Connect with us

Politike

Balta që hidhet, se gjoja kemi pasur vonesa në rindërtim, nuk është aspak e vërtetë

Faleminderit znj. Nënkryetare e Kuvendit,

Të nderuar kolegë deputetë,

Kam zgjedhur të them dy fjalë për këtë marrëveshje shumë të rëndësishme të negociuar në një kohë rekord. Falë besimit dhe mbështetjes të të gjithë deputetëve këtu, kjo marrëveshje po kalon me procedurë të përshpejtuar, për të hyrë në fuqi menjëherë dhe për të vijuar më pas me ndërtimin e rreth 2 mijë banesave në zonën e Durrësit, që u prek nga tërmeti i 26 nëntorit.

E thashë e negociuar në kohë rekord, sepse fondi i Abu Dabit për Zhvillim është një institucion financiar, i cili e ka mbështetur Shqipërinë prej 7-8 vitesh në disa projekte të rëndësishme. Duke qenë se të gjitha marrëveshjet kanë kaluar në Parlament, e dimë fare mirë se sa shumë kohë është dashur. Për marrëveshjen në fjalë, procedurat janë kryer me shpejtësi. Gjej rastin në emër të të gjithë deputetëve, që ti shprehim falenderimet tona më të sinqerta Emirateve të Bashkuara Arabe dhe në mënyrë të veçantë Princit të Kurorës Mohammed bin Zayed al Nahyan, i cili është një mik shumë i vyer i Shqipërisë.

Emiratet e kanë treguar mbështetjen ndaj kombit shqiptar gjithmonë në momente të vështira. Kujtoj këtu krizën e luftës në Kosovë. Asokohe vetë Princi i Kurorës Mohammed bin Zayed ishte një prej pilotëve, që sillte ndihma për bashkëkombasit tanë kosovarë, të cilët ishin shpërngulur nga genocidi serb.

Sot jemi në kushtet që përsëri, pas një situate të vështirë të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit, miqtë Emiratas i gjenden Shqipërisë përmes kësaj marrëveshje.

Në këtë kontekst diskutimi dua të shpreh edhe një herë vlerësimin tone, se procedurat dhe procesi i rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit, kanë ecur në mënyrë të shkëlqyer.

E gjithë balta që mundohet të hidhet me pretendimin, se gjoja kemi pasur vonesa në rindërtimin e banesave, nuk është aspak e vërtetë.

Mjafton të hidhni sytë e të shihni raste të ngjashme të fatkeqsive, që kanë ndodhur në botë, për shembull në Zelandën e Re, një vend me nivelin më të lartë të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies, ku bëhen gati 9 vite nga tërmeti i rënë në një prej qyteteve, ende më shumë se gjysma e qytetit nuk është rindërtuar.

Po ashtu edhe në Italinë fqinje në zonën e L’Aquila-s, ku përsëri numri i ndërtesave të parikonstruktuara është shumë i madh.

Nuk e them këtë për t’u shfajësuar, sepse nuk kemi për t’ju dhënë llogari as juve këtu në sallë dhe as atyre që braktisën këtë sallë.

E them me shumë krenari, si një prej deputetëve të shumicës parlamentare, se shifrat e rindërtimit flasin vetë.

Shqipëria, e cila ka një ekonomi të pakrahasueshme me shembujt që solla, Zelandën e Re dhe Italinë, ka vënë në dispozicion në buxhetin e vitit 2021 shifrën prej 280 milionë dollarësh për rindërtimin.

Nëse, larg qoftë nuk do të kishim rikuperuar ekonominë e vendit nga viti 2013 e më pas, nuk do të kishim këto kapacitete ekonomike për t’iu përgjigjur rindërtimit.  Shtuar këtu edhe efikasitetin e të gjithë anëtarëve të kabinetit qeveritar, të përfshirë në procesin e negociatave për mbylljen e marrëveshjeve, që pasuan Konferencën e Donatorëve më 17 shkurt të këtij viti, ku Shqipëria siguroi rreth 1.15 miliardë euro, 300 milionë euro prej të cilave ishin grante.

Pjesë e këtij granti është edhe marrëveshja që votojmë sot. Kjo tregon se jemi tërësisht në rrugën e duhur, sepse i kemi qëndruar angazhimit tonë prej ditës së parë. Për të gjitha familjet që jetojnë në zonat rurale të prekura nga tërmeti, procesi i rindërtimit ka filluar. Një pjesë e madhe kanë marrë çelsat në dorë dhe janë futur në banesat e reja të rindërtuara. Për objektet e tjera, shkolla, spitale, etj., të gjitha procedurat janë zhvilluar.

Kam parë sot me keqardhje një spot të Partisë Demokratike për çështjen e spitalit të Laçit. Gënjejnë! Nuk e kanë për turp të gënjejnë, sepse ditën që arriti të bëjë politikë me numrin e të vdekurve, ajo parti e ka humbur busullën në marrëdhënien me qytetarët shqiptarë. Shqiptari nuk e ka për zakon të bëjë politikë me të vdekurit. Partia Demokratike ka humbur çdo vlerë njerëzore.

Ajo që ka ndodhur dhe po ndodh me spitalin e Laçit është një procedurë e zhvilluar nga qeveria shqiptare në të cilën janë përfshirë edhe institucione ndërkombëtare financuese, sikurse është Banka Botërore.

Spitali do të fillojë dhe Kryeministri Rama i qëndron angazhimit të vet, që në pranverën e vitit 2021 spitali do të jetë gati, pikërisht atëherë kur politika e mbrapshtë e politikanëve, që për turpin e tyre bëjnë politikë me vdekjen, do të marrë përgjigjen përfundimtare.

Dua të them dhe dy fjalë për Dekretin për kthimin e ligjit për Policinë e Shtetit. Dua të ritheksoj diçka që e kam thënë para disa javësh këtu në Kuvend. Ligji për Policinë e Shtetit është diskutuar për një kohë shumë të gjatë. Është diskutuar me institucionet e tjera që pëfshijnë ose janë pjesë e punës të përbashkët me Policinë e Shtetit, sikurse është Prokuroria e Përgjithshme. Gjej rastin ta falenderoj ministrin e Brendshëm për korrektesën, që ka treguar në marrëdhënien me Kuvendin dhe institucionet e tjera, në dobi të formulimeve të duhura që çojnë përpara rolin shumë të rëndësishëm të Policisë së Shtetit.

Të gjitha përpjekjet në krye të të cilave tashmë është vënë Ilir Meta, që për turpin e tij natën takohet me ish-policë të larguar nga Policia e Shtetit për përfshirje në veprimtari kriminale dhe ditën gjoja shqetësohet për ligjin e Policisë së Shtetit, sot marrin përgjigje përfundimtare.

Sot kemi një Polici Shteti tërësisht të depolitizuar. Sot kemi rezultatet më të mira të Policisë së Shtetit në gjithë këto 30 vite.

Presidenti i Republikës duhet të heqë dorë nga të bërit politikë me dekretet presidenciale. Çdo lloj vonese të shkaktuar nga tekat e Presidentit, nuk i bëjnë mirë punës së Policisë së Shtetit. Është e patolerueshme që Kryetari i Shtetit të etiketojë apo sulmojë Policinë e Shtetit.

Policia e Shtetit është garante e zbatimit të ligjit.

Është e papranueshme për ty, Ilir Meta, që të vonosh ligjin për buxhetin e shtetit. Buxheti i shtetit është shprehja me kuptimplotë e vullnetit të shumicës qeverisëse. Presidenti i Republikës për turpin e tij vazhdon të mbajë peng dekretimin e buxhetit të shtetit. Duke vonuar dekretimin e buxhetit të shtetit, Ilir Meta vonon qeverinë dhe institucionet e tjera të jenë gati për blerjen e vaksinës apo programimin në kohë, të të gjitha nevojave të tjera që ka shteti në përballje me pandeminë.

Ilir Meta për turpin e tij vonon buxhetin e shtetit, duke vonuar përgatitjet që duhet të bëjë qeveria për përballjen me COVID-19.

Së fundi, gjej rastin të ndaj me ju lajmin e mirë që kolegu ynë Andi Përmeti e fitoi betejnë me COVID-19.

Faleminderit!

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

Burri i saj plagosi me thikë drejtorin e Kredive/ Reagon Ibrahimaj: Mungesë provash

Ministrja Delina Ibrahimaj ka reaguar për herë të parë pasi bashkëshori i saj qëlloi me thikë Ish drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj.

Ministrja shpjegon se konflikti ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit të saj dhe pasi është hetuar nga organet e drejtësisë në bazë të kallëzimit të bërë nga pala tjetër është pushuar për mungesë provash.

Reagimi i plotë nga Delina Ibrahimaj:

“Jam e keqardhur që 5 muaj pas një konflikti të padëshiruar, i cili ka kaluar në rrugën e drejtësisë dhe ka marrë përgjigje po në atë rrugë, sot më duhet të jap shpjegimin tim. Nuk kam asnjë arsye të fajësoj askënd lidhur me publikimin e këtij fakti, por kam detyrimin të sqaroj elemente që e bëjnë të plotë vërtetësinë e tablosë së ngjarjes.

Konflikti ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit tim, jo në zyrat e shtetit dhe pasi është hetuar nga organet e drejtësisë në bazë të kallëzimit të bërë nga pala tjetër është pushuar për mungesë provash. I vetmi ndikim i imi në këtë proces ka qenë se nuk e kam lejuar bashkëshortin të bëjë kallëzim, pikërisht sepse personi në fjalë ka qenë drejtues i një institucioni varësie kur kam marrë detyrën si Ministre e Financave dhe s’kam dashur në asnjë mënyre që familja ime të marrë iniciativën.

Një element tjetër lehtësisht i provueshëm është se pavarësisht dinamikës së ngjarjes dhe faktit që bashkëshorti im ka qenë padrejtësisht i kallëzuar për dicka që nuk e ka bërë, ashtu si konfirmohet nga vendimi i organeve të akuzës, pala kallëzuese ka vijuar të qëndrojë në vendin e punës edhe pas largimit tim nga funksioni i Ministres së Financave dhe Ekonomisë 7 muaj më parë.
Nuk besoj se është e nevojshme në këtë pikë, por po sqaroj sidoqoftë se nuk kam pasur asnjë konflikt me kallëzuesin gjatë gjithë kohës së qëndrimit tim në atë detyrë, siç nuk kam pasur asnjë konflikt me asnjë person në varësine time.

Ky fakt besoj e thotë vetë të vërtetën që konflikti në fjalë, nuk ka pasur asnjë lidhje me mua apo detyrën time. Padyshim do të kishte qenë me e mira që të mos kishte ndodhur, por nganjëhere zhvillimet e padëshiruara në marrëdheniet me të tjerët na zgjedhin, nuk i zgjedhim. Por e përsëris që kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me institucionet shtetërore, me funksionet e institucionit që kam drejtuar dhe me mua personalisht. Ndërkohe e mirëkuptoj me keqardhje faktin se pikerisht për shkak të detyres dhe angazhimit tim publik, nje ngjarje e 5 muajve të shkuar bën sot lajm për arsye qe nuk janë në tagrin tim institucional t’i komentoj.

Ndjesë kujtdo që mund të jetë shqetësuar nga ky lajm, por kushdo të jetë i bindur se s’ka asnjë të vërtetë tjetër nga sa rendita më lart”, shkruan Delina Ibrahimaj.

Continue Reading

Politike

PD alarmon autoritetet italiane: Mafia e Ramës mund të sulmojë gazetarët e RAI 3

Partia Demokratike iu bën thirrje autoriteteve italiane të marrin masat më të forta të sigurisë për gazetarët e ekipit të “Report RAI3” për t’i mbrojtur nga ndonjë sulm plotësisht i mundshëm hakmarrës i mafies shqiptare që kontrollohet nga Edi Rama.

Përmes një deklarate, PD e siguron Edi Ramën se do përgjigjet personalisht për çdo sulm që mund të porositë ndaj gazetarëve guximtarë që denoncojnë lidhjet e tij mafioze dhe veprat e tij okulte.

Sipas deklaratës, dokumentari i Rai 3 për Shqipërinë paraqet me dokumenta lidhjen direkte me mafien e drogës të Ministrave të Brendshëm të Edi Ramës, Sajmir Tahiri dhe Fatmir Xhafa të emëruar në atë detyrë vetëm që Rama të ndërtonte në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

“Nga dita e shfaqjes së dokumentarit deri sot, Edi Rama duke e ditur se asnjë provë përvëluese nuk kundërshton dot me Gjykatë, ka ndërmarrë një sulm agresiv me kërcënime, sharje dhe shpifje kundër gazetarëve italianë dhe kolegëve të tyre shqiptarë, që kanë komentuar përmbajtjen e dokumentarit të RAI 3. Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe lidhjet me mafien, drogën dhe krimin të klanit mafioz Rama, në krye të qeverisë dhe dënon gjithashtu me forcë fushatën e sulmeve, shpifjeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve italianë dhe shqiptarë që ia thonë të vërtetën publikut të vendeve të tyre”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë nga PD:

“Apel drejtuar autoriteteve ligjzbatuese italiane

Pas transmetimit të “Report Hot Spot Albanese”nga RAI 3, i Sigfrido Ranuçi dhe Giorgia Mottola në të cilin gazetarë të guximshëm paraqitën me fakte e dokumenta të pakundërshtueshme lidhjet e vërtetuara me eksponentë të njohur të mafies të Engjëll Agaçit, Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, eminenca gri e pushtetit okult të Edi Ramës, dhe lidhjen e vërtetuar të Olsi Ramës, vëllait të Edi Ramës me bosët e grupit të Xibrakës me të cilët Olsi, sipas vëzhguesve të policisë, kishte marrë pjesë në dhjetra takime dhe udhëtime. Në të gjitha këto takime dhe udhëtime, policia ndonëse e njihte shumë mirë Olsin, e regjistronte si ‘anëtari i panjohur’.

Olsi Rama me makinën e këtij grupi, me targë AA653DM sipas sistemit TIMS, kishte kaluar kufirin 18 herë, dhe në të gjitha rastet ishte provuar se ‘anëtari i paidentifikuar’ që ndiqej nga policia ishte Olsi Rama. Por në një kohë kur drejtuesit e tjerë të grupit u arrestuan, Olsi Rama i mbrojtur nga vëllai i tij Edi Rama, nuk u thirr kurrë në pyetje.

Dokumentari i Rai 3 për Shqipërinë paraqet me dokumenta lidhjen direkte me mafien e drogës të Ministrave të Brendshëm të Edi Ramës, Sajmir Tahiri dhe Fatmir Xhafa të emëruar në atë detyrë vetëm që Rama të ndërtonte në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

Nga dita e shfaqjes së dokumentarit deri sot, Edi Rama duke e ditur se asnjë provë përvëluese nuk kundërshton dot me Gjykatë, ka ndërmarrë një sulm agresiv me kërcënime, sharje dhe shpifje kundër gazetarëve italianë dhe kolegëve të tyre shqiptarë, që kanë komentuar përmbajtjen e dokumentarit të RAI 3.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe lidhjet me mafien, drogën dhe krimin të klanit mafioz Rama, në krye të qeverisë dhe dënon gjithashtu me forcë fushatën e sulmeve, shpifjeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve italianë dhe shqiptarë që ia thonë të vërtetën publikut të vendeve të tyre.

Partia Demokratike iu bën thirrje autoriteteve italiane të marrin masat më të forta të sigurisë për gazetarët e ekipit të “Report RAI3” për t’i mbrojtur nga ndonjë sulm plotësisht i mundeshëm hakmarrës i mafies shqiptare që kontrollohet nga Edi Rama, sikundër e siguron Edi Ramën se do përgjigjet personalisht për çdo sulm që mund të porosite ndaj gazetarëve guximtarë që denoncojnë lidhjet e tij mafioze dhe veprat e tij okulte.”

Continue Reading

Politike

Balla ironizon opozitën: Protestuesit thirrën lironi liderin Berisha

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është pyetur për protestën e opozitës përballë bashkisë së Tiranës ku u kërkua dorëheqja e Erion Veliajt pas aferës “5D” ku drejtorët e emëruar prej tij përfunduan në burg për korrupsion miliona euro.

Nga Korça, Balla ironizoi tubimin duke deklaruar se protestuesit bënin thirrje për të liruar ish-kryeministrin Sali Berisha i cili prej dhjetorit të 2023 nddhet në “arrest shtëpie” për dosjen “Partizani”.

“Besoj që protestuesit sot e dhanë vetë përgjigjen e arsyes së protestës kur gjatë protestës thirrjet ishin “Lironi liderin e opozitës”, kështu që në këtë aspekt besoj e kuptoni që këta nuk kanë hallin që i referoheni ju, por kanë hallin e vet”, tha Balla.

Continue Reading

Politike

Investigimi i RAI 3/ Alizoti: Rama është i marrë “peng” nga karteli i kokainës

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka reaguar në lidhje me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, i cili refuzoi interpelancën në Parlamentin e Shqipërisë e thirrur nga Gazment Bardhi.

Sipas tij, është për të ardhur keq që institucionet e drejtësisë nuk po reagojnë për akuzat e ngritura nga opozita dhe nga emisioni investigativ i medias italiane RAI3.=

“Reagimi ekstrem i Ramës në mbrojtje të mikut të kartelit të kokainës së Xibrakës dhe ish-avokatit si vëllezërve të tyre, duket se po zbulon një të vërtetë që pëshpëritej prej kohësh. Rama nuk po sillet si kryeministër i zgjedhur, por si i përzgjedhuri i krimit në krye të qeverisë. Shmangia e llogaridhënies në Kuvend për të mbrojtur sekretarin e tij nga një akuzë e dokumentuar në Itali, është tregues i qartë se ai është vartësi i atyre që e kanë emëruar aty. Shqipëria ka patur shumë kryeministra të paaftë dhe mediokër, por kurrë një kryeministër të marrë peng nga kartelet. Është për të ardhur keq, që edhe institucionet e reja të drejtësisë po sillen si emërime të pengut. Nuk ja kanë borxh taksapaguesit e SHBA-ve dhe BE-së, që të sponsorizojnë heshtjen e SPAK-ut, përballë shokëve të trafikantëve. Ata nuk mund të sillen si enturazh i kryeministrit të zgjedhur si kurator i bashkëpunëtorëve të krimit. Nëse Rama dhe SPAK, heshtin dhe flasin njësoj, atëherë kokaina e Xibrakës, vijon të qelbet edhe në mes të Tiranës”, shkroi Alizoti.

Continue Reading

Politike

Bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj qëllon me thikë drejtorin e ATK, ngjarja në mes të Tiranës

Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres së Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj (ish-ministre e Financave), ka goditur disa herë me thikë drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Mësohet se Ibrahimaj e kërcënonte drejtorin e ATK, Eri Koshaj prej një kohe të gjatë, madje e kërcënonte për të dhënë dorëheqje si dhe e përndiqte.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Pazarit të Ri” ku mësohet se Ibrahimaji i kishte zënë pritë Koshajt.

Një ngjarje në përmasat e skandalit ka ndodhur mëngjesin e datës 20 Nëntor 2023, në mes të Tiranës, por që është mbyllur nga përfshirja e drejtuesve të disa institucioneve të rëndësishme shtetërore. Sigurisht, autori i goditjeve me thikë është burri i një ministre.

Rasti është kallëzuar dhe në Policinë e Tiranës, në Komisariatin Nr.1 nga Eri Koshaj, por institucionet kanë heshtur. Me kërcënime dhe ndërhyrje të shumta “nga lart”, kallëzimi i Drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave është pluhurosur në sirtare.

 

 

Prokuroria e Tiranës ka marrë materialet proceduriale të referuara nga blutë e kryeqytetit, por ka vendosur që të pushojë çështjen. Nga ndikimi dhe influenca e fortë e njerëzve të përfshirë në ngjarje vetëkuptohet dhe vendimi i organit të akuzës.

Redaksia disponon dhe ekzaminimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, kryer nga mjeku ligjor Harallamb Martopullo i cili provon se në trupin e shtetasit E.K janë konstatuar dremishje në pjesën e fundshpinës të shkaktuara nga një mjet mbretës. Delina Ibrahimaj u largua nga drejtimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në Shtator 2023, për të marrë drejtimin e Ministrisë së Sipërmarrjes, detyrë të cilën e mban dhe aktualisht.

Ibrahimaj kërcënonte Koshajn prej një kohe të gjatë që të jepte dorëheqjen
Arsyeja e këtij konflikti që degjeneroi deri në përdorimin e thikës nga ana e burrit të ministres socialiste, Andri Ibrahimaj, është pikërisht posti që mban Eri Koshaj si drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Atij i është kërkuar vazhdimisht të japë dorëheqjen, gjatë kohës që bashkëshortja e Andri Ibrahimaj drejtonte Ministrinë e Financave.

Agjencia e Trajtimit të Kredive është një institucion në varësi të kësaj ministrie dhe shtetasi E.K nuk ka pranuar që të largohet pas presioneve dhe kërcënimeve. Një tjetër detaj që thellon skandalin ku është përfshirë Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj. Ky shtetas i ka kërkuar vazhdimisht E.K që të jepte dorëheqjen sepse drejtor do të emërohej një shok i tiji. Pra, burri i ministres Delina Ibrahimaj duket se de fakto drejtonte Ministrinë e Financave, sepse vendoste se kush do të emërohej dhe kush do të largohej nga detyra.

Përndjekjet ndaj shtetasit E.K janë shtuar përgjatë muajve dhe mëngjesin e datës 20 Nëntor 2023, Andri Ibrahiamj sapo e ka parë duke kaluar në rrugë ka dalë nga lokali ku ndodhej, duke shkuar drejt Drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Aty e ka kanosur dhe ofenduar me fjalë fyese, ndërsa ka tentuar dhe ta çojë drejt një ambienti tjetër privat për “t’u sqaruar”.

Kur drejtori nuk ka pranuar, referuar dhe kallëzimit të depozituar në Komisariatin Nr.1 në Tiranë, burri i ministres ka nxjerr nga brezi një mjet në dukje prerës dhe e ka qëlluar në pjesën e brinjëve dhe të fundshpinës. Këto goditje ndaj drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive janë provuar dhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Interesante është dhe ajo që ka ndodhur pas kësaj ngjarje.

Andri Ibrahimaj është larguar menjëherë nga Shqipëria, e provuar kjo dhe nga sistemi TIMS. Nga frika se mos rasti bëhej publik dhe ai arrestohej, burri i ministres Delina Ibrahimaj ka vendosur të ikë nga vendi atë periudhë. Shteti është vënë në dispozicion të tij.

Ngjarja është tentuar të fshihet dhe E.K është kërcënuar që të mbyllë gojën. Ai është shkarkuar nga posti i Drejtoritë të Përgjithshëm në Agjencisë e Trajtimit të Kredive, institucion në varësi të Ministrisë së Financave që sot drejtohet nga Ervin Mete, dhe asnjë institucion nuk ka marrë masa për një sulm fizik në përmasat e skandalit.

Pjesë në këtë shkarkim ka dhe vetë ministrja Delina Ibrahimaj, e cila edhe përse është larguar nga Financat ka aty të gjithë stafin që ka emëruar në vite dhe bën ligjin. Ashtu siç u tentua dhe me drejtorin e ATK-së, por ky i fundit nuk pranoi të largohej për t’ia lënë postin shokut të burrit të ministres. Punë ka, por dhe profesionistë po! Ama në Shqipëri ka një rregull të pashkruar që nuk të lënë të punosh kur je i aftë…/ Lapsi.al

Continue Reading
Advertisement

TRENDING