✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Avokati i Popullit nis hetimin për dhunën e Policisë ndaj studentëve

Avokati i Popullit, Endri Shabani, ka nisur një hetim administrativ për përdorimin e forcës nga Policia e Shtetit gjatë protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit, pas përplasjeve mes protestuesve dhe efektivëve.

Sipas njoftimit të institucionit, vlerësimi do të kryhet në bazë të neneve 2, 3 dhe 11 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, me qëllim që të përcaktohet nëse përdorimi i forcës ka qenë i domosdoshëm dhe proporcional.

Paralelisht, grupet e monitorimit të Avokatit të Popullit kanë mbërritur në Bllokun e Sigurisë dhe pranë komisariateve ku mbahen personat e shoqëruar gjatë protestës. Monitoruesit po verifikojnë nëse të shoqëruarve u garantohen të drejtat ligjore, përfshirë të drejtën për avokat, njoftimin e familjarëve dhe kryerjen e ekzaminimit mjekësor.

Institucioni u ka bërë thirrje qytetarëve që mendojnë se u janë shkelur të drejtat gjatë protestës, të paraqesin ankesa individuale pranë Avokatit të Popullit.

REAGIMI I PLOTE:

Avokati i Popullit ka nisur, sipas detyrës, një hetim administrativ mbi përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së sotme. Vlerësimi bëhet sipas neneve 2, 3 dhe 11 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, për të përcaktuar nëse përdorimi i forcës ka qenë i domosdoshëm dhe proporcional.

Grupet e monitorimit të institucionit janë në Bllokun e Sigurisë dhe pranë komisariateve ku mbahen personat e shoqëruar. Po verifikohet nëse u garantohen e drejta për avokat, njoftimi i familjes dhe ekzaminimi mjekësor. Përtej hetimit kryesisht, Avokati i Popullit fton çdo qytetar që beson se të drejtat e tij janë shkelur, t’i drejtohet institucionit me ankesë individuale

Advertisement