Connect with us

Aktualitet

Banorët e Bërxullës në protesta para Hipotekës

Banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë para Hipotekës mëngjesin e sotëm. • Teksa kanë tentuar që të futen brenda në ambientet e Hipotekës, banorët nuk janë lejuar nga policia. • Kjo ka krijuar tensione mes tyre, të cilët me forcë dhe me të bërtitura kanë kërkuar përfaqësues të Hipotekës për të negociuar. • Banorët në protestë kanë deklaruar se nëse nuk merr zgjidhje ky problem i tyre, ata do të bëjnë vetëgjyqësi, pasi e shohin si të vetmen formë. • Po ashtu banorët kanë theksuar se ligji nuk funksionon për pushtetarët dhe për politikanët.

Banorët e Bërxullës: Firma fantazmë përdor dhunë për të marrë lekë nga prona ime, do shkoj në Gjykatë

Banorët e Bërxullës në protesta para Hipotekës: Do

Banoret

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë ditën e sotme në protestë për pronat e tyre. Një banor ka deklaruar për mediat se firma që po bën projektin është fantazmë dhe po merr lekë përmes pronës së tyre. Po ashtu ai ka deklaruar se do e çoj çështjen në Gjykatë.

“Vjen firma fantazmë përdor dhunë për të bërë një rrugë, për të marrë para. Ata marrin pare përmes pronës tonë. Evropa ka hedhur miliona lekë dhe s’duan as ata t’ia dinë. Nuk kemi bashkë, as njësi bashkiake. Do shkoj në gjykatë, nuk pres më nga këta institucione. Të na shajnë, s’ka probleme, por të paktën të dalin. Këta nuk dalin. Neve nuk na njihet e drejta e pronës, skandal nuk ka qeveri më të poshtër që të poshtërojë popullin e vet”, tha ai.

2 ORE ME PARE

“Nuk mund të hyni me dhunë”, tensione te banorët e Bërxullës, policia: Do negociojmë për të futur dy nga ju

Banorët e Bërxullës në protesta para Hipotekës: Do

tensione te hipoteka

 

TIRANË- Tensione ka pasur te Hipoteka, ku banorët e Bërxullës kanë tentuar që të futen brenda me forcë. Kanë qenë punonjësit e policisë, ata që nuk i kanë lejuar, duke u thënë se e kanë të pamundur që të futën në ambientet e kësaj ndërtese me dhunë.

më pas për të qetësuar situatën, policët kanë deklaruar se do të flasin ata me punonjësit e Hipoitekës, në mënyrë që të bëhet një grup negocimi mes tyre dhe banorëve. Banorët e kanë pranuar këtë propozim dhe tashmë po presin nëse drejtuesit e Hipotekës e kanë pranuar si ide.

2 ORE ME PARE

Banorët e Bërxullës në protestë: Nëse nuk marrim përgjigje do bëjmë vetëgjyqësi

Banorët e Bërxullës në protesta para Hipotekës: Do

Muharrem Koni

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë zhvilluar sërish sot protestë përballë zyrave të Hipotekës. Kryeplaku i fshatit të Bërxullës, Muharrem Koni në një intervistë për “News24”, tha se kanë kërkuar zgjidhje vetëm nëpërmjet dialogut, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ata kanë kërkuar gjithashtu takim me drejtorin e Hipotekës për të marrë një zgjidhje lidhur me këtë çështje.

“Po presim sepse punonjësit kanë shkuar për të kontaktuar me drejtorin e Hipotekës dhe presim përgjigjem. Nëse mund të zhvillohet një takim. Por tani nuk kam besim në asgjë, por nga një informacion që kam pasur në rrugë jozyrtare di që drejtori është thirru vetëm për të zgjidhur çështjen e Bërxullës. Ky drejtor po të ishte me parime do të na dilte në mëngjes dhe të na jepte një shpjegim për rrugën që do të ndjekim. Të marrin drejtim edhe çështja të merret vesh se ku do të akomodohen banorët nga shteti. Ku do të strehohen. Kërkojmë të certifikohen pronat sepse dokumentet i kanë në zyra, përse duhet të na detyrojnë të bëjmë veprime të kundërligjshme. Ai thotë kam prurë punonjës policës, por ne çdo gjë e kemi kërkuar me dialog por kur shteti nesh kundrejt nesh do të na detyrojmë të ndërmarrim masa ekstreme”, ka thënë ai.

3 ORE ME PARE

Tensione te protesta e banorëve të Bërxullës: Hapni derën, duam pronat tona

Banorët e Bërxullës në protesta para Hipotekës: Do

Tensionet te protesta

TIRANË- Protesta e banorëve në ambientet e Kadastrës është tensionuar, pasi nuk janë lejuar që të futen brenda ambienteve. Banorët kanë shyrë policinë që ka rrethuar dyertë e Kadastrës dhe kanë tentuar që futen brenda, në mënyrë që të komunikojnë me përfaqësuesit e Kadastrës.

Me thirrjet: Hapni derën, na lini të futemi, si dhe duam pronat tona, banorët kanë tentuar që të futen në ambientet e Kadastrës.

3 ORE ME PARE

Banorët në protestë: Këta po vjedhin, projekt për rrugën nuk ka, duhet të bëhemi si Dallëndyshja që fluturojmë

Banorët e Bërxullës në protesta para Hipotekës: Do

Banoret

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë ditën e sotme para Hipotekës. Duke kërkuar që të marrin çertifikatat e pronave të tyre, banorët kanë deklaruar se punimet po vazhdojnë, por projekt për rrugën nuk ka. Po ashtu ata kanë deklaruar se e vetmja zgjidhje që ata të shkojnë në pronat dhe shtëpite e tyre është që të fluturojnë si puna e dallandysheve.

“Këta nuk e dinë se ku do të ketë mbikalime apo nënkalime. Ne jemi në qiell të hapur, nga minuta në minutë mund të dalim m çadra. Punimet vazhdojmë, por projekt nuk ka. Duhet të bëhemi Dallëndyshe si zonja Bici se nuk kemi ku të kalojmë. Duhet të fluturojmë që të kalojmë në anën tjetër. Nuk na japin përgjigje as Kryeministria, as Ministria dhe kemi ngelur në qiell të hapur. Kërkojmë vetëm të zbatohet ligji dhe asnjë më tepër. Këto po ndërtojnë rrugën të kap ça të kap, të vjedh ça të vjedh dhe më pas të shpalosin projektin në Hipotekë, por nuk mund të vazhdohet kështu. Përse nuk del një grup i posaçëm të bëjë matjet faktike”, thanë protestuesit.

3 ORE ME PARE

Banorët e Bërxullës në protestë para Kadastrës: Do hyjmë me forcë në Hipotekë

Banorët e Bërxullës në protesta para Hipotekës: Do

Banoret

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë ditën e sotme para Hipotekës. Ata kanë deklaruar se nëse nuk marrin zgjidhje për problemet me pronat e tyre do të hyjnë me forcë në Hipotekë. Po ashtu banorët kanë theksuar se sorollatja që po u bëhet atyre duhet që të marrë fund.

“Ne si banorë të thjeshtë kemi 7 muaj që protestojmë dhe nuk kemi bërë asnjë akt dhune. Kërkojmë certifikimin e pronave dhe banesave. Këta kanë filluar nxjerrin ca teori. Ka aplikuar tjetri dhe i thotë duhet të vijnë të parët tuaj dhe të bëjnë aplikim, pra të vdekurit. Zotëria ka bërë aplikim që në 2015. Këta nuk ja legalizojnë. Thotë sillni edhe njëherë aplikime. Unë i bëj thirrje Agron Çerrit të na sjellë një përfaqësues. Duhet të na japin shpjegim. Pasha zotin nuk do kenë hall e derman pa i certifikuar ato prona. Çdo ditë po na sosin durimin me paligjshmërinë që po bëjnë.

Ne vijmë si njerëz, kurse këta si skutha që nuk kanë parë diell me sy. Këto janë sorollatja që i bëhen popullit që mos na bëjnë punë, kjo bëhet për të vjedhur. Gjurmën e rrugës e dinë ata, kurse banesat që preken nuk e dinë. Na kanë kërkuar një listë që ti dërgojmë, ku janë personat që preken. Do të hyjmë brenda në hipotekë, do përplasemi me policinë. Duhet të bëhemi edhe në si Dallëndyshe Bici, të bëhemi dallëndyshe që të flatrojmë nga një pjesë e tokës të dalim te tjetra” tha një prej banorëve.

Aktualitet

‘Ja ndryshimi me Italinë’/ Gazetari italian: Mafia në Shqipëri e lidhur ngushtë me politikën

Gazetari italian Stefano Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. Ai tha se “mafia në Shqipëri është e lidhur ngushtë me politikën”.

Duke krahasuar zhvillimet mes Shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë që lufton krimin, një gazetar, polic apo punonjës administrate. Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se vendi ynë duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

“Që të jemi të qartë problemi quhet mafie dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori shumë të madhe me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri. Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë. Shoh që luftohet shumë pak. Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë, ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia”, tha gazetari.

Continue Reading

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Emigracioni dhe plani për gjyqësorin/ Ambasada zbardh detajet nga vizita e Cameron në Tiranë

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Shqipëri më 22 Maj.

Përmes një njoftimi, ambasada britanike bën me dije se në fokus të vizitës do të jenë diskutimet për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Gjithashtu, Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Britanisë për Policinë Shqiptare.

Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe ministrn për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Continue Reading

Aktualitet

Trondit dedektivi: Nëna fuste klientë në shtëpi dhe bënte s*ks në sy të fëmijëve

Në vendin tonë numërohen gati 200 dedektivë të licencuar, një profesion i lirë, i rregulluar me ligj, që në vitin 2014. Po përse i kërkojnë më shumë hetuesit privatë shqiptarët?

Ndue Pjetra, avokat dhe njëkohësisht edhe dedektiv privat, tregon për Tch se veç tradhtive, dedektivë punësohen edhe për të parë se si funksionon mbajtja e fëmijëve pas vendimit të gjykatës.

Ai tregoi edhe një rast kur një nënë e divorcuar, fuste klientët në shtëpi dhe bënte dashuri me ta në sy të fëmijëve dhe sipas tij, sërish gjykata nuk e mori parasysh këtë fakt dhe ia la përsëri fëmijët nënës.

“Dedektivët sot në Shqipëri kërkohen në zgjidhjet e martesave, për të parë me kujdes si funksionon pas vendimit të gjykatës, mbajtja e fëmijëve. Kur gjykata i jep kujdestarinë nënës apo babait dhe ata nuk i kanë kushtet pavarësisht se i kanë marrë më mënyra të tjera kujdestarinë.

Rastet janë të tmerrshme, janë gjetur në shtëpinë e nënës, në sytë e fëmijëve duke futur klientë brenda, duke bërë dashuri me ta në kundërshtim me çdo lloj norme dhe gjykata përsëri nuk i ka marrë parasysh, duke ia lënë fëmijët nënës.

Tradhtitë kanë rënë, ishin një fillim një ‘boom’ por përsëri janë bashkë dhe harxhonin kot ato lekë. Më shumë e kërkojnë të moshave mbi 50 vjeç, thonë burri im ka pasur një sekretare në atë kohë a takohet më, histori nga më të tmerrshmet dhe më të çuditshmet”, shprehet Ndue Pjetra, Dedektiv, Avokat

Continue Reading

Aktualitet

Turi çiklistik Tiranë-Korçë/ Evitoni qarkullimin në këto akse, përdorni rrugë alternative (DETAJE)

Policia e Shtetit/ Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike.

Duke qene se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, per rrjedhoje edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën per garantimin e sigurise se pjesëmarrësve ne këto gara.

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë. Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan. Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara. Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier. Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithe perdoruesve të rruges, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING