Connect with us

Kronike

‘Autorët kishin veshur…’/ Detaje nga vrasja e 24-vjeçarit shqiptar

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i dy shqiptarëve të dyshuar për vrasjen e 24-vjeçarit Albert Deda në Padova një ditë më parë dhe plagosjen e dy të tjerëve me thikë.

Mediat e huaja raportojnë se dy të arrestuarit 19 dhe 24 vjeç duket se kishin planifikuar që të arratiseshin në Shqipëri. Të dyshuarit kishin ndërruar rrobat e grisura dhe të gjakosura dhe kishin veshur rroba të reja. Disa prej rrobave dhe sendeve të reja kishin ende etiketën e çmimit, detaj ky që për hetuesit tregon se ishin vjedhur në dyqane ose ishin blerë në nxitim e sipër.

Motivi i krimit është ende i paqartë dhe autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Ajo që dihet deri më tani është se mes grupit të shqiptarëve ka patur një përleshje me thika. Sherri mes të rinjve filloi brenda një banese, e cila degjeneroi në agresion dhe kulmoi, me goditjen me thikë fatale të njërit prej personave të përfshirë, Albert Dodës.

Advertisement