Connect with us

Aktualitet

Banorët e Klosit kundërshtojnë bashkimin me Matin: Do jemi si Kosova me Beogradin

Banorët e Xibrit kanë kundërshtuar propozimin për bashkimin e Bashkisë Klos me Bashkinë Mat, gjatë dëgjesës së zhvilluar në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale. Gjatë takimit në Njësinë Administrative Xibër, banorët ngritën shqetësimin se bashkimi do t’i detyronte ata të udhëtonin drejt Burrelit për marrjen e shërbimeve. Sipas tyre, kjo do të sillte kosto shtesë dhe do të zgjaste kohën e nevojshme për të kryer procedurat administrative.

Banorët e fshatit Ketë dhe zonave përreth kërkuan që shërbimet të jenë sa më pranë komunitetit dhe kundërshtuan një organizim që do ta vështirësonte aksesin në administratë. Banorët thanë se hapja e Rrugës së Arbrit i ka dhënë zonës mundësi të reja zhvillimi dhe se Klosi ka potencial për të tërhequr investime dhe për të zhvilluar ekonominë lokale.

Kryetari i qeverisë na premtoj shumë gjëra. Ne duhet të mobilizohemi e të qëndrojmë fort. Rama po shkon në rënie dhe në rënie po shkon vetëm me këto që bën. Nuk mban më ujë pilafi. Ne në Klos mbarojmë punë shumë më shpejt, kemi njerëzit tanë. Klosi me Burrelin do jetë si Kosova me Beogradin dhe ne atje nuk ka për të na e parë asnjë surratin. Në bashkinë e Klosit, zyrtarët janë më komunikues. Aty kemi oksigjenin. Popullin e ka rënuar. Ramës dua ti them e ke çuar vendin në greminë”, tha një banor.

Advertisement