Sport
Barcelona nuk ia del në ‘Metropolitano’, Atletico kualifikohet pas një ndeshjeje të çmendur
Barcelona nuk arriti të realizojë përmbysjen e madhe në “Metropolitano”, edhe pse ishte shumë pranë një mrekullie në sfidën e kthimit ndaj Atletico Madrid. Fitorja 2-1 nuk mjaftoi për eliminimin e madrilenëve, të cilët për një pjesë të madhe të ndeshjes luajtën edhe në inferioritet numerik. Atletico me rezultat të përgjithshëm 3-2 shkon në gjysmëfinale të Championsit.
Golat:
Nis zjarr ndeshja në ‘Metropolitano’. Një gabim i mbrojtjes së Atleticos i jep mundësinë Lamine Yamal-it të realizojë melehtësi përballë Musso-s, 0-1.
Nuk përmbahen katalanasit, rezilojnë golin e dytë me Ferran Torres, 0-2.
Nuk kanë fund emocionet në ‘Metropolitano’, pas një aksioni të shpejtë, Ademola Lookman shkurton diferencën në 1-2.
Vijon të jetë ndeshja e çmendur, Ferran Torres realizon golin e tretë, por goli anulohet për pozicio jashtë loje.
Barcelona mbetet me 10 lojtarë në minutën e 79-të, pasi Eric Garcia u ndëshkua me karton të kuq.