë me çantën 100 mijë euro dhe ia ka dorëzuar një taksisti. “Mbajta shënim targat e taksisit”, tha biznesmeni në polici.

Prokuroria e Elbasanit identifikoi taksisitin, i cili deklaroi “isha taksist , erdha në Tiranë nga Lezha dhe mora nga Flamur Rrushi çantën. E pyeta fillimisht nëse është gjë e rrezikshme dhe më tha jo. Kur ia dhashë çantën, më dha 100 euro”, tha taksisti, i cili u la i lirë./ Top Channel

Continue Reading

Aktualitet

‘Krishti u ngjall’, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Pashkën

Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët. Me lutjet për paqe dhe mirësi, besimtarët ortodoksë ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet në gjithë vendin.

“Krishti u ngjall, vërtet u ngjall!” Ky ka qenë refreni i të gjithë besimtarëve ortodoksë këtë të diel ku kanë kremtuar festën e Pashkës, ndër festat më të rëndësishme të këtij besimi që simbolizon triumfin e jetës ndaj të keqes, vdekjes.

Besimtarët kanë ndezur qirinj në “Katedralen Ortodokse Ngjallja e Krishtit” për të çuar në shtëpi dritë nga drita e Jezukrishtit i cili tanimë u ngjall vërtetë.

Ntv.al iu uron të gjithë besimtarëve ortodoksë Gëzuar Pashkën

Continue Reading

Aktualitet

E diel nën mbizotërimin e motit të kthjellët, ja sa parashikohet të arrijnë temperaturat

Kjo e diel do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.Gjatë pasdites, sipas parasjhikimeve, pritet që të ketë vranësira të lehta e kalimtare, kryesisht në bregdet dhe zonat e ulëta. Vranësirat dot ë jenë më të larta në zonat malore, ku nuk do të mungojnë edhe shirat e pakët lokalë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje, duke luhatur vlerat ditore nga 4-25 gradë Celcius. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi deri në 30 km/h.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING