Connect with us

Kronike

Atentati ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, flet ekspertiza…

VAU I DEJËS- 50 gram lëndë eksplozive ka qenë sasia e vendosur në mjetin e kreu të degës së Rithemelimit në Vaun e Dejës. Ky është konkluzioni i arrirë nga forcat xhenio pas eksperimentimit të mjetit që shpëtheu në momentin që Benard Ndreca i dha makinës.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të një dite më parë, ku Benard Ndrecës i bënë një atentat me tritol në mjetin e tij, në policinë e Shkodrës janë shoqëruar 6 persona ndërkohë ende nuk ka persona të ndaluar për shpërthimin me eksploziv.Ndërkohë grupi i ekspertizës po analizon në detaje mjetin e Ndrecës për të rënë në gjurmët e 2 autorëve në momentin që montuan lëndën plasëse.

Sidoqoftë, shanset janë të pakta për shkak të shpërthimit. Grupi hetimor ka sekuestruar dhe kamera të tjera të sigurisë në zonë për të parë lëvizje të autorëve pasi janë larguar nga banesa e Ndrecës. Ende dyshimet janë të forta që mjeti mund të jetë shpërthyer me telekomandë. Benard Ndreca në një prenoncim për mediat u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik. Ndreca bëri thirrje që politika të distancohet policia dhe të lënë qytetarët të lirë të votojnë.

Kujtojmë se mëngjesin e djeshëm kreu i Rithemelimit për Vaun e Dejës, Benard Ndreca i ka shpëtuar një atentati me tritol i cili ishte montuar në mjetin e tij tip ‘Audi’. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orëve të para të mëngjesit, në minutat e para kur Ngreca i dha makinës. Shpërthimi ishte i fuqishëm, por duke qenë se lënda plasëse në momentin e shpërthimit kishte rënë në tokë dhe nuk shpërtheu nga vendi ku ishte montuar, Ndreca ja doli të shpëtojë pa dëme.

Fatmirësisht nga atentati pati vetëm dëme materiale. Report Tv siguroi edhe pamjet nga momenti i shpërthimit, por edhe nga montimi i lëndës plasëse në mjet, ku dy persona të maskuar vendosën 1 orë pas mesnatës një sasi tritoli. Autorët ende nuk janë identifikuar.

Politika reagoi menjëherë. Çfti Meta-Berisha e sheh këtë sulm ndaj Ndrecës, (i cili fatmirësisht shpëtoi mrekullisht), si një sulm që vjen nga kryeministri. Ndërkohë, mazhoranca e ka dënuar aktin, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin njëherësh edhe drejtuese politike e qarkut Shkodër, Elisa Spiropali e cila ka bërë thirrje që ngjarja të zbardhet urgjentisht.

Kronike

Aksident fatal mbrëmjen e sotme/ Makinat përplasen “kokë më kokë”

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Hotolisht të Pogradecit. Dy automjete përkatësisht “Benz” dhe “Renault” janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.

Nga raportimet e deritanishme thuhet se nuk ka persona të lënduar, raportohet vetëm për dëme të konsiderueshme materiale.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Pritet një njoftim nga ana e bluve për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

EMRAT/ U arrestuan për shpërthime me eksploziv, zbulohen lidhjet e shqiptarëve me “kokat” e mafies greke

Disa ditë me parë, policia greke arrestoi 3 shtetas shqiptarë të dyshuar për dy shpërthime të fuqishme eksplozivi në një karburant dhe një kantinë vere në Athinë që shkaktuan dëme të shumta materiale.

Për ngjarjen në karburant u identifikuan si autorë Geni Çato, 37 vjeç nga Përmeti dhe Evis Shyti, 40 vjec, ndërsa për atë tek kantina e verës u identifikua Kristo Xhixho, 35 vjec nga Durrësi dhe një shtetas rumun.

Bashkë me ta u arrestua edhe një shqiptar i katërt, mik i Xhixhos, i identifikuar si Aristotel Stefanidhi, 23 vjeç nga Këlcyra, i akuzuar për armëmbajtje pa leje. Mediat greke kanë zbuluar së fundmi lidhje të tyre me krerë të mafies greke që veprojnë në fushën e gjobvënieve dhe vrasjeve.

Të paktën dy nga katër shqiptarët që ranë në prangat e policisë greke janë njerëz të besuar të tre “kryekumbarëve” të Athinës, të cilët janë ekzekutuar në shtatë vitet e fundit. Në fakt, njëri prej tyre, famëkeqi Kristo Xhixho, i ashtuquajturi “bombardues i kantinës së verës”, është akuzuar si huligan i deklaruar i klubit “Olympiakos” në Pagrati, ndërsa bashkëkombësi i tij Evis Shyti apo “Boukouvala”, anëtar i bandës rivale, është akuzuar për bashkëpunim në një vrasje.

Shyti po ndiqet penalisht për shpërthimin e madh që ndodhi në një karburant në Pire, më 08.03. 2024. Megjithatë, siç zbulon “Espresso”, të shtënat më 23.03.2024, në premierën e shfaqjes së këngëtares së famshme greke Katerina Lioliou në lokalin e rinovuar të natës “LUX Athens” në rrugën “Syngrou”, nuk ishin përfundimisht një mesazh “mbrojtje-shantazhi” ndaj pronares së lokalit të natës, por një atentat i dështuar ndaj një “kumbari” 53-vjeçar, i cili sapo kishte dalë nga burgu dhe ishte larguar nga lokali i natës pak minuta më parë.

Bashkëpunëtori-motoçiklist, i cili ndodhej në “vëzhgim” aty pranë, transportoi të armatosurin dhe është njoftuar nga brenda për largimin e “kumbarit”. Por ai nuk e kapi dot, e megjithatë qëlloi dy herë me kallashnikov në fasadën e klubit të natës. Dhe kjo, sipas organeve kompetente, është bërë si një justifikim “i mirë” për porositësin 54-vjeçar, i cila është një i burgosur dhe nuk gabon kollaj.

Madje i pranishëm në vendngjarje ishte edhe shqiptari Kristo Xhixho, i cili është krahu i djathtë i “kumbarit” 53-vjeçar dhe që qëndroi për pak kohë në vendngjarje pas të shtënave edhe pasi “udhëheqësi” i tij ishte larguar tashmë. Xhixho, i njohur për zhvatje dhe grabitje, u kap të martën në Nea Smyrni së bashku me bashkëpunëtorin e tij shqiptar, duke pasur në grupin e tyre edhe rumunin Antonis Karapasias. Ata janë bashkëpërgjegjës për shpërthimin e ndodhur në kantinës e verës së pronarit të një dyqani buzuqesh më datë 11.03. 2024 në A. Panto 7, paralel me rrugën “Syngrou”.

Në fakt, siç zbulon “Espresso”, nga dosja hetimore, takimi i përbashkët pak minuta para dhe pas vendosjes së bombës në kantinën e verës, ka qenë në parkingun e “YTON The Music Shoë” në “Petrou Ralli”, ku vitet e fundit shfaqet këngëtari i famshëm grek Nikos Vertis, i cili sigurisht nuk është i përfshirë në ngjarje.

Pyetja e madhe e policisë së Athinës është se kush e dinte se “kumbari” 53-vjeçari do të ishte në lokali ku performonte Katerina Lioliou, lokal që autoritetet e lidhin me të njëjtën pronësi të kantinës së verës. Shqiptari Evis Shyti që së bashku me bashkatdhetarin e tij Geni Çato vendosën bombën në pikën e karburantit në rrugën “Skylitsi” në Pire, ishte shoqëruës i parë i kumbarit të natës Manolis Karagiannis, i vrarë më 27/6/2018, në orën 10 në mëngjes, në P. Faliro.

Karagiannis, i cili pati një armiqësi të ashpër me “Kumbarin e Kumbarëve” Vassilis Stefanakos, konsiderohet nga autoritetet si krimineli famëkeq që qëndron pas vrasjes së oficerit në pension të forcave speciale EKAM, Spyros Papachristou. Shyti përdor pesë pseudonime të ndryshme, si emri përshembull mbiemri Buokouvalas, dhe akuzohet për “bashkëpunim në vrasje”, por edhe “bashkëpunim në tentativë vrasje”.

Shqiptari Geni Çato i përkiste grupit të kryekumbarëve të vrarë Vasilis Grivas dhe Giorgos Litsa. Shyti dhe Çato u kapën pas një operacioni të koordinuar nga Departamenti i Zhvatjeve, mesditën e datës 29.04.2024 duke ecur në këmbë në trotuarin e Universitetit Panteion.

Dosja “e zbrazët” për urdhëruesin e vrasjes së gazetarit grek Karaivaz

Siç zbulon “Espresso”, në bandën rivale 35-vjeçari shqiptar Kristo Xhixho është deklaruar zyrtarisht si menaxher i një tjetër karburanti që i përket grekut “K”, i cili figuron si pronari zyrtar i pikës së karburantit në Pire ku ndodhi shpërthimi i parë.

Xhixho dyshohet se i përket grupit të kryekumbarit që doli nga burgu tre muaj më parë dhe që është përfshirë në një dosje ku është “fotografuar” si “autor moral” i vrasjes së gazetarit Giorgos Karaivaz më 9.4.2021. Në prill 2023, Policia e Athinës njoftoi arrestimin e dy vëllezërve grekë nga Keratsini si vrasësit e gazetarit, të cilët mbetën në paraburgim.

Sa i përket “autorit moral”, megjithatë, nuk ka pasur një konstatim thelbësor, për këtë arsye jo vetëm që nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj tij deri më sot, por ai është liruar pasi ka kryer tashmë dënimin si drejtues i një grupi të vjetër të bodyguardëve të natës. Xhixho është akuzuar më parë për shkelje të ligjeve sportive, fishekzjarrëce dhe armëve, si anëtar aktiv i shoqatës së “Olympiakos” në Pagrati. Në të dyja shpërthimet nuk ka pasur lëndime të personit, ndërsa bombat përbëheshin nga një sasi e madhe lënde shpërthyese, një detonator i zakonshëm dhe një fitil me djegie të ngadaltë. Mirëpo, ka shkaktuar bujë veprimi i autorit për të spërkatur motoçikletën e tij me një sprej të posaçëm për të fshirë çdo gjurmë ADN-je dhe gjurmë gishtash. Në fakt, veprimi i tij është “kapur” nga kamera e një dyqani.

Mirëpo, në lidhje me kantinën e verës, nga hetimet nga pamjet e kamerave u zbulua se makina e autorëve, “Peugeot” 3008, në pronësi të një kompanie qiradhënieje, pak kohë para shpërthimit, është nisur nga lokali i natës “YTON The Music Show”, që ndodhet në rrugën “Petrou Ralli 38” Aegaleo.

Në itinerar është përdorur një motoçikletë, e cila pas shpërthimit është parkuar pranë shtëpisë së bashkëpunëtorit rumun në Aegaleo dhe menjëherë pas kësaj e njëjta makinë është nisur sërish, duke përfunduar sërish në “YTON The Music Show”.

Në banesën e Kristo Xhixhos u gjetën një sërë shënimesh të shkruara me dorë, me  shënime biznesesh, shuma parash si dhe emra dhe numra telefoni. Në posedim të bashkëpunëtorit të tij shqiptar Aristotel Stefanidhi, u gjet një pistoletë ZASTAVA 7.65, me karikator me tre gëzhoja, si dhe dy targa false.

Ky i fundit është i dënuar për pjesëmarrje në një bandë që kryente grabitje seriale, të njëpasnjëshme dhe në bashkëpunim, tentativë grabitje në bashkëpunim, grabitje dhe dëmtim trupor me bashkëpunim, për substanca narkotike dhe dispozita të tjera si dhe pastrim i produkteve të veprës penale dhe financimit të terrorizmit dhe dispozita të tjera.

Continue Reading

Kronike

Motori del nga rruga/ Turisti çek dërgohet në gjendje të rëndë tek Trauma

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të shtunë në Mirditë.

Autoritetet policore raportojnë se motori me drejtues shtetasin çek R. K., 46 vjeç dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në fshatin Bukmirë.

46 vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, për asistencë të specializuar mjekësore. Raportohet se ai aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Continue Reading

Kronike

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përfundon mbi trafikndarëse

Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Qendrës Tregtare, QTU.

Një trajler është përplasur përplasur me një makinë, e cila ka përfunduar mbi bordurën e rrugës.

Nuk raportohet për dëme në njerëz.

Continue Reading

Kronike

Skema si shpërndahej droga në Tiranë/ ‘Call Centeri’ në Laprakë merrte…

Detaje të reja nga operacioni “Tempulli 3”, i ndërmarrë më 2 maj 2024 nga Antidroga e Tiranës.  Zbardhet skemën si funksiononte, nga momenti kur merrej porosia në një banesë në Laprakë e cila funksiononte si Call Center deri tek dorëzimi i dozave me taksi në destinacion.

Tre persona punonin si operatorë në një dhomë në Laprakë ku përmes një numri celulari merrnin porositë. E ngjashme me call centerin dhe linja ishte e hapur 24 orë.

Pas porosisë malli mbërrinte te konsumatori përmes shoferëve të taksive, të cilët i shfrytëzonin ato jo vetëm për transport udhëtarësh, por edhe droge.

Në mesin e të arrestuarve janë të paktën 3 taksistë.

E ndërsa porositë bëheshin përmes numrit celular, anëtarët e grupit komunikonin mes tyre përmes aplikacionit Signal. Malli ruhej nëpër shtëpi me qira, të cilat ishin marrë nga ana e pjesëtarëve të grupit.

Deri tani janë 25 persona të arrestuar dhe 10 të tjerë u shpallën në kërkim në kuadër të operacionit “Tempulli 3” në Tiranë. Në krye të grupit dyshohet të jetë Enea Sulejmani, kryetari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës arrestuar mbrëmjen e 21 marsit 2024 pas tentativës për t’iu larguar agjentëve të Antidrogës duke tentuar t’i shtypë me makinë në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë pasi në makinë ishte me 1 kilogramë kokainë.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 50 doza me lëndë dyshuar narkotike heroinë, 100 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 27 telefona celular të markave të ndryshme dhe 5 automjete të markave të ndryshme”, tha dje drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj në një konferencë për median.

Të arrestuar në kuadër të operacionit ‘Tempulli 3’ me 2 maj 2024
1- Rei Ramushi
2- Emiljano Birja
3- Abdullah Zyberi
4- Albjo Shkira
5- Kevin Nazari
6- Amarildo Jashari
7- Florjan Çepa
8- Ibez Zebi
9- Florjan Miha
10- Erol Bardhoshi
11- Andrin Bajraktari
12- Emiljano Maksutaj
13- Hamza Firi
14- Albi Bulku
15- Maringlen Kolaj
16- Armando Disha
17- Klodjan Lena
18- Altmir Mustafaraj
19- Gentjan Agaj
20-  Flori Lime
Masa e arrestit burg iu komunikua në qeli me 2 maj 2024
21- Envis Gorellari
22- Fatjon Çiçi
23- Enea Sulejmani
24- Igli Begaj
25- Shkëlqim Ostreni

ÇFARË U SEKUESTRUA me 2 maj 2024? 
3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kokainë
50 doza me lëndë dyshuar narkotike heroinë
100 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis
27 telefona celular të markave të ndryshme
5 automjete të markave të ndryshme

Continue Reading
Advertisement

TRENDING