Politike
Balla akuzon për ndërhyrje të huaja në protestën qytetare
Kryetari i grupit të socialistëve, Taulant Balla, pas mbledhjes tha para gazetarëve se nuk do të pranojnë një kërkesë të demokratëve për debat me mocion, lidhur me protestën.
Balla deklaroi se protesta që nisi për shqetësimet mjedisore në Zvërnec nuk përfaqëson më kauzën fillestare. Pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, ai tha se respekton qytetarët që dolën në protestë për mbrojtjen e mjedisit dhe për dyshimet mbi respektimin e normave mjedisore në projektin e Zvërnecit, por sipas tij sot protesta është devijuar dhe është marrë peng nga interesa të tjera.
Balla pretendoi se nëtë janë përfshirë elementë të lidhur me konkurrencën rajonale turistike dhe me ndërhyrje nga vende jo miqësore me Shqipërinë. Sipas tij, kauza për të cilën nisi protesta është lënë në harresë.
“ kam informuar grupin parlamentar mbi qëndrimin që do të mbajmë edhe me disa kërkesa që kanë ardhur me debate, sikurse e kam pasur një komunikim me ju javën e kaluar, në fund të konferencës së kryetarëve, dhe tani mund ta ndaj me ju.
Që sa i përket një kërkese për mocion me debat mbi disa siç janë formuluar, pra disa kërkesa nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të lexuara nga protesta, e kam thënë dhe duhet ta rishpreh: as nuk e pranoj dhe as nuk e njoh Partinë e Saliut interlokutor mes nesh dhe protestuesve”, tha Balla para gazetarëve.
E ndërsa i pyetur në lidhje me një qëndrim për largimin nga partia të Marjana Koçekut, Balla tha se kjo e fundit duhet të dorëzojë mandatin që e ka marrë nga PS
“Të dorëzojë mandatin që e ka marrë nga PS, dhe kur të votohet drejtpërsëdrejti ka të drejtë të përdorë mandatin”, u shpreh ai