Connect with us

Aktualitet

‘Atë natë si më ka vra nusja…’/ Kush është ‘Tigri’ që caktoi Litën prokuror?

Xhevahir Lita, drejtuesi i prokurorisë së Kukës, kur shërbente në Shkodër ishte prokurori personal i Behar Bajrit dhe Pëllumb Gjokës.

Në dosjen franceze të hetimeve që i kaluar edhe Prokurorisë së Posaçme SPAK, ku pasqyrohen bisedat e “Sky”, del i qartë protagonizmi i Xhevahir Litës, jo vetëm si prokuror por edhe si sekser, për të ndryshuar masat e sigurimit dhe liruar Behar Bajrin e të dashurën e tij, Jorida Murati, të arrestuar gjatë operacionit “Oaz”.

Jorida Murati, duhet të dilte nga “arresti i shtëpisë” dhe të kalonte në detyrim paraqitje, pasi sipas Pëllumb Gjokës duhet t’i shkonte Behar Bajrit në takime në burg. Pëllumbi i shkruan Litës se si me ja bë me ndryshimin e masës së kësaj të dashurës së Beharit, se duhet me i shku në takime në burg.

Por Xhevahiri i thotë se e ka çuar kërkesën në gjykatë dhe smund ta kthente, pasi kishte mbaruar orari zyrtar, duke i kujtuar Pëllumb Gjokës se ishte kujtuar shumë vonë për ti thënë.

Por përveçse prokuror i dyshes Bajri-Gjoka, Xhevahir Lita, shërbente dhe si sekser i tyre në gjykatë, duke takuar dhe biseduar me gjyqtarin e çështjes Besmir Stroka.

Lita takon gjyqtarin Stroka, por ky i fundit nuk e dëgjon fare, madje i ka pohuar se për dosjen do shpalli moskopetencën duke ja dërguar Prokurosisë SPAK. Megjithatë, Lita i shprehet Pëllumbit se ai kërkesën do ja dërgojë sipas parashikimeve pastaj le të ngelet në dorë të gjyqtarit.

Por për shkak se Besmir Stroka nuk e dëgjon shumë Xhevahir Litën dhe s’pranon të bëjë ashtu siç ka kërkuar Lita dhe prokurorja Edlira Cufi, Lita i shkruan Pëllumb Gjokës se do takonte Arbërin, i cili rezulton të jetë Arbër Çela drejtues i gjykatës së Shkodrës.

Kujtojmë se në këtë çështje Xhevahir Lita ka hyrë në 17 shkurt, dy ditë para zhvillimit të gjyqit. Fillimisht prokurorja Edlira Cufi ishte e vetme në këtë dosje, por pas kërkesës së saj për shtimin e një prokurori për shkak të numrit të madh të të arrestuarve, drejtuesi i prokurorisë ka caktuar Xhevahir Litën.

Por në një bisedë të datës 10 shkurt 2020, mes Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrit, flitet për paracaktimin e Litës në këtë dosje dhe mundësinë e ndërhyrjes së një personi që Bajri e etiketon me nofkën “Tigri”.

Bajri i dërgon mesazh Gjokës nga burgu: “…He vlla ca bane…I tash ja morra kti shokut…telefonin. Mir ma vlla…Mir ma vlla… Mir vlla… Veç qeshtjen e nuses kam pas… At nat si me ka vra nusja vedin ka ken ne sherbim… Ja kam rrah edhe kushrinin… Veç ne folt Tigri me to…Me shku te aj shoku nuk asht problem. Me e marr Xhevi, me ken ma mir…30 afroji…”.

Xhevahiri sapo ka hyrë në dosje e “Bajrit”, ka filluar komunikimet me Pëllumb Gjokën.

Në 19 shkurt 2020 Xhevahir Lita, bisedon me Pëllumb Gjokën dhe diskutojnë lidhur me gjyqtarin e çështjes Besmir Stroka dhe një person të quajtur “Arbër”, i cili ka marrëdhënie të mirë me Besmirin.

“Arbëri” rezulton të jetë Arbër Çela, drejtues i gjykatës, që së bashku me Xhevahir Litën, në muajin nëntor 2022 i mbyllën dosjen e tjetërsimit të pronave në Velipojë, të hetuarit Pëllumb Gjoka dhe personave të tjerë të kallëzuar.

Xhevahir Lita shpjegon se takimi me “Arbërin” shkoi shumë mirë dhe i shpjegon se “Arbëri” është shumë mirë me Besmirin.

Pëllumb Gjoka i shkruan duke insistuar që të mbyllet “çështja”, por Xhevahir Lita i thotë që do shikojë se ç’mund të bëjë dhe në vazhdimësi të bisedës kërkon që të shtyhet gjyqi dhe shtyrjen ta bëjnë avokatët.

Avokat është Alban Bengasi, pasi Xhevahir Lita dërgon mesazh: “..të vinë avokatët të gjejnë një zgjidhje për atyrje..” dhe Pëllumb Gjoka i përgjigjet “Alban Bengasi”.

Avokati Bengasi është njeriu i shpallur në kërkim nga SPAK në dosjen “Dumani”, për “dhunë në familje” në kuadër të “Grupit Kriminal” dhe “Sigurim i kushteve për të kryer vrasje”.

Në këtë çështje Alban Bengasi është avokat mbrojtës i të gjithë personave të arrestuar si  Behar Bajri, Enver Bajri, Safet Rustemi, Ilir Rustemi, Emrah Plaku Astmer Bilali, Samet Halluni, Ismet Idrizi, Sirjan Alija, Jorida Murati. Lita e informon dhe koordinon për çdo gjë Pëllumb Gjokën dhe ky i fundit e informon Behar Bajrin në burg.

Lita i shkruan Pëllumbit: “…unë do e dorëzoj gjithsesi kërkesën, por gjyqtari Besmir Stroka e ka vënë në dijeni se çështjen mund ta kthejë për kompetencë në prokurorinë SPAK.

Ndërsa Pëllumb Gjoka i shprehet se: “…është bërë goxha punë për të ardh deri në këtë moment, pasi nuk ka asnjë bazë ligjore që çështja të shkojë sërisht në SPAK”.

Ky mesazh tregon se grupi Bajri-Gjoka ka influencuar dhe korruptuar prokurorë brenda SPAK, për ta çuar dosjen në gjykatën e Shkodrës.

Pëllumb Gjoka: “…Nese ai e ka vertet at mendje shtyje…Mirë por sot ti lej ne burg ata…Nuk po i thot njeri me i nxjerr…Ma mir te vin te ti se te shperndahen…”.

Lita dyshohet se i përgjigjet lidhur me faktin se si do veprohet nëse gjykata shpall moskompetencën dhe dërgon mesazhet: “…le të behet ca të doje se edhe nese e dergo…aty dergohet vetem masa se ne nuk e dergojme…kete tonen…ca do beje pa tonen…Se humbim shum koh”. “se dhe ne nuk e mbarojme per nje apo dy muaj…mir…po po”.

Në 19 shkurt 2020, gjykata e Shkodrës mer vendim duke ja kaluar dosjen SPAK, për hetime të metejshme.

I vënë në dijeni se çfarë kishte deklaruar Besmir Stroka tek Xhevahir Lita, një person nga burgu 313 në Tiranë i shkruar në “Sky” Pëllumb Gjokës, duke i pohuar se i kishte lënë porosi Behari me pseudonimin (Lopata).

I burgosuri i shkruan Gjokës në emër të “lopatës” Behar Brajoviq dhe e pyet lidhur me çështjen gjyqësore në Shkodër, duke dërguar mesazhe:

“…Shok si je… Lopata me pyt… Ca bohet noj gjo thot… Ka shonce me kthy dosjen me ke SPAKU se kte kishte merak… Ok… Po per ca me e kthy… Si paska dash ai kshu… Po fole me avokatin e pyte… Ok po more pergj shpejt me thuj qe ti çoj fjal se ishte merak… Mire… Po ka then prokuror ska problem ashtu do jet… Ku? … Ke prokuror ktu apo Shkoder… Po skan si kthejn me… Po e kthyn prap SPAK atje do e çoj se kto kan mar vendim i her…Ishalla se lujn pra shok…”.

Nga biseda kuptohet që  Pëllumbi i transmeton Behar Brajoviq nëpërmjet poseduesit të U2BA3G në burg, faktin që prokurori i ka thënë që nuk ka problem megjithëse dosja është kthyer në SPAK.

Në datën 20 Shkurt, Xhevahir Lita, shprehet se do vijë në Tiranë duke kërkuar takim me Pëllumb Gjokën tek “Rozafa” dhe të flisnin gjerë e gjatë.

/Ora News

Aktualitet

Nuk fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta bashkëshortja e mjekut Tritan Kalo

Mjeku Tritan Kalo ka ndarë një ngjarje mjaft të trishtë për të dhe familjen e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë pas sëmundjes së rëndë.
“31.05.2024…..Ora 14:15 dhoma 517 North, në Patient Center Care of Royal Jubilee Hospital, Victoria, BC, Canada, pushoj së rrahuri zëmra e ROZETA KALOS….

E mira, e urta, zemërbardha, e qeshura e shumëjetëdashura Rozeta Kalo, nuk do të mundet më fizikisht të jetë pjesë e të përditshmes në Familjen Kalo Jr, POR përjetësisht do të jetë e pranishme në mëndjet dhe në zemrat tona…..

Të tre yjet tona Besjana, Enkelejda dhe Genta Juna Kalo, patën mirësinë të rriteshin e edukoheshin nga një Nënë mjaft e dedikuar për familjen dhe për ecurinë mbrothësuese të saj….

Unë, Dr. Tritan Kalo, pata fatin të lidh jetën me një zemërbardhë, punëtore, familjedashëse, dijekërkuese dhe shpresësjedhëse si Rozeta Kalo (Qirjako)…..

Midis dy fotove të para shtrihet një hark kohor prej rreth 39 vitesh (18.07.1985 dhe 31.05.2024), nga koha e njohjes dhe e fejesës sonë deri në largimin për në Amëshim, të gjysmës sime më të mirë Rozeta Kalo….

VITE JETE të mbushura plot gëzime, përpjekje dhe dëshira shpresësjedhëse për Familjen Kalo Jr…..

NË Elbasan ditën e dasmës dhëndri i këndon nuses: E para moj është nëna, e dyta moj më je ti, të dyja të mira jeni, gjithë bota ju kanë zili, shkruan Kalo në Facebook.

Ndërkohë që ka shtuar se bashkëshortja e tij ka humbur jetën në të njëjtën ditë dhe orë ashtu si nëna e tij.

 Mama e ka trajtuar Rozin si vajzën e vet, ndaj edhe Perëndija të dyjave u përzgjodhi të njëjtën ditë amëshimi më 31 Maj, dhe të njëjtën orë 14:15 në 13 vite distancë nga njëra tjetra më 2011 dhe më 2024”, thekson ai.

Continue Reading

Aktualitet

Qershori nis me vapë/ MeteoAlb: Temperaturat mund të kapin vlera të pa imagjinueshme

Vapa do të nis me qershorin.  Termometri sipas meteorologëve parashikohet të shënojë vlera të ngjashme me muajin  korrik dhe gusht.   Kjo për shkak të masave ajrore me origjinë nga Arika  që do të përfshijnë  të gjithë Ballkanin.

” Nesër që futemi zyrtarisht në qershor  presim temperatura 32 – 33 gradë celcius,  e diela, e hëna 34 gradë,  më pas dhe java tjetër le të themi do të sjellë temperatura shumë të larta, të  paktën deri në datën 15.  Starton sikur të jenë  temperatura korriku apo gushti  ku përgjatë kësaj vale mund të shënojmë dhe vlera  37 gradë në zona të izoluara. Është një masë ajrore nga Afrika e cila po fuqizohet, në fakt do të jetë në  Europën Juglindore duke përfshirë dhe Ballkanin.”

Të pakta  pritet  te jenë ditët me temperatura normale për muajin.  Pavarësisht se qielli nuk do të jetë përherë i kthjellët   meteorologët nuk parashikojnë  reshje  intensive.

“Vranësirat do të jenë prezente,  në zonat lindore parashikohet të ketë grumbulim të vranësirave  duke gjeneruar reshje të pakta dhe aspak problematike.  Është parashikuar që qershori të jetë mjaft i nxehtë,  edhe pse mund të kemi një normalizim të temperaturave pas valës,  do kemi sërish valë të të nxehtit përgjatë gjithë qershorit.”

Pas mbylljes  së një muaji relativisht të freskët si maji menjëherë sipas meteorologëve nis një  muaj i nxehtë  si qershori.

Continue Reading

Aktualitet

1 qershori, ditë pa makina në kryeqytet, ja aktivitetet që do të organizohen për fëmijët

Data 1 qershor është konceptuar si “Ditë pa makina” në kryeqytet. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh që do të nisin në orën 10:00 e paradites.

Gjatë kësaj ore, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të kthehet në një ambient plot me kënde për argëtim dhe aktivitete të ndryshme për fëmijët.

Në këtë zonë të kryeqytetit do të jenë të hapura 14 stenda të ndryshme që do të mundësojnë për fëmijët disa praktika të ndryshme që nga kulinaria, mbjellja e luleve apo edhe art përmes pikturës ku të vegjlit do të kenë mundësi të shpalosin talentet e tyre.

Një pjesë e bulevardit do të përshtatet si një hapësirë për të shijuar patinazhin, ndërkohë që prezentë do të jenë edhe një grup animatorësh që do i japin më shumë atmosferë kësaj dite.

Axhenda e plotë e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës

10:00 – Workshope (Seanca Edukimi dhe Sensibilizimi për Ushqimin)

Workshop-e dedikuar edukimit dhe ndërgjegjësimit rrethqëndrueshmërisë ushqimore dhe objektivave të zhvillimit tëqëndrueshëm, duke promovuar praktika të shëndetshme dhe tëpërgjegjshme.

10:00 – Brown Zone

Workshop mbi drithrat dhe edukimin mbi bukën dhe konsumimin e saj. Fëmijët do të kenë mundësinë të marrinpjesë në procesin e përgatitjes së brumit.

10:00 –  White Zone

Workshop mbi akulloren dhe bulmetin duke theksuar rëndësinë dhe vlerat ushqyese që mbartin.

10:00 –  Green Zone

Panel Testi i Vajit të Ullirit: Specialistët do të prezantojnëdhe diskutojnë cilësitë e ullirit, si dhe përdorimet në gatim, duke ofruar një përvojë edukative dhe të këndshme.

10:00 – Flower Workshop

Fëmijët do të marrin pjesë në një ëorkshop për mbjelljen e luleve, ku do të mësojnë dhe të marrin pjesë aktivisht në procesin e mbjelljes. Çdo fëmijë do të ketë mundësinë të mbjellë lulen e vet dhe ta marrë atë në fund të aktivitetit.

10:00 – Demonstrime Gatimi dhe Kulinarie

Shefat e kuzhinës do të demonstrojnë teknika të ndryshmegatimi dhe receta të veçanta, duke ndarë sekretet e tyre me publikun.

10:00 – Degustimet e Ushqimeve Lokale

Vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë ushqimetradicionale shqiptare, duke përjetuar shijet autentike tëkuzhinës sonë.

10:00 – Galeria 01 – Panairi i Produkteve të Artizanatit

Ekspozitë me produkte artizanale ku mund të blihen produkte të ndryshme. Fëmijët dhe jo vetëm do të kenë mundësinë të krijojnë pocari dhe të pikturojnë mbi to.

10:00 – Street Art/Painting

Në bulevard do të vendosen rreth 30 kavaleta ku fëmijët mund të pikturojnë dhe të shprehin fantazinë e tyre, duke krijuar vepra të bukura arti.

10:00 – Patina

Hapësirë e dedikuar për të rinjtë dhe fëmijët që të shijojnë patinazhin, si dhe ëorkshop-e për ata që duan të mësojnë më shumë mbi këtë sport.

10:00 – Balona

Një zonë e veçantë që do ti ofrojë fëmijëve dhe prindërve mundësinë për të krijuar dhe ngjyrosur balonat që më pas do të ngrihen në qiell, duke sjellë gëzim dhe argëtim për të gjithë.

10:00 – Animatore Social

Një grup animatorësh social do të jetë prezent për t’i dhënë kësaj dite një atmosferë edhe më të gëzuar dhe të hareshme për fëmijët. Ata do të sjellin argëtim dhe energji pozitive, duke krijuar momente të paharrueshme për të vegjlit.

10:00 – Qendra Steam

Qendra Steam do të ofrojë një kënd të veçantë pikture që do të sjellë ngjyra dhe imagjinatë, duke e bërë ditën e tyre edhe më të veçantë dhe argëtuese.

10:00 – Tullumbace

Një nga gjërat që fëmijët duan më shumë janë tullumbacet. Do të kemi një stendë të veçantë ku fëmijët do të kenë mundësinë të luajnë dhe të kënaqen me tullumbacet, duke sjellë buzëqeshje dhe gëzim të pamasë.

Ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve

Për qytetarët e Tiranës e shtuna e 1 qershorit do jetë “Ditë pa makina”, ku qarkullimi i automjeteve do të kufizohet gjatë një orari të caktuar.
Qarkullimi i automjeteve do të kufizohet nga ora 06: 00 deri në orën 17:00 në disa nga segmentet kryesore në kryeqytet, ndërsa është hartuar një plan i lëvizjes për mjetet e emergjencës dhe atyre të Policisë së Shtetit.
1.Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve për 1 Qeshorin 2024, nga ora 06:00 deri në orën 17:00, në segmentet e mëposhtme:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti.
– Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ura e “Ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
Ndalohet parkimi i automjeteve në vendet e parkimit në perimetrin në afërsi të “Shkollës së Biçikletave”, në rrugën “Ahmet Pazari”, në rrugën “Dervish Hima” dhe në rrugën në krahun lindor të stadiumit “Air Albania”, në datën 1 qershor 2024, nga ora 06:00 deri në orën 17:00, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.
2.Qarkullimi i automjeteve të vazhdojë në rrugën “Ibrahim Rugova”, Bulevardin “Zhan Dark”, bulevardin Bajram Curri” dhe në rrugën ‘George.W.Bush”.
3.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.
4.Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja Nr. 2 “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni Trenit” të devijojnë në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Continue Reading

Aktualitet

“Shqipëria si Italia në vitet ’70!” Politologu dënon sulmin ndaj avokatit

Politologu Alban Daci ishte këtë të premte i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania ku dënoi sulmin e bërë ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Duke e krahasuar se sa të mbrojtur janë avokatët në vendin ku ai jeton, Daci tha se Shqipëria është si në vitet 70 në Itali.

“Unë mendoj se sot kemi një betejë mes dy kategorive. Betejë mes personave që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe atyre që duan ta devijojnë e ta anashkalojnë shtetin e të drejtës. Ndaj mendoj se situata në Shqipëri sot është e ngjashme për fat të keq me vitet ’70 në Itali, por shpresoj të mos jenë pasojat që ata patën”,-tha Alban Daci.

Ai shtoi se do të donte se fenomene të tilla kriminale të luftoheshin jo vetëm nga politika e nga ligjet, por edhe nga shoqëria shqiptare.

Continue Reading

Aktualitet

Akuzohet për pastrim parash, Apeli heq sekuestron e vendosur ndaj pasurive të biznesmenit Ago Gjolaj

Gjykata e Apelit ka vendosur që ti heqë sekuestron pasurive të biznesmenit Ago Gjolaj. Biznesmenit më 18 prill i sekuestruan një shoqëri tregtare, prona dhe llogaritë bankare si dhe 97 automjete. Gjolaj është nën hetim për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas Prokurorisë së Shkodrës, biznesmeni Ago Gjolaj ka dyshime se merret me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë si dhe është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike. Po ashtu, sipas Prokurorisë, Ago Gjolaj së bashku me dy vëllezërit e tij janë hetuar disa herë nga autoritet shqiptare madje edhe janë dënuar për vepra penale të ndryshme, si kontrabandë, tregtim mallrash kontrabandë, etj

Në pak javë hetime, ku u përfshinë edhe anëtarë të tjerë të familjes Gjolaj, Prokuroria e Shkodrës ngriti dyshime se biznesmeni dhe të afërmit e tij nuk justifikonin pasurinë e krijuar me burime të ligjshme. Nën këto dyshime dhe pas një analize të detajuar financiare, Prokuroria mori lejen e gjykatës për sekuestrimin e aseteve të tyre.

Nën sekuestro u vendos kompania “B.M” shpk, një objekt biznesi me sipërfaqe 2592 m2, 97 automjete të shoqërisë, si edhe shuma e parave në llogaritë e Sonjela Gjolaj bashkëshortja e biznesmenit, Ago Imer Gjolaj dhe subjektit tregtar. Por, tashmë ky vendim i Gjykatës së Shkodrës është rrëzuar nga Gjyaka e Apelit të Përgjithshëm.

Njoftimi i plotë i Gjykatës së Apelit:

Referuar raportimeve në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka regjistruar procedimin penal të vitit 2017, për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga shqyrtimi i materialit kallëzues referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezulton se në bazë të informacioneve dhe dokumentacionit te administruar, bazuar nëligjin nr. 108, datë 31.07.2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar, rezulon se shtetasi A. Gj dyshohet se merret me kontrabandimin dhe tregëtimin e mallrave kontrabandë, si dhe është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike.

Në vijim, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Pare të Juridiksionit të Përgjithshem Shkodër, ka regjistruar procedimin pasuror të vitit 2024, në bazë të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar.

Në këtë kuadër,Prokuroriaiështë drejtuar Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me kërkesën me objekt:Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë si më poshtë vijon:

– Shoqerine tregtare “…” Shpk me Nipt: …..

– 97 automjete në pronësi të shoqërisë “….”

– Gjendjen aktuale në të gjitha llogaritë bankare (llogari rrjedhëse/depozita) të të gjitha bankave te nivelit të dytë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Shqipërisë në emër të A. Gj, S. Gj, si dhe “…” Shpk me Nipt: ……

– Caktimin e administratorit nga lista e ekspertëve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin datë 16.04.2024, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

-Shoqerine tregtare “…” Shpk me Nipt: …..

– 97 automjete në pronësi të shoqërisë “…”

– Gjendjen aktuale në të gjitha llogaritë bankare (llogari rrjedhëse/depozita) të të gjitha bankave te nivelit të dytë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Shqipërisë në emër të A. Gj, S.Gj si dhe “….” sh.p.k me Nipt: ……

3. Për administrimin e këtyre pasurive ngarkohet Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

4. Dy kopje të këtij vendimi t’i dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila të marra masa për ekzekutimin e këtij vendimi.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërënga kërkuesi me iniciale A. Gj, i cili kërkoi:

-Shfuqizimin e vendimit 16.04.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Në përfundim të gjykimit, më datë 30.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Genti Shala, vendosi:

-Ndryshimin e vendimit datë 16.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër si vijon:

-Rrëzimin e kërkesës, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë sipas kërkesës datë 09.05.2024.

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Continue Reading
Advertisement

TRENDING