Connect with us

Kronike

Autori çohet nga karrigia dhe shkon i drejton pistoletën në kokë një personi

Detaje të reja vijojnë të dalin nga ngjarja e ndodhur në qytetin e Elbasanit mesditën e sotme në ambientet e një lokali, ku një person ka tentuar të qëllojë me pistoletë në kokë një person tjetër. Bëhet me dije se autori ka qenë i ulur në lokal nën shoqërinë e një gruaje, ndërsa shumë pranë tij ka akluar edhe shënjestra.

Më pas, autori çohet nga tavolina dhe nxjerr nga çantë që mbante të varur në trup pistoletën dhe ia drejton në kokë personit. Por, dyshohet se në këtë moment autorit i është bllokuar arma, ndërsa personi tjetër ka kthyer kokën dhe është larguar i tmerruar.

Në lokal ka pasur edhe të pranishëm të tjerë, të cilët janë ngritur të alarmuar për të parë se çfarë po ndodhte. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhejn e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Dalin pamjet nga incidenti në Elbasan/ Autori çohet nga karrigia

Advertisement