Connect with us

Politike

‘Basha ka bërë protesta më të forta se Berisha e Meta’

Për analistin Andi Bushati, ish-kryedemokrati, Lulzim Basha ka bërë protesta më të forta, se ato që organizuan kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Bushati iu drejtua Metës duke i thënë se në protestat e Bashës, njerëzit ishin më të motivuar.

“Për mua, Lulzim Basha ka bërë protesta më të forta. Në ç’kuptim më të forta? Është tjetër një njeri i motivuar, ku një njeri i hedh parlamentit molotovin, sesa një njeri që vjen nga puna, me autobus të paguar dhe kthehet prapë në shtëpi.

Pra, një njeri që është i gatshëm të shkojë në konfrontim fizik me një pushtet që po e vjedh, grabit, po i rrëmben votën, është më i motivuar. Ne në këtë protestë nuk e pamë”, theksoi Bushati.

Advertisement